Author: Hamdi Kumanova

Mbështetje për Marrëveshjen e Prespës dhe implementimin e saj të plotë ka shprehur funksionari i Stejt Departamentit në deklaratën për portalin informativ Real.gr. Në pyetjen e korrespondentit të portalit nga Uashingtoni, se cili është pozicioni i administratës amerikane lidhur me planin B të Panos Kamenos, që kinse është prezantuar në takimin e tij me Ves Miçel, funksionari ka përsëritur qëndrimin e SHBA-së, duke përmendur rezultatin e referendumit. “Publikisht nuk i kumtojmë detajet nga bisedimet tona personale diplomatike, por pozicioni i SHBA-së është i qartë: e përshëndesim rezultatin e referendumit në Republikën e Maqedonisë më 30 shtator, ku qytetarët e shprehën…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë dhe ajo e SHBA-ve kanë filluar shkëmbimin e praktikave në kuadër të fushës për siguri kibernetike dhe ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse në këtë fushë. Nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë njoftojnë se qëllimi i bashkëpunimit është që të rritet ndërveprimi dhe të pengohen ndikimet negative mbi procesin demokratik tek të dy vendet. “Sipas shqyrtimit të ri strategjik për mbrojtje të Ministrisë së Mbrojtjes, hapësira kibernetike mbetet cak i sulmeve në botë, por edhe tek ne. Në pajtim me dokumentet strategjike është e nevojshme që Maqedonia të zhvillojë kapacitetet e saj me të cilat do të…

Lexo më Shumë

Maqedonia po punon në mënyrë aktive në arritjen e barazisë gjinore dhe mbrojtje nga diskriminimi. Ne po zhvillojmë Indeks kombëtar për barazi gjinore, ku do të përfshihet një indikator për matjen e barazisë gjinore me të cilin do të bëhet krahasimi me BE-në dhe me vendet anëtare të saj. Gjithashtu me vendosjen e trajnimeve elektronike e gjithë administrata dhe vendosja e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor do të bëhet një mekanizëm me të cilin barazia gjinore nuk do të konsiderohet si një çështje e izoluar, por si pjesë e të gjitha politikave kombëtare të cilat sillen në vend. Këtë, siç informojnë…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR) Samka Ibraimoski, në vazhdimin e sotëm të seancës në Komisionin për çështje kushtetuese, tha se Panos Kammenos i cili është partner koalicioni në qeverinë greke, do të votojë për marrëveshjen e Prespës në Parlamentin e Greqisë dhe valle do të luajë. “Dëgjojmë për Kammenos se nuk do të votojë “pro” marrëveshjes në parlamentin grek, ai do të votojë dhe valle do të luajë. Na jepni paqe në shtëpi dhe ne do të votojmë për ndryshimet kushtetuese dhe për jetë më të mirë në Maqedoni”, tha Ibraimoski. Ai ju bëri thirrje…

Lexo më Shumë

Autobusët e vjetër që qarkullojnë për më shumë se 30 vite nëpër Shkup janë një nga ndotësit më të mëdhenj në qytet. Me vite qytetarët kërkojnë ndrrimin e tyre, ndërsa Ndërmarrja e Qarkullimit Publik (NQP) dhe Qyteti i Shkupit para gjashtë muajve premtuan se ato do të hiqen nga përdorimi. Sipas informatave që siguroi Portalb.mk, NQP e ka filluar fazën përfundimtare të furnizimit me 40 eko-autobusë të cilët drejtori i ndërmarrjes Kristijan Çushkov i paralajmëroipara gjashtë muajve.  Zëdhënësja e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike në Shkup, Despina Trajkovska Dimova, thotë se procesi për prokurimin e 40 eko-autobusëve me gaz është në fazë përfundimtare, më saktësisht të…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE kërkon që të hetohen të gjitha dyshimet se deputetë të caktuar nga kjo parti kanë marrë kërcënime, pasi janë shprehur se dëshirojnë të votojnë për ndryshimet kushtetuese, që janë të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. “Të gjitha instrumentet janë në duart e pushtetit, edhe ato që kanë të bëjnë me sigurinë e deputetëve, por edhe instrumentet sa i përket verifikimit të informacioneve. Pra, duhet të verifikohen këto informacione dhe jo të dilet vetëm me spekulime se deputetë të caktuar kërcënohen, sepse bëhet fjalë për çështje shumë serioze, pas gjithë atyre…

Lexo më Shumë

Astrofizikantët për herë të parë gjetën dëshmi për shpërthim supernova i cili ka formuar yll të neutroneve shumë afër orbitës të një ylli tjetër të neutroneve. Studimi është kryer nga një ekip nga Instituti për Teknologji i Kalifornisë, ndërsa ka kyçur edhe një hulumtues nga Universiteti i Goricës të Re, ku për momentin punon maqedonasja dr. Tanja Petrushevska, informon Shoqëria Astronomike e Shkupit. Sistemi i yjeve të afërta të neutroneve është i rëndësishëm për astrofizikën sepse bashkimi i dy yjeve të neutroneve krijon valë të gravitetit. Hulumtimi i tyre është publikuar sot në revistën prestigjioze “Science”. Ekziston një klasë e shpërthimeve supernova e cila është rezultat…

Lexo më Shumë

Partitë në pushtet besojnë se kanë arritur të sigurojnë shumicën prej dy të tretave të votave për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin. Kryeministri, Zoran Zaev tha se nga bisedat që ka zhvilluar me deputetë të opozitës, ka fituar përshtypjen se ata do të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës, por se këtë për momentin nuk do ta thonë publikisht për shkak të kritikave që mund të kenë apo edhe pasojave tjera të mundshme. Njohësit e çështjeve politike thonë ndërkohë se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sa më parë që të jetë e mundur,…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski sot u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-s që në seancën plenare të hënën t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe së bashku ta sigurojnë të ardhme evropiane të qytetarëve. “Jam i bindur dhe nuk dua të besoj se deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese të hënën”, tha Misovski, duke u bërë thirrje kolegëve të partisë opozitare njëkohësisht  me mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese ta mbrojnë dhe, siç tha, qëndrimin e përbashkët për proceset eurointegruese të shtetit. Mosovski tha se me Propozimin për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese është konfirmuar se nuk humbet asgjë, por përkundrazi…

Lexo më Shumë

“Titanik 3”, lëndë e Prokurorisë Speciale Publike, të premten filloi nga e para. Ndryshimi i Këshillit Penal nga njëra anë dhe mos fillimi i gjykimit në afat prej 90 ditëve nga ana tjetër, paraqesin arsyet kryesore se pse procesi gjyqësor kundër deputetit të BDI-së, Ejup Alimi dhe anëtarit tjetër të BDI-së, Ismet Guri, po shqyrtohet nga fillimi, shkruan gazeta KOHA. Me propozim të PSP-së, në këtë seancë u paraqitën edhe dy dëshmitarë, të cilët thanë se asnjëherë nuk e kishin parë të akuzuarin, dhe aq më pak kishin njohuri se kush janë e çka kanë bërë. Kundër të akuzuarve Alimi…

Lexo më Shumë

Maqedonia është vendi i parë në rajon që do të vendosë të ardhura të garantuara minimale. Rritje të qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes investimit në jetë më të mirë për qytetarët, gjegjësisht përmes sistemit më të mirë të mbrojtjes sociale, tha ministri i Financave Dragan Trevdovski në fjalimin në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Indonezi. Tevdovski, siç kumtoi Kabineti i tij, ka theksuar se prioritet i Qeverisë së Maqedonisë është anëtarësimi i vendit në BE dhe në NATO, ndërsa kjo agjendë parashikon përmirësim të standardit të jetës së qytetarëve, sundimi i të drejtës, barazisë, sistem cilësor…

Lexo më Shumë