Një 44-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm (7 Korrik) pasi tentoi të grabiste një banesë në fshatin Markat të Konispolit. Raportohet se 44-vjeçari Saimir Haxhi është qëlluar me çifte dhe sipas burimeve dyshohet se ai kishte tentuar të grabiste në një shtëpi të zonës. Saimir Haxhiu, person me precedentë penalë, u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua për ndihmë më të specializuar në spitalin e Vlorës.
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 07.07.2025, rreth orës 03:45, është paraqitur në spitalin e Sarandës shtetasi S. H., 44 vjeç, banues në fshatin Markat, i dyshuar i dëmtuar me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht në këmbë nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat, Bashkia Konispol. Nga verifikimet 44-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe për verifikimin e deklarimeve të dhëna…
Kina po grumbullon sasi të mëdha nikeli duke përfituar nga çmimet e ulëta për të mbushur rezervat me metalin kryesor për çelikun dhe bateritë e makinave elektrike ndërsa përballet me një luftë të përshkallëzuar tregtare me SHBA-të. Pekini ka blerë rreth 100 mijë ton nikel për rezervat shtetërore qëprej muajit dhjetor, sipas dy burimeve dhe një analize të Financial Times. Tre persona të tjerë kanë konfirmuar blerjet, por nuk kanë dhënë shifra. Ekspertët e industrisë thonë se rezerva e nikelit të Pekinit vlerësohej nga 60-100 mijë ton përpara raundit të fundit të blerjeve, çka do të thotë se këtë vit…
Mëngjesin e sotëm, tre helikopterë janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në territorin e Komunës së Çuçer-Sandevës, në fshatrat Çuçer dhe Bllacë, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza. “Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe forcat e njësive të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërmarrja komunale dhe një ekip i Kryqit të Kuq me një rezervuar uji nga i cili helikopterët mbushin ujë”, thuhet në njoftim. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bisht cigareje ose është vënë qëllimisht. “Sipas asaj që pashë personalisht, ky zjarr shpërtheu pranë rrugës magjistrale për Bllacë dhe arsye e mundshme është hedhja e…
Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë mesatare, vende vende e përforcuar nga drejtimi jug-perëndimor Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 33 deri në 41 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të…
“Herët në mëngjes pas orës 5 filloi shuarja e zjarrit të madh në një zonë të hapur, i cili shpërtheu dje pasdite menjëherë pranë rrugës, nga Shkupi në Bllacë. Zjarri dje në mbrëmje dhe gjatë natës u përhap dhe gjithashtu përfshiu pjesërisht pyllin”, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov. Ai tha se herët në mëngjes, brigada e zjarrfikësve të Shkupit me disa automjete dhe ekipe filloi shuarjen e zjarrit, ndërsa dy helikopterë policie, një helikopter ushtarak, për herë të parë një Pinzgauer i DMSH-së dhe një Hermelin me një cisternë më të madhe të DMSH-së…
Partia e Listave të zeza, Bashkimi Demokratik për Integrim, me funksionarë të akuzuar për korrupsion dhe kapje të gjyqësorit, që për mbi dy dekada i shërbeu interesave antishqiptare, sot ka guximin të akuzojë se gjoja Maqedonia e Veriut po zhytet në “Botën serbe”. Është pikërisht kjo parti që për vite të tëra mbylli sytë ndaj projekteve destabilizuese të Serbisë në rajon, duke u bërë vegël e tyre në kurriz të shqiptarëve dhe qytetarëve të këtij vendi. Është partia, funksionarët kryesor e të cilës tentuan me çdo kusht të rikthejnë në vend Gruevskin e ta lirojnë Mijallkovin. Pyesim publikisht: A harruan…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për drejtimin që ka marrë qeveria e re dhe për përpjekjet e saj të qëllimshme për të defokusuar opinionin publik nga temat me rëndësi strategjike për vendin, e në veçanti nga integrimi evropian. Jemi dëshmitarë se gjatë ditës së djeshme, vetë Kryeministri Hristijan Mickoski e pranoi hapur se propozimi për tatimin ndaj personave të pamartuar ishte një temë “e hedhur” për të krijuar debat, pra një mjet i qëllimshëm për të shmangur vëmendjen nga çështjet reale dhe urgjente me të cilat përballet vendi. Ky pohim i Kryeministrit është alarmant, sepse konfirmon se…
Vitin e kaluar, çmimi mesatar i blerjes së domateve ishte nën 25 denarë, ndërsa tani është 45. Vetëm nga rajoni i Strumicës u eksportuan mbi 13.000 ton, nga të cilat u mblodhën rreth 10 milionë euro. Çmimi i lakrës pranverore nuk ra nën 35 denarë dhe mesatarisht arriti 43 denarë, ndërsa nga eksporti u realizuan mbi 30 milionë euro. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski siguron se çmimi i blerjes së specit të kuq “ajvarka” do të jetë rentabël për bujqit. Ai thotë se korrja e elbit dhe grurit është në vazhdim, me një rritje të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër ish-aleatin e ngushtë Elon Musk për planin e multimiliarderit për të krijuar një parti të re politike. “Mendoj se është qesharake të krijosh një parti të tretë”, tha Trump, duke folur me gazetarët të dielën para se të hipte në Air Force One. “Gjithmonë ka qenë një sistem dypartiak dhe mendoj se krijimi i një partie të tretë vetëm sa e shton konfuzionin”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Pasi e ngacmoi idenë për javë të tëra, Musk postoi në X gjatë fundjavës se kishte krijuar Partinë Amerikane për të sfiduar “Unipartinë” Republikane dhe…
Riviera është më shumë sesa thjesht det; ka fshatra tradicionalë të shtrirë pas shpateve të kodrave të mbuluara nga ullishte shekullore dhe rrënoja të lashta së bashku me mbetjet e së kaluarës komuniste të vendit. Nisuni për një udhëtim me makinë përgjatë një prej zonave më piktoreske të bregdetit të Shqipërisë, duke iu drejtuar fshatrave në kodra dhe plazheve që mund të zëvendësojnë lehtësisht tropikët, shkruan sot Dom Tulett për prestigjiozen “National Geographic”. Duke u shtrirë përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera Shqiptare është shpallur “Maldivet e Evropës”. Është e…
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një koment të qartë dhe të drejtpërdrejtë mbi tensionet në rajon dhe krizën e brendshme që po kalon Serbia. Sipas Ngjelës, politika serbe historikisht ka pasur në thelb luftën kundër shqiptarëve, dhe kjo vijon edhe sot në mënyra të tjera. Ai thekson një të vërtetë shpesh të anashkaluar: përqindja e madhe e shqiptarëve të asimiluar në popullsinë serbe, kryesisht katolikë që kanë ndërruar fenë e më pas edhe identitetin gjuhësor. Shembujt janë të shumtë – mbiemra si Daci, Gjura e të tjerë, që sot mbajnë forma të sllavizuara si Daçiç e Gjuriç. Ndër të…

