Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot e vizitoi Qendrën për trajnim në Idrizovë ku nga shtatori realizohet trajnimi njëvjeçar teretik dhe praktik i 550 kandidatëve të rinj për nëpunës policorë nga klasa 2018/2019. Duke përkujtuar se ka filluar procesi i gjerë i reformave në MPB, investimet në pjesën e pajisjes, në objekte, Spasovski potencoi se e tërë kjo do të jetë e kotë përderisa nuk ka kuadro reale të cilët do të jenë gati të bëhen policë siç dëshirojnë qytetarët. Nga 550 kandidatët e rinj, për të cilët selektimi ka zgjatur më gjatë se zakonisht, siç informoi ministri…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Speciale njofton se pas zbatimit të procedurës parahetimore, në të cilën janë marrë në pyetje disa persona dhe konfiskuar disa materiale ka hapur lëndën e re me emrin “Perandoria” kundër presonave: Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviç, Cvetan Pandeseski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdoska, Vlladislav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vance Mijallçev dhe Jovançe Taskovski. Sipas PSP-së, ata dyshohen për shoqërim kriminel, keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim, larje parash dhe vepra tjera penale. “Gjatë ditës së sotme nga ana e Prokurorisë Themelore, në bashkëpunim me MPB-në janë kryer 12 kontrolle dhe janë arrestuar pesë…
Djemtë e ri nga Çairi, Besir Bela dhe Skender Demiri, që rrahën për vdekje pjesëtarin e tifozëve Komitët Nikolla Sazdovski, nuk pranojnë fajin dhe nuk ndjehen fajtorë, raporton SHENJA. Sot kur për herë të parë dolën para gjykatës penale e cila i përndjek për vrasje, ata thanë se nuk ndjehen fajtorë për vrasje me paramendim, siç e ka kualifikuar veprën prokurori Anell Fidovski. Prokurori Anell Fidovski tha se të akuzuarit së bashku kanë me paramendim, e kanë vrarë Nikolla Sazdovskin. Sipas prokurorit, “Natën e ngjarjes tragjike, në Zhelezarë të dy të akuzuarit ia kanë kërkuar letërnjoftimin Sazdos dhe pasi ai…
Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski dje për Alsat, tha se për herë të parë qeveria e LSDM-së ka ulur numrin e nëpunësve të administratës shtetërore me 1 000 persona. “Nga viti në vit, numri i të punësuarve në sektorin publik vetëm rritej, ndonjëherë pak e ndonjëherë shumë. Në vitin 2017 për herë të parë pas shumë dekadave kemi numër më të vogël të punësuarve në sektorin publik se viti 2016, rreth 1000 më pak. Cili është dallimi? Unë vazhdimisht them se punësime në sektorin publik ka dhe do të ketë, por sipas nevojave të institucioneve e jo sipas nevojave…
Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka filluar gjykimi për rastin e vdekjes së 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski, i cili ka qenë pjesë e tifo-grupit “Komitët”. Avokati Naser Raufi, sot tha se Nikolla Sazdovski nuk ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve që ka marrë nga dy të akuzuarit, por nga kutia metalike që ka qenë e vendosur në stacionin e autobusëve. “Mendoj se do të arrijmë që ta dëshmojmë se arsye për vdekjen ka qenë kutia metalike e EVN-së, e cila është gjendur në stacionin e autobusëve. Nuk ka vrasje mizore tek një person i cili është pa ndjeja. Vrasja…
Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Bujare Abazi nëpërmjet një postimi në Fejsbuk ka reaguar për ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve që parashohin shfuqizim të shtesës për fëmijën e tretë. “Ndërprerja e shtesave për lindjen e fëmijës së tretë dhe nga ana tjetër pensione për ata që kanë së paku një ditë pune, s’është asgjë tjetër veç alokim i mjeteve nga një etni shumicë në një tjetër kategori të etnisë shumicë! Ky është veprim skandaloz tejet diskriminues, për të cilin do të mbajnë përgjegjësi të gjitha partitë shqiptare në pushtet. Goditje në buxhetin edhe ashtu të rrënduar të…
Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski pjesëmarrës në emisionin “Rruga drejt…”, deklaroi se deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar në sektorin publik janë punësuar 128 mijë persona. Ndërkohë që raporti për vitin vijues do të publikohet kah fundi i muajit mars të vitit të ardhshëm. “Sipas raportit të fundit vjetorë për punësime në sektorin publik që e jep gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar dhe të cilin e publikuam në mars në sektorin publik kemi numëruar diku rreth 128 mijë persona, gjë që I bie më pak se viti paraprak. Në këtë raport për herë…
Klima që po krijohet në shoqërinë greke është se Marrëveshja e Prespës është në dobi të vendit edhe përkundër mospajtimeve që ekzistojnë dhe do të fitojë shumicën e nevojshme në Parlamentin greke, thotë kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në intervistë për televizionin greke “Alfa”, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Marrëveshja do të kalojë për shkak të një arsyeje, sepse edhe qytetari i fundit -i respektoj ndjeshmërinë, reagimet, mospajtimet – fillon që të kuptojë se edhe përkundër vështirësive dhe problemeve, kjo marrëveshje është në dobi të vendit, i jep dinamikë atij, ndërsa veçanërisht bashkëqytetarët tanë nga Greqia Veriore, e kuptojnë…
Prokurorët hetues të Prokurorisë Speciale sot në mëngjes kanë hyrë në zyrat e kompanisë të afaristit të njohur Orce Kamçev. Sipas sdk.mk, nga ora 06:00 e mëngjesit PSP me urdhër të gjykatës ka kontrolluar objektet e kompanisë “Orka Hollding” në Shkup dhe kompanitë e tjera që janë jashtë kryeqytetit. Më 29 gusht të vitit 2016 Kamçev ishte thirrur në bisedë nga PSP-ja, Por nga Prokuroria atë kohë nuk shpieguan arsyet dhe rastin për të cilin ishte thirrur në bisedë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kamçev në shkurt të vitit 2017 ishte njëri nga pronarët e kompanisë MPM, kompani mediatike e falimentuar e…
Është e dhimbshme kjo që po ndodh për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Unë them “Falë Zotit që të jem gabim”, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski sot në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese ku filloi debati mbi ndryshimet kushtetuese. “Pa dallim nëse dikush voton apo jo, pozita ime mbetet me legjitimitetin dhe programin e partisë. Unë nuk do të votoj nga parimi. Ky amendamenti i 33 nënkupton përdorimin e “erga omnes”. Ajo që më habiti, negociatat gjatë 27 viteve të fundit ishin në tre nivele. Cili do të referimi, ku do të jetë referimi dhe cili lloj i zbatueshmërisë do të…
Nëpërmjet një kumtese reagon partia maqedonase në pushtet, LSDM ndaj konferencës për shtyp të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovskit duke thënë se “kryesia anti-perëndimore e VMRO-DPMNE-së nuk mund të pajtohet funksionimin profesional të institucioneve dhe reformave për administratë profesionale të pavarur. “Kryesia anti-popullore e VMRO-DPMNE së nuk mund të pajtohet me funksionimin profesional të institucioneve. Pikërisht VMRO-DPMNE-ja 11 vite të plota ndaj institucioneve silleshin sikur të jenë kompani të tyre private ku punësohet vetëm anëtarë partiak dhe mbështetës të VMRO-DPMNE-së”, kumtojnë nga LSDM. Sipas tyre, përmes partizimit dhe presioneve ndaj të punësuarve në administratë, VMRO-DPMNE-ja krijoji institucione të partizuara ku…
337 është numri total i fëmijëve lypës nëpër rrugë, nga to vetëm nëntë nuk janë të përkatësisë rome, tregon hetimi i fundit i Zyrës së Avokatit të Popullit. “Gjithkund në Maqedoni ka fëmijë në rrugë, ndërsa numri që kemi regjistruar secilën ditë ndryshon. Kur është bërë hetimi ynë janë evidentuar 337 persona në rrugë. Numri më i madh i fëmijëve lypsarë janë në Shkup dhe në Prilep”, deklaroi sot Avokati i Popullit, Ixhet Memeti. Në lidhje me moshën e fëmijëve që lypin në rrugë, Avokati i Popullit tha se ka fëmijë nga të gjitha moshat e rritura, nga foshnjat që…

