Me 15.02.2019 në ora 14.40 në Shtip në rrugën “ASNOM”, B.N.(19) nga Shtipi duke drejtuar veturën e tipit “Folksvagen Sharan” ka goditur një fëmijë 10 vjeçar nga Shtipi që ka qenë duke drejtuar me një biçikletë, transmeton Almakos. Fëmija është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.
Author: Hamdi Kumanova
Pas fatkeqësisë së “Llaskarcës”, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe 37 të lënduar, “enigma” se kush e shkaktoi aksidentin po vazhdon. Edhe pse pronari i kompanisë “Durmo Turs” deklaroi se vozitësi i autobusit i ka deklaruar përgjegjësit të tij se ka humbur vetëdijen dhe se autobusi ka qenë teknikisht në rregull, në opinion është shfaqur një fotografi e një autobusi i cili në mars të vitit 2018 ka dalë nga rruga në magjistralen Ferizaj -Prishtonë. Portali “Ferizajpress.com” shkruan se më 8 mars të vitit 2018 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë , në fshatin Banullë ka dalë nga rruga, një autobus i…
Ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e parë të anëtarëve të rinj të Komisionit për Antikorrupsion , sot u hapën procedurat për nepotizmin e mundshëm gjatë punësimit, dhe kështu do të vërtetohet se a ishin në të vërtetë kandidatët më të mirë për punësim motrat, vëllezërit, kunetët dhe fëmijët e funksionarëve, shkruan Irl.mk. Ky komision sot publikoi lisën me 18 të punësuarit në institucionet shtetërore të cilët janë familjarët e funksionerëve. Kryetarja thoi se komisioni në afat prej 60 ditësh do të sjell vendim se çfarë të bëjë me këta persona. Ata thonë se lista nuk është finale dhe se do…
VMRO-DPMNE sot në Konventën në Strugë pritet të zgjedh kandidatin për president për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit në Maqedoninë Veriore. Në garën brendapartiake janë nëntë kandidatë, për të cilët do të deklarohen 551 delegatë. Tetë burra dhe një grupa do të sprovohen me votat e delegatëve të partisë më të madhe opozitare. Kandidatët janë: Vllatko Gjorçev – deputet, Nikita Shekutkovski – doktor i shkencave matematikore, Gjorgji Manaskov- inxhinierë dhe kryetar i Odës energjetike, Vasko Kostov – farmacist, Gordana Siljanovska- profesore e fakultetit të drejtësisë në Shkup, Ilija Dimovski – profesor në pension, Filip Petrovski – doktor i shkencave politike,…
I ndjeri i fundit, Ferdi Kaso i 15-të nga aksidenti me autobusin në Llaskarcë është baba i dy vajzave të mitura. Mjekët konfirmuan se Kaso ka ndërruar jetë rreth orëve të hershme të mëngjesit, pasi që nuk u ka bërë ballë plagëve të marra në krahëror. Kaso ishte operuar dy herë prej pranimit të tij në spital, por trupi i tij nuk ka reaguar nga mjekimit dhe operacionit.
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër Z.S.(33) nga fshati Dobroshte, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 11.04.2018 rreth orës 20.30 në fshatin Dobroshte, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare nga zyrtarët policor ka hedhur një qese me marihuanë dhe ia ka dhënë vrapit.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur padi penale kundër V.Z.(23) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 15.04.2018 rreth orës 03.30 në Prilep, zyrtarët policor kanë kryer kontroll mbi të paditurin ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 14.02.2019 në ora 11.15 në Stacionin Policor në Saraj, A.L.(42) nga fshati Laskarc, Shkup, ka lajmëruar se me 13.02.2019 rreth orës 13.30 në kufirin e shkollës fillore të fshatit Laskarc djali i saj adoleshent është sulmuar fizikisht nga nxënësit tjerë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Dibër ka ngritur padi penale kundër B.A.(17) nga fshati Papradnik i Madh, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ kërcënim “, transmeton Almakos. Gjatë muajit dhjetor të vitit 2018 i padituri disa herë i është kërcënuar një vajze adoleshente, me të cilën paraprakisht ka qenë në një lidhje dashurie, se nëse nuk i jep një shumë parash, në rrjetet sociale do të publikoje fotografi me përmbajtje të turpshme.
Me 14.02.2019 në ora 18.00 në Stacionin Policor Aerodrom, J.G.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 16.50 në oborrin e shkollës fillore në rrugën ‘Lisice e Epërme’, djali i saj adoleshent është sulmuar fizikisht nga dy nxënës, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 14.02.2019 në ora 19.30 në Stacionin Policor në Bit Pazar, I.S.(38) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 18.30 në rrugën ‘Hristijan Todorovski-Karposh’, në autobusin e JSP me nr.19, dy të punësuar në JSP si kontrollues fizikisht e kanë sulmuar pasi që i kanë thënë se nuk ka kartelë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 14.02.2019 në ora 15.14 në SPB Shkup është lajmëruar se në një shitore në qendrën tregtare në Shkup, D.K.(20) ka tentuar që të kryej vjedhje, transmeton Almakos. Kryerësi duke përdorën forcën nga njëri prej arkatarëve ka marr para, por kur ka dashur të dal është penguar nga të punësuarit tjerë. D.K.(20) është arrestuar në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtutjeshme.

