Analistët thonë se pritjet për një pjesëmarrje të madhe nga shqiptarët e Maqedonisë në referendumin për ’emrin’ e shtetit ishin të gabuara. Pjesëmarrja e tyre përputhej me zgjedhjet e mëparshme dhe nuk ishte për t’u fajësuar dështimi i referendumit për të kaluar pragun prej 50 për qind. Shqiptarët në Maqedoni dolën në referendumin e së dielës në numër të ngjashëm me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, sipas të dhënave të votimit dhe fakti që nuk votuan më shumë nuk mund të përdoret si fajësim për moskalimin e pragut të referendumit, thonë analistët politikë. Ka pasur shpresa të mëdha midis…
Author: Hamdi Kumanova
Për kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, referendumi i së dielës në Maqedoni ishte një kurth i opozitës. Në një intervistë për televizionin Klan MAQEDONIA, Sela ka deklaruar se referendumi vetëm sa ka komplikuar situatën politike në vend. Sa i takon zërave për një koalicion me opozitën për të tejkaluar ngërçin politik, Sela është shprehur se në këtë mënyrë kryeministri Zaev do të amnistojë krimet që qeveria e kaluar Gruevski-Ahmeti bëri ndaj shqiptarëve. Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, duke komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni ka deklaruar se mbajtja e referendumit për të futur në…
Pas paralajmërimit të VMRO-DPMNE-së se nuk do të negociojnë me pushtetin rreth sigurimit të dy të tretave të shumicës në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, megjithatë për sot në parti janë paralajmëruar konsultime me organet partiake dhe grupin e deputetëve, njofton Portalb.mk. Për sonte është caktuar seancë e Komitetit Ekzekutiv, ndërkaq nesër pritet që të mblidhet Komiteti Qendror. Kushtet për zgjedhje të parakohshme, i ka kumtuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ato janë: Qeveri teknike, prokuror publik sipas opozitës dhe Komision Anketues për referendumin. Por, të njëjtat nuk janë të pranueshme për LSDM-në. Ata vlerësojnë Mickoski fshihet pas kërkesave për amnistim të…
Reagimet e nevrikosura të krerëve të VMRO-DPMNE-së tregojnë qartë se partia opozitare edhe më tej mbetet e prangosur në matricën e humbur të Nikolla Gruevskit dhe kërkesës për amnisti për krimet e bëra. Kështu thonë nga LSDM përmes një kumtese, informon MEDIAL. Të fokusuar në kërkesat për amnisti, Hristijan Mickosi dhe krerët e VMRO-DPMNE-së plotësisht kanë humbur orientimin e veprimit dhe me shumë pakënaqësi përulën 600 mijë qytetarë duke i shpallur si jo relevantë. “Nuk ka asgjë më jo relevante se sa vullneti i mbi 600 mijë qytetarëve. Qytetarët janë më të rëndësishmit. Vullneti i tyre në referendum u tregua qartazi,…
Qëndrime të forta të Demokracisë së Re se marrëveshja e Prespës devijo kombësinë maqedonase dhe gjuhën maqedonase, por se duhet sa më shpejtë që të bëhen zgjedhje që populli të vendos, këtë e përsëriti lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis. “Zgjedhja e pushtetit është që ta nënshkruaj marrëveshjen e Prespës, marrëveshje e cila për herë të parë vendit fqinjë i jep gjuhën dhe shtetësinë maqedonase. Ne këtë marrëveshje nuk do ta pranojmë, as edhe tani, as nëse vjen para neve në Kuvend”, përsërit Mitsotakis. Kryetari i Demokracisë së Re edhe njëherë e ka akuzuar qeverinë se në brendi të…
Gjykimi i sotëm për lëndën “Total” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është shtyrë për shkak se gjykatësi i lëndës është i sëmurë, transmeton Portalb.mk. Rasti “Total” ka të bëjë me fshehte të takimit, ku dyshohet se një person për t’iu shmangur tatimit ka dhënë dëshmi të rrejshme. Sipas asaj që tha PSP, personi në fjalë ka qenë drejtues dhe pronar i disa agjencive për marketing “Total”, “Media Maks” dhe “Total Media Center”. I dyshuari ka fshehur tatim prej 121.414 euro.
Gjermania u bashkëngjit në thirrjet drejtuar Maqedonisë që ta zbatojë Marrëveshjen me Greqinë e cila do ta hapë rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, transmeton BTA. Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Shtefan Zajbert deklaroi se mbështetja e madhe në referendum është një arsye më shumë për vazhdimin e Marrëveshjes, edhe pse dalja ishte e vogël. Sipas Zajbertit, është me rëndësi të vazhdohet me mbështetjen e zbatimit të Marrëveshjes, e cila, siç tha, paraqet një mundësi historike për tejkalimin e një pengese në marrëdhëniet e Maqedonisë me NATO-n dhe BE-në. Zëdhënësi i Merkelit thekson se censusi perj 50 për qind, që nuk…
Më 30 shtator, elektorati i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë pati mundësinë të votojë në referendumin për emrin dhe ardhmërinë e shtetit. Franca me kënaqësi konstatoi rrjedhjen pa pengesë të votimit dhe e përshëndet faktin që shumica e personave që votuan, mbështetën Marrëveshjen e Prespës dhe qasjen e vendit të tyre kah Aleanca Atlantike dhe Unioni Evropian, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, Anjes Fon Der Myl, njofton Portalb.mk. “Tani Parlamenti duhet të prononcohet rreth amendamenteve kushtetuese lidhur me realizimin e marrëveshjes, e duke u bazuar në rezultatet e referendumit. Siç ceku kryetari i Republikës së Francës,…
Në intervistë për televizionin bullgar “BNT”, ish-kryetari bullgar, Georgi Parvanov vlerëson se “shtyrja” e marrëveshjes në Kuvend, që kur referendumi nuk e ka marr censusin e duhur, nuk do të rezulton me qetësimin dhe arritjen e konsensusin kombëtar, po të forcon kontradiktat, përcjell Telegrafi Maqedoni. Parvanov komentoi se iniciativa për ndryshimin e emrit të Maqedonisë nuk do të ketë sukses dhe se Bullgaria do të duhet të vendoset si faktor për tejkalimin e krizës dhe në me marrëveshje me palën e Maqedonisë të kërkon që Maqedonia të pranohet në organizatat ndërkombëtare me emrin e saj kushtetues. Parvanov tha se qytetarëve…
Partia “Maqedonia e Vetme” e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, sot përmes një kumtese për media ju është drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së se “nuk kanë mandat nga populli i Maqedonisë që të marrin pjesë në ndryshimet kushtetuese dhe të ndryshojnë emrin e shtetit”. Partia e Janko Baçevit thekson se deputetët maqedonas të OBRM-PDUKM-së që votojnë për ndryshimet kushtetuese, nuk do të arrijnë deri në kufi të shtetit gjatë ikjes së tyre. “Maqedonia e Vetme ka informacione se cilido nga deputetët e OBRM-PDUKM-së që pajtohet për ndryshimet kushtetuese dhe fshirje të emrit shekullor maqedonase, në atë rast nuk do të kenë…
Amel Stafa i lindur në Shkup, pas shumë viteve jetese dhe veprimi në Belgjikë, ka vendosur të kyçet edhe në politikë. Ai në një prononcim ekskluziv për Gazetën Lajm tregoi se në cilën parti është rreshtuar dhe tregoi për dëshirën e flaktë që ka për të zhvilluar rininë. “Jam kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale në Antwerp të Belgjikës, nga radhët e partisë së re të qendrës Demokratisch Solidair Apel (D-SA). Siç nënkupton emri, partia dëshiron të ofrojë solidaritet shoqëror me një themel etik. Një themel moral që, ndoshta shumë kohë më parë, ka humbur përmbajtjen. Sa i përket rinisë,…
Deputetja nga grupi i socialdemokratëve, Tanja Fajon për AIM tha se është e kënaqur nga mbështetja që qytetarët e Maqedonisë ia dhënë mbështetje marrëveshjes me Greqinë dhe pse shqetëson dalja e ulët në votim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo mendon se tani në radhë është Kuvendi për miratimin e amendamenteve kushtetuese. “Kryeministri Zaev e ka mbështetjen e plotë timen dhe mendoj se marrëveshja do të miratohet, çdo skenar ndryshe do të thotë hap mbrapa”, rekomandon Fajon. Maqedonia, përkujton ajo, gjatë kohë nuk ka qenë gjendje të përparonte dhe ka humbur shumë kohë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Ajo mendon se…

