Author: Hamdi Kumanova

“Formalisht, shumica parlamentare nuk ka 2/3 e votave dhe mbi atë bazë unë si kryetari i Parlamentit mund të supozoj se nuk i kam 2/3 e votave, por e kam obligim ta nxjerr në rend dite në bazë të procedurave, në bazë të afateve që i parashtrojmë”, kështu është deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në lidhje me procedurën e marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevski për ta nisur vuajtjen e dënimit me burg prej 2 vjetësh në rastin gjyqësore “Tank”, transmeton Portalb.mk. Sipas Rregullores së Kuvendit, gjykata që e ka miratuar vendimin tanimë të plotfuqishëm, për…

Lexo më Shumë

Besimi i qytetarëve tek institucionet shtetërore po zvogëlohet – tregojnë rezultatet e sondazhit që ka zbatuar qendra Analitika. Të dhënat tregojnë se besim më të ulët ka në gjyqësi, ndërsa vetëm gjysma e qytetarëve kanë besim te policia dhe arsimi. “Shifrat e besimit në polici janë të tmerrshme, dhe është e nevojshme punë e madhe që të kthehet besimi i qytetarëve”, thotë profesori universitar Trpe Stojanovski. Sipas tij, për ky proces është i rëndësishëm edhe pse është i gjatë. Të dhënat e sondazhit thonë se është e nevojshme de-politizimi i menjëhershëm i policisë, ndërsa lufta kundër korrupsionit duhet të jetë…

Lexo më Shumë

Trupi ndërpartiak për pajtim dhe integrim në Maqedoni, ende pa nisur me punë ka nisur me përçarjen për shkak të dallimeve mes partive lidhur me mënyrën për kapërcimin e pasojave të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017. Në koordinimin e parë të këtij trupi nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, kanë marrë pjesë partitë në pushtet dhe grupi i deputetëve të përjashtuar të VMRO DPMNE-së. Ky trup sipas është bërë e ditur synon arritjen e pajtimit kombëtar, por pa specifikuar se si mund të bëhet një gjë e tillë, kur aktorët kryesor të…

Lexo më Shumë

Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE, sot në konferencë për shtyp tha se pushteti akoma nuk është përgjigjur në lidhje me ndikimin rus dhe lidhjet me afaristin Ivan Savidis. Ai tha se Zoran Zaev më herët ka njoftar se të rinjtë e Maqedonisë kanë marrë para nga biznesmenë rus, ndërsa sipas tij, MPB-ja nuk ka bërë asnjë hap në lidhje me hetimet. “Në emër të transparencës në të cilën rrejshëm betohet kjo qeveri, opinioni meriton përgjigje për këto çështje. Mjaft me gënjeshtra. Zaev ka obligim serioz të përjgigjet për këto çështje, në të kundërtën do të forcojë dyshimet drejt qeverisë”, tha Stoillkovski.

Lexo më Shumë

Në Kumanovë ka interes të madh për vaksinimin kundër gripit sezonal. “Epidemiologët nga Qendra për shëndet publik Kumanovë njoftuan se dje dhe sot 334 persona janë vaksinuar duke paguar 650 denarë, ndërsa 120 persona kanë shfrytëzuar “termini im” dhe pa pagesë janë vaksinuar para fillimit të sezonit. Qendra për shëndet publik Kumanovë punon secilën ditë nga ora 7:00 deri në ora 15:00, duke përfshirë edhe ditën e shtunë. Ky institucion shëndetësor publik këtë vit 1.000 vaksina për njerëzit që paguajnë 650 denarë. Bëhet fjalë kryesisht për personat e sëmurë kronik. Ngas këto vaksina, 50 janë për Komunën e Kratovës, dhe…

Lexo më Shumë

Babai i 17 vjeçares Xhejhan Mexhiti, nga fshati Zdunje e cila dje humbi jetën në mënyrë tragjike ka deklaruar se ndjehet shumë keq për rastin tragjik, ndërsa apelon që të ndërmerren masa që të mos përsëriten raste të tilla tragjike. “Në këtë gjendje më keq nuk ka ku shkon. Rasti nuk bisedohet. Ajo ka dal nga shkolla dhe ka dashur të del nga ana e tjetër e Vardarit nga ura e vogël. Edhe aty një qen ka pasur, sa është e vërtet nuk e kam parë më sy. Por ka pa një njeri që e ka pa, dhe i cili…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e filloi koordinimin me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe me përfaqësuesit e partive politike që nuk janë organizuar në grupe parlamentare. Tema e koordinimit është formimi i Trupit parlamentar ndërpartiak për pajtim dhe integrim, me kërkesë të Grupit të pavarur parlamentar nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, transmeton Portalb.mk. https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/586134328514656/

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur keqardhje për rastin tragjik në Gostivar, ku 17 vjeçarja Xhejha Mexhiti humbi jetën në ujërat e Vardarit duke ikur nga qenë endacak. Zaev ka thënë se ka përvojë personale me përballjen e qenve endacak, ndërsa problemin e ka locuar në ligjin, që siç tha, “është i komplikuar dhe duhet të bëhet rregullativë e re që do të organizojë funksionimin e Qedrave speciale”, transmeton MEDIAL. “Unë e di si ish kryetar i komunës, komuna e Strumicës paguante shuma të mëdha për kompani private të cilat kanë organizuar Qendra për përkujdesjen e qenve konform standardeve. Mendojmë në…

Lexo më Shumë

Ekipet që po analizojnë tekstet shkollore nuk kanë kompetenca që të ndryshojnë përmbajtjet, por vetëm të japin rekomandime. Vërejtje ka, kurse bisedimet po vazhdojnë në një atmosferë profesionale, njohton Dojçe Vele në gjuhën maqedonase. Me Greqinë sapo ka nisur procesi i shqyrtimit të teksteve shkollore, kurse me Bullgarinë ky proces veç më është në fazë më të avancuar, me qëllim që prej këtyre librave të hiqen të gjitha çështjet e kontestuara të cilat deri më tani kanë penguar marrëdhëniet  e mira nder fqinjësore të Maqedonisë. Bisedimet me Greqinë në këtë temë janë në fazën e parë. Të dyja vendet tashmë…

Lexo më Shumë

Qeverisja aktuale e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev dhe partia e tij LSDM vazhdon me nepotizëm, duke punësuar dhe rehatuar të afërm të familjarëve të funksionarëve të lartë. Kësaj radhe kjo ka ndodhur me zëdhënsin e ri të LSDM dhe deputetin e kësaj partie, Kostandin Kostadinov. Ai para disa ditëve ka punësuar nënën e tij Fanija Kostadinova në Regjistrin Qendror në Strumicë. Kostadinov një kuadër i ri 28 vje[ i LSDM po gëzon një mbështetje nga kreu socialdemokrat Zaev, duke qenë një krah i tij veprimi në Kuvend. Nëna e Kostadinovit është punësuar referente me arsim të mesëm, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka lëshuar Urdhër për kryerjen e obduksionit mbi trupin e vajzës 17- vjeçare e cila u gjet mbrëmë në ujërat e lumit Vardar. Sipas informacioneve të para, vajza duke u kthyer nga shkolla, ka kaluar nga parku i qytetit në Gostivar, ku edhe është sulmuar nga qentë endacak. Duke ikur nga qentë ajo është rrëzuar në ujërat e lumit Vardar. Kalimtar të rastit kanë tentuar t’i ndihmojnë, por pa sukses. Trupi i pajetë u gjet mbrëmë vonë rreth gjashtë kilometra nga vendi i ngjarjes në afërsi të fshatit Balin Doll. Identifikimin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas vdekjes së vajzës në vardar, e cila po ikte nga qentë endacakë. Taravari ka shprehur dhimbjen e tij, ndërsa ka shpjeguar se edhe personalisht është angazhuar që t’u ndihmojë veterinarëve që kujdesen për sistemimin e qenve të shumtë endacakë që gjenden në Gostivar. Reagimi i plotë i Taravarit! Të nderuar Banorë të Gostivarit, Me pikëllim të thellë e mora lajmin se Xhehja Mexhiti, një vajzë e re nga fshati Zdunjë, ka ndërruar jetë ditën e djeshme duke u mbytur në ujërat e lumit Vardar. Ky rast tragjik është i njohur…

Lexo më Shumë