Author: Hamdi Kumanova

Në afërsi të Negotinës sot do të fillojë ndërtimi i interkonektorit të gazit me Greqinë, të cilin nga ana e Maqedonisë do ta ndërtojë kompania “Rapid Billd” nga Kumanova, me të cilën në maj u nënshkrua marrëveshja. Në ngjarjen, e cila organizohet nga kompania shtetërore e cila menaxhon me rrjetin kombëtar të gazsjellësit NOMAGAS, u paralajmërua pjesëmarrja e kryeministrit Hristijan Mickoski, ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska, zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, si dhe përfaqësuesve tjerë të qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kompania “Rapid Billd” ofroi çmimin më të ulët prej 59,9 milionë euro,…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, një femër shtetase e Kosovës ka deklaruar se, teksa po ecte në rrugë, është ndaluar nga një veturë e panjohur dhe nën kërcënimin e armës persona të panjohur ia kanë marrë para dhe kartelë bankare. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në rrugë është ndalur një veturë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur t’ia marrin një shumë të hollave, telefonin dhe një kartelë bankare e më pas kanë ikur në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia. Lidhur…

Lexo më Shumë

Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur mesditën e së martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Një person dyshohet se e ka harruar pistoletën në banjo. Arma është gjetur nga një pastruese e cila e ka lajmëruar menjëherë policinë. Organet e rendit e kanë konfiskuar mjetin në fjalë, derisa është njoftuar edhe prokurori. Rasti po hetohet dhe po cilësohet si “Armëmbajtje pa leje”.

Lexo më Shumë

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se aktive janë 7 vatra të zjarrit në Maqedoni. Janë lokalizuar dy vatra, ndërsa janë shuar 22 zjarre, përfshi zjarrin në rajonin e Bllacës, respektivisht në komunën e Çuçer Sandevës. Ndërkaq, Stojançe Angelov, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, bëri të ditur se tani po shuhen zjarre në Dojran, mbi fshatin Nikoliç, dhe në Makedonski Brod, mbi fabrikën Samokov. “Po veprojmë me helikopter mbi këtë zjarr, i cili po zhvillohet në terren të pjerrët. Prandaj po e përdorim helikopterin, i cili me fluturime të shkurtra e godet në mënyrë mjaft efikase zjarrin,…

Lexo më Shumë

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Kanal 10 në Kosovë tha se BDI ka kërkuar vota në Tetovë me Lube Boshkovskin ish ministër i Brendshëm që ka qenë përgjegjës për një masakër. “Mund ta merrni me mend BDI në Tetovë ka kërkuar vota të shqiptarëve bashkë me Lube Boshkovskin ish ministër i Brendshëm, pjestar i listës së zezë, që është përgjegjës për një masakër në Luboten të Shkupit ku janë masakruar fëmijë, gra, e të moshuar shqiptarë dhe ai ka qenë aty me mitroloz duke u stërvitur kundër shqiptarëve. Dhe, BDI dorë për dore me këtë kanë mbledhur vota për…

Lexo më Shumë

Forca ajrore e Ukrainës ka raportuar një numër rekord të sulmeve ajrore nga Rusia, duke njoftuar se gjatë një vale të fundit agresioni, 728 dronë dhe 13 raketa janë hedhur mbi territorin ukrainas, të mërkurën. Sipas një postimi në Telegram, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 718 dronë dhe shtatë raketa, duke shmangur dëme edhe më të mëdha. Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, që citon burime ushtarake nga Ukraina. Sulmet vijnë në kohën kur Rusia ka intensifikuar fushatën e saj ajrore, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, e parashtruar nga grupi parlamentar Fronti Evropian. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun javor me gazetarët theksoi se në koordinimin e së hënës me koordinatorët e grupeve parlamentare mbizotëroi perceptimi se nuk është mirë që Kuvendi të bëjë interpelancë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Gashi gjithashtu theksoi se parashtruesit e nismës për Konstandinovskin, gjegjësisht BDI-ja, të hënën nuk mori pjesë në koordinimin e koordinatorëve të grupeve parlamentare.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për diskriminimin sistematik dhe përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rasti i fundit në Ministrinë e Energjetikës, ku nga 18 të punësuar të rinj asnjë nuk është shqiptar, është dëshmi e qartë e një plani të mirëmenduar për zhbërjen e statusit shtetformues të shqiptarëve në vend. Kjo nuk është rastësi. Ky është implementimi i hapur dhe agresiv i një plani të dakorduar mes dy partive maqedonase, të ndërmjetësuar nga oligarkia politike që nga viti 2022. Qëllimi është i qartë: shqiptarët të margjinalizohen plotësisht…

Lexo më Shumë

Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit – kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën, shkruan Tch. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e…

Lexo më Shumë

Për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI i ka lënë në harresë të plotë njësitë zjarrfikëse në komunat tona, duke i ekspozuar zjarrfikësit shqiptarë pa kushte minimale për punë, pa pajisje adekuate dhe pa asnjë plan për mbrojtjen nga zjarret. Ata kanë udhëhequr me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe me drejtorë që nuk kanë pasur as vizion dhe as përgjegjësi për këtë sektor jetik. Sot, Qeveria që drejtohet nga VLEN po e ndryshon këtë realitet! Është miratuar masa e re “Punët Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin nga Zjarri”, e cila për herë të parë krijon bazë për…

Lexo më Shumë

Interpol thotë se qendrat e mashtrimit, të cilat përdorin viktimat e trafikimit për të ushtruar aktivitetet kriminale të tyre, janë kthyer në rrezik botëror. Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mbarë botën, sipas një studimi mbi prirjet kriminale të kohëve të fundit, kryer nga agjencia ndërkombëtare policore, Interpol. Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit kanë zbuluar së fundi të njëjtën skemë edhe në rajone të tjera. Si ka ndryshuar shtrirja në hartë?…

Lexo më Shumë

Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë banorë se tani – 83.6 milionë. Por rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët. Megjithatë numri i vdekjeve ende e tejkalon numrin e lindjeve. Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milionë njerëz – më shumë se kurrë më parë. Krahasuar me vitin e kaluar, popullsia u rrit me 121,000 njerëz, ose me 0.1 përqind, sipas njoftimit për shtyp të Zyrës Statistikore gjermane Destatis. Megjithatë, rritja u ngadalësua, sepse një vit më parë ajo arriti në 338,000 njerëz të tjerë, ose 0.4 përqind. Edhe pse një shifër prej…

Lexo më Shumë