Author: Hamdi Kumanova

Edhe Milani mund të ketë së shpejti një Doue. Nuk është Dezire, sulmuesi i cili masakroi Interin në finalen e Ligës së Kampioneve dhe po afirmohet edhe në Botërorin e Klubeve, por vëllai i tij, Guela Doue. Anësori i djathtë i ditëlindjes 2002, është pjesë e Strasburgut dhe pas vetëm një sezoni në radhët e këtij klubi, është kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkato. Masimiliano Alegri e ka piketuar futbollistin si një përforcim të mundshëm dhe Igli Tare është vënë në lëvizje për të siguruar firmën e tij. “L’Equipe” raporton se Tare i ka bërë një…

Lexo më Shumë

Sonte në orën 21:00 zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës për Klube mes Fluminense dhe Chelsea, një përballje emocionuese mes dy skuadrave që kanë kaluar sfida të vështira për të arritur deri këtu. Ndeshja do të luhet në stadiumin “King Abdullah Sports City”, dhe premton spektakël futbolli mes kampionëve të Amerikës së Jugut dhe përfaqësuesve të Premier League. Fluminense ka befasuar jo pak në këtë turne, duke mbetur e pamposhtur në pesë ndeshje (3 fitore, 2 barazime). Në çerekfinale, skuadra braziliane kaloi Al Hilal pas një ndeshjeje të fortë, ku edhe pse u barazuan pas një avantazhi të…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste penale lidhur me posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëve, pas një intervenimi të zhvilluar më 7 korrik 2025 në Ferizaj. Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, rreth orës 20:00, Njësiti i Hetimeve në bashkëpunim me njësitin reagues ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor një 22-vjeçar me inicialet P. R., tek i cili gjatë kontrollit trupor janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. Ndaj tij është hapur rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”. Hetimet paraprake kishin siguruar gjithashtu një fotografi ku i dyshuari shihej duke poseduar armë…

Lexo më Shumë

Edhe pse dekadën e fundit dukshëm është rritur siguria e ushqimit që konsumojnë banorët në vend, megjithatë rreziku gjithmonë ekziston që për helmim nga bakteret e ndryshme. Në këtë periudhë rreziku vjen edhe nga papastërtia dhe mosmbajtja e higjienës personale, por edhe të ushqimeve të cilët nuk mbahen në frigorifer. Nga Instituti për Shëndet Publik në Tetovë thonë se duhet t`ju përmbahemi rregullave kryesore. “Pastaj, ushqimi i përgatitur duhet të ruhet veçmas nga ushqimi tjetër sepse mund të ndodhë kontaminimi i kryqëzuar dhe bakteret kalojnë nga njëri ushqim në ushqimin tjetër dhe mund të ndodhë helmim i keq. Rregulla tjetër…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale do të shpallën në gjysmën e parë të muajit gusht, përkatësisht më 7 ose 8 gusht. Referuar afateve dhe dispozitave që përcaktojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në gjysmën e dytë të muajit tetor, shpallja e tyre rezulton në javën e parë të gushtit. Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi nuk precizoi datën e saktë, por tha se do t’i përmbahet afateve ligjore dhe 70-90 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Referuar afateve, raundi i parë i zgjedhjeve lokale pritet të mbahet më 19 tetor. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

NJPB Kavadar ngriti kallëzim penal kundër A.P. (20) nga Negotina për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Grabitje”. Më 24.05.2025 në Kavadar, në hyrje të një ndërtese banimi, i denoncuari me anë të përdorimit të forcës fizike ia ka marrë çantën V.A.. Në këtë rast, V.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore.TS

Lexo më Shumë

Interpelanca e paralajmëruar ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, është vënë në pikëpyetje pas koordinimit të sotëm në Kuvend. Gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, shumica e koordinatorëve të grupeve parlamentare u shprehën se kjo interpelancë nuk duhet të mbahet, duke theksuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor. “Çdo bartës i funksionit publik mund t’i nënshtrohet interpelancës, por në këtë rast bëhet fjalë për një pushtet të pavarur, atë gjyqësor,” deklaroi Gashi në brifing me gazetarët. Seanca për këtë çështje është paraparë për të mërkurën, por është e mundur që pika të propozohet për heqje nga rendi i ditës.…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë gjatë vitit të kaluar prezantoi rezultate të qarta nga procesi i rifillimit të sistemit gjyqësor. Nga një institucion jofunksional me harxhime, mekanizma të bllokuar dhe besim të humbur, ministria sot pozicionet si shtyllë e reformave dhe garant e sundimit të drejtësisë, deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në konferencën për media me rastin e njëvjetorit në këtë funksion. Gjatë 12 muajve të kaluar, Fillkovi, theksoi se janë përgatitur dhe dorëzuar në Qeveri 22 ligje sistematike, prej të cilëve 13 janë paraparë direkt me Agjendën e reformave. Ligje që, siç theksoi Fillkovi, e prekin sistemin gjyqësor – zgjedhjen,…

Lexo më Shumë

Më datë 07.07.2025 në orën 02:50 në fshatin Reçicë e Madhe e Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga fshati Reçicë e Madhe, tek i cili është gjet një substancë pluhur i bardhë. Ai është mbajtë në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe për të do të përgatitet një raport përkatës.TS

Lexo më Shumë

Më datë 06.07.2025 në orën 16:50, SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Odri,ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh ,,Mazda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.R. (64) nga fshati Dëbërcë dhe një automjeti pasagjerësh “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G.M. (46) nga Tetova. Pasagjeri në automjetin Mazda, A.R., ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa G.M. dhe pasagjeri i tij K.M., si dhe dy pasagjerë në automjetin Mazda – R.R. dhe L.J., kanë pësuar lëndime trupore. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje.TS

Lexo më Shumë

Me implementimin e plotë të Sistemit Informativ për Menaxhim me Resurset Njerëzore, bëjmë ndryshim. Nga kaosi drejt sistemit. Nga anshmëria drejt evidentimit digjital. Nga improvizimi drejt strategjisë. “Këtë reformë e sjellim në një kohë kur qytetarët e kanë humbur durimin prej kohësh. Dhe me të drejtë. Sepse për një periudhë të gjatë kishte një logjikë – administrata si pronë partiake, institucionet si pronë private. Ne po ndërtojmë sistem. Ndërsa Sistemi Informativ për Menaxhim me Resurset Njerëzore është një hap i rëndësishëm”, tha kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në ngjarjen e sotme. Mickoski theksoi se me Sistemin…

Lexo më Shumë