Për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI i ka lënë në harresë të plotë njësitë zjarrfikëse në komunat tona, duke i ekspozuar zjarrfikësit shqiptarë pa kushte minimale për punë, pa pajisje adekuate dhe pa asnjë plan për mbrojtjen nga zjarret. Ata kanë udhëhequr me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe me drejtorë që nuk kanë pasur as vizion dhe as përgjegjësi për këtë sektor jetik.
Sot, Qeveria që drejtohet nga VLEN po e ndryshon këtë realitet! Është miratuar masa e re “Punët Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin nga Zjarri”, e cila për herë të parë krijon bazë për një sistem të qëndrueshëm dhe funksional për mbrojtjen nga zjarret në vendin tonë.
Me këtë program inovativ, do të angazhohen 400 persona, të cilët do të ndihmojnë në krijimin e brezave mbrojtës kundër zjarreve dhe në realizimin e aktiviteteve të tjera parandaluese, në 14 komuna me njësi territoriale zjarrfikëse.
Këto janë disa nga masat parandaluese përmes të cilave Qeveria VLEN po angazhohet të zvogëlojë dhe kufizojë dëmet që, për fat të keq, qytetarët i kanë përjetuar çdo vit.
Ky është një hap i madh përpara, nga politika reaktive dhe propagandistike që ndoqi BDI, drejt një qasjeje proaktive, të përgjegjshme dhe efikase, që njëkohësisht jep efekte sociale dhe mjedisore. Për herë të parë, mbrojtja nga zjarri po shihet si prioritet shtetëror, dhe jo si temë sezonale për konferenca shtypi.
VLEN nuk bën premtime boshe, VLEN vepron! Po ndërtojmë institucione funksionale, po krijojmë vende pune me dinjitet, dhe po i japim fund dekadave të neglizhencës ndaj sektorëve kyç për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Data 26.09.2026
Aktuale
- Mbi 600 shkelje me trotinetë elektrikë gjatë gushtit, 18 mjete të konfiskuara
- “Marre ju qoftë!” – Motra e Gjestit shpërthen ashpër për publikimet për vëllain e ndjerë
- Reforma e drejtësisë: Ligji për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kuvendin e Kosovës
- Gërvalla: Shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarve nga Haga arrijnë 40 milionë euro
- “’Po folët, ju gropos!’, plani nuk ishte rastësi!”/ Artan Hoxha: Vlora Hyseni sulmoi Klodiana Lalën për t’i dhënë mesazh dikujt tjetër
- “RENEA, BKH dhe Forcat Speciale s’gjetën asgjë”/ Aksioni i SPAK për ish-kreun e SHISH, Artan Hoxha ngre dyshimet: Kush është Gysi i dytë që i paralajmëroi?
- Deti i Kinës Jugore arenë tensioni
- Senatorët republikanë e demokratë i drejtohen Trumpit: Mos e fto Putinin në Miami



