Author: Hamdi Kumanova

“Nga ju kërkoj që të informoni Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar integritetin fizik të deputetëve pavarësisht nga cila parti politike ata vijnë dhe për të informuar Zyrën e Prokurorit Publik Themelor sipas detyrës zyrtare për të hetuar të gjitha kërcënimet drejtuar deputetëve”, shkruan në letër deputetja Remenski, nëkryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, përcjell Medial.mk. Ndërkaq, më shumë se një vit, mjedisi shoqëror në të cilin deputetët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të shprehura publikisht për jetën e tyre, sigurinë e familjeve të tyre, fëmijëve dhe përdorimin e gjuhës së…

Lexo më Shumë

Sekretari ndërkombëtar i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev u takua me Jan Eric Surotchak, drejtorin e ri të IRI-it për strategjinë transatlantike dhe drejtorin aktual të IRI-it për në Evropë. Gjorçev e njoftoi bashkëbiseduesin me situatën aktuale politike në Maqedoni pas përfundimit të referendumit të pasuksesshëm më 30 shtator. Qytetarët mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por është e qartë se në mesin e njerëzve ka mosbesim të madh drejtë politikave të Zoran Zaevit. Gjorçev shtoi se treguesit ekonomikë po përkeqësohen, së bashku me persekutimin politik dhe lirinë e medias, si dhe prapambetjen e përgjithshme të Maqedonisë në shumë fusha.…

Lexo më Shumë

Në seancën e jashtëzakonshme të djeshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-të, i cili siguron fonde shtesë për Fondin e Sigurimeve Pensional dhe të Aftësive të Veçanta, Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Agjencisë e Punësim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndryshimet e propozuara nga qeveria që do të miratohet nga Kuvendi, bëri një rishikim në anën e të ardhurave të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 për 0.5 për qind më pak, domethënë 1 miliard denarë “Procedura për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për…

Lexo më Shumë

Nuk ka paraburgim për Tome Gllavçev, Ratko Dimitrovskin dhe Kole Smilevskin, të dyshuar në hetimin për larje të 5 milionë eurove për rastin “Banka Postare”, për të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) dje e kërkoi këtë masë, njofton Portalb.mk. Pas dëgjimit të të dyshuarve, gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmë vendosi që të mos u shqiptojë paraburgim. Gjykata ua ka marrë pasaportave Kole Smilevskit, ndërkaq Tome Gravçev dhe Ratko Dimitrovski duhet që të paraqiten në gjykatë. Prokuroria Speciale menjëherë e ka ankimuar vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake deri te Këshilli Penal, për shkak të rrezikut për arratisje të tre të…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, në një intervistë për emisionin “360 Gradë”, foli për ndryshimet kushtetuese që janë para deputetëve dhe nëse qeveria pret miratimin e tyre. Ai u përgjigj edhe pyetjes së deputetit të shumicës parlamentare, Ferid Muhiq, dhe nëse qeveria është duke pritur votën e tij tani. “Interesi i fortë i kësaj shoqërie është që të gjithë deputetët kanë lirinë për të vendosur sipas ndërgjegjes dhe urtësisë së tyre, sepse zëri i tyre është me përgjegjësi të madhe. Dhe zëri i tyre “për”, por edhe zëri i tyre “kundër”. Unë mendoj se kjo nuk është çështje shqetësimi, as…

Lexo më Shumë

Nuk ka zgjidhje alternative për anëtarësim të vendit fqinj në NATO dhe në BE, Marrëveshja e Prespës është mundësi e vetme dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt, tha kryeministri grek Aleksis Cipras, duke folur para anëtarëve të Komitetit Qendror të SYRIZA-s. “Dua të theksoj se këtë Marrëveshje që e kemi para nesh është mundësi e vetme dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt, për edhe për stabilitetin e Ballkanit. Nëse fqinjët tanë e hedhin poshtë këtë marrëveshje përmes proceseve të cilat plotësisht janë për t’u respektuar dhe të parashikuara nga Kushtetuta e tyre, do të duhet ta dinë, dhe…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë është duke hyrë në një krizë sociale, ekonomike dhe politike. Pamundësia për të menaxhuar proceset politike, të përmbushë premtimet e premtuara dhe të cilat janë të nevojshme për qytetarët, qeveria dhe Zaevi e shtynë vendin në një krizë më të madhe dhe më të rrezikshme. Bëhet fjalë për një qeveri me legjitimitet të humbura, një qeveri që nuk ka dhënë asnjë rezultat të vetëm. Marrëveshja me Greqinë është parashuta pas së cilës fshihet vjedhja e dekadës, tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një video të filmuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, kriza nuk është një pengesë…

Lexo më Shumë

Ndonëse nuk arriti të marrë 51 përqind të votave të qytetarëve, referendumi për emrin e Maqedonisë po shihet i suksesshëm për faktin se nga 36.79 përqind sa votuan, 91.37 përqind votuan në favor të ndryshimit të emrit. Tash i mbetet Kuvendit të vendosë nëse do të miratojë rezultatin e referendumit për emrin. E për këtë nevojiten 2/3 e votave në Kuvend. Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muamet Hoxha është shprehur optimist se edhe deputetët e opozitës do t’i përgjigjen pozitivisht propozim-vendimit për ndryshim të Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë, të cilat kjo e fundit qysh të hënën i ka nisur…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e sotme Qeveria do të shqyrtojë ribalancin e buxhetit. Siç mëson Alsat-M nga shqyrtimi i buxhetit synohet që paratë e pa shfrytëzuara të rishikohen dhe ridestinohen për investime kapitale. Mbledhja do të mbahet sot në orën 18:00.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u paraqit me një reagim për hetimin më të ri të PSP-së “Banka Postare”, për të cilën thotë se nuk ka qenë i informuar se po zhvillohet para hetim, por as që ka qenë i pyetur për diçka. Ai në hetim përmendët në kuadër të ministrit të financave në qeverinë e Ljupço Georgievskit. “Sot përsëri, edhe pse unë nuk jam futur në hetimin e PSP-së me përmendin se 17 vjet më parë kam marrë pjesë në diçka që në atë kohë, as si ministër kam pasur kompetenca për të marrë pjesë, as shumica e njerëzve në atë…

Lexo më Shumë

Të gjitha gjeneratat e reja të nxënësve duhet të edukohen të jetojnë bashkë në një shoqëri dhe një bashkësi, pasi ajo është përparësi dhe bazë e prosperitetit të përgjithshëm, nuk është diçka e padëshirueshme dhe rrezik për konflikt, ka porositur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në manifestimin “Bashkë ndërtojmë ura” që sot u realizua në qytetin e Shkupit në bashkëpunim me OSBE-në, njofton MEDIAL. “Fokusi kryesor në projektin janë nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme, arsimtarët dhe drejtuesit e saj të cilët organizojnë aktivitete të ndryshme përmes së cilës të rinjtë njoftohen me vlerat më të larta…

Lexo më Shumë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Majkëll Pens i ka dërguar letër kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në të cilën shpreh bindje për mbështetjen e tij të vazhdueshme në këtë moment të rëndësishëm për vendin. Në letër, kumtoi pres shërbimi qeveritar, nënpresidenti Pens shkruan se ka pasur nder të takohet me kryeministrin Zaev më 20 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe se e vlerëson mundësinë që bashkërisht të bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes historike të Prespës me Republikën e Greqisë. Në letrën e tij nënpresidenti Pens e ka theksuar mirënjohjen e tij për…

Lexo më Shumë