Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe organet e partisë do të koordinohen për veprimin në fazën e dytë të ndryshimeve kushtetuese. Pas paralajmërimeve të Hristijan Mickoskit se pret debat të nxehtë mbi ndryshime kushtetuese, VMRO-ja ka vlerësuar se duhet koordinim gjithë partiak për qasjen e tyre. Do të kemi koordinim mbi ndërtimin e qëndrimit ndaj amendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Do të flasim konkretisht për atë që nga Qeveria është propozuar në Kuvend mbi ndryshimet kushtetuese” – tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së Grupet parlamentare në Kuvend do të koordinohen për caktimin e metodologjisë së punës dhe anëtarëve të mundshëm që do të…
Author: Hamdi Kumanova
Avokatët e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov dhe Boro Tasevski janë të dënuar me nga 1.000 euro gjobë për mosardhje në gjykim për lëndën gjyqësore “Dhuna në Qendër”. Të njëjtin dënim ka marrë edhe avokati i të akuzuarit Mile Janakieski, Sterjo Zikov. Avokatët e Gruevskit dhe Jankieskit kanë munguar në seancën e sotme për rastin “Dhuna në Qendër”, me arsyetimin se kanë qenë të obliguar të marrin pjesë në gjykime tjera që sot ishin caktuar në Gjykatën Penale. Gjyqtari Dushan Josifov tha se ky gjykim është caktuar ditë më parë dhe se është dashur të gjejnë zëvendësi, ndërsa gjykata nuk…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot tha se në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të ketë ndryshime më të mëdha në administratë, me riorganizimin dhe optimizimin e saj, proces që do të përfundojë në vitin 2020 dhe një pjesë e vogël në vitin 2021. Për aktivitetet e ardhshme do të ketë një seri ligjesh, ndërsa mes tjerash edhe revizion të Ligjit për organizimin e organeve të administratës shtetërore. Ai tha se pritjet janë që të vendoset kuadër për organizimin institucional, të zgjidhet problemi me mbingarkimin nëpër institucione, si dhe problemi me institucionet me një…
“Ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ndryshimin e emrit, paraqesin moment të parlamentarizmit dhe duhen hapa të guximshëm. E kuptoj se kjo nuk është e thjeshtë për deputetët e opozitës, pasi është çështje që duhet të hapet sërish për t’u parë se cilat janë mundësitë dhe perspektiva e shtetit”. Këtë sot mes tjerash e tha kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë Woflgang Sobotka, para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. “Maqedonia në periudhën e kaluar ka bërë hapa vendimtar drejt Bashkimit Evropian, së pari me marrëveshjen me Bullgarinë, ndërsa më pas me marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. E…
Për formimin e Komisionit për Falje, për të cilin iniciativë dorëzoi grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, do të diskutohet në takimin e ardhshëm koordinues që pritet të mbahet të hënën e ardhshme. Kështu janë marrë vesh në takimin e sotëm të rregullt kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, nënkryetarët e Kuvendit si dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Koordinatorja e grupit të deputetëve të pavarur, Elizabeta Kançeska-Milevska, nuk ka marrë pjesë në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit, për shkak të obligimeve gjatë vizitës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Edhe koordinatori…
Ish-gjykatësi kushtetuese Trendafil Ivanovski, në një deklaratë për AIM thotë se nëse i merret mandati i deputetit Nikolla Gruevskit, kjo do të thotë se ai nuk do të mund të shijojë të drejtat e deputetit. Ndërsa nuk i merret, sipas tij, Gruevski nuk do të mund të ikë nga përgjegjësia për veprat penale për të cilat është dënuar. Ai thotë se avokatët e Gruevskit, kërkojnë që të shtyhet vuajtja e dënimit me burg përmes argumenteve që nuk janë të vërteta dhe nuk mund të ndikojnë në vendimin e gjykatës, “Marrja e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit, mund të ndodh vetëm…
Gjykimi për lëndën “Dhuna në Komunën Qendër” të Prokurorisë Speciale Publike, është anuluar për të mërkurën. Arsyeja e vazhdimit të seancës së sotme është pamundësia e avokatëve të të akuzuarve që të marrin pjesë për shkak të angazhimit të tyre në seanca tjera në Gjykatën Penale, njofton Portalb.mk. Në rastin “Dhuna në Qendër” apo “Shuplakat” të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë persona të tjerë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se skemat e Gruevskit me Subrata Roy lidhje për krime dhe torturë. Nga LSDM thonë se Gruevski dhe bashkëpunëtori i tij Subrata Roy, së bashku me ministrat e atëhershëm të qeverisë kanë mashtruar qytetarët se do të investojnë 211 milionë euro dhe do të punësojnë 2 mijë persona. “Nga premtimet e fuqishme, kanë mbetur vetëm fotografitë e Gruevskit, Stavrevskit dhe Royt. Për dallim nga sjellja e tillë kriminale e Gruevskit, sot qeveria e LSDM-së po rregullon dëmet”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se Mickoski është dorë e zgjatur e…
Të martën do të dihet nëse Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do t’ia marrë mandatin ish-kryeministrit të Maqedonisë, ndërsa tani deputetit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar në dy vite burg për Mercedesin luksoz.
Në aksin rrugor Shkup-Veles para pikës pagesore të Sopotit për shkak të rrëshqitjes së dheut trafiku po zhvillohet në një korsi në një gjatësi prej 200 metrave, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e sotëm për gjendjen e rrugëve. Është vendosur sinjalizim përkatës dhe punohet në pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe për normalizimin e trafikut. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në një intervistë për televizionin Sitel tha se për momentin në Maqedoni ka qeveri e cila nuk ka suksese në asnjë plan. Në lidhje me akuzimet nga ana e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe sulmet e përditshme rreth pronësisë së firmave të dyshuara, Mickoski tha se ato prona janë fryt i angazhimit të tij profesional dhe kjo nga LSDM-ja bëhet për ta zhvlerësuar dhe diskredituar atë si personalitet. “Unë e kam treguar qëndrimin tim, po në të kaluarën si fryt i punës sime në plan profesional vendosa që në një pjesë të mjeteve t’i investoj…
Në Komunën Qendër, në raundin e dytë zgjedhor në vitin 2013 për zgjedhjet lokale nuk kanë votuar vetëm banorë të Pustecit, por edhe banorë të Gazi Babës dhe Kavadarit, transmeton Portalb.mk. Kjo gjë u bë e ditur sot në gjykimin e rastit “Titanik” ku po prezantohen bomba. Në bisedën mes Mile Janakieskit dhe Biljana Brishkova zbulohet se nuk kanë qenë kontestues vetëm banorët e Prespës së Vogël. “Në vetëm katër vendvotime votojnë këto të Pustecit? E pyet Brishkoska ministrin Janakieski, ndërsa në bisedë kyçet edhe Nikolla Todorov i cili gjithashtu pyet se në sa vendvotime votojnë ‘votuesit e trafikuar’”. Mile…

