Author: Hamdi Kumanova

Ministri i ambientit jetësor, Sadulla Duraku nga BDI-ja, që është i propozuar për ministër të ri për sistem politik, njeh dhe Microsoft Office, sipas biografisë së tij të shkurtër të dërguar dje në Parlament, shkruan Almakos. Nga shkathtësitë tjera ka përmendur: shkathtësi të solide menaxheriale, punë në grup, punë nën stres dhe komunikativ. /Almakos/

Lexo më Shumë

Kanë filluar kërcënimet për organizatorin e protestës së sotme në Tetovë. Blerim Ahmedi, vëllau i “El Chekës” për TV21 tha se policia i ka paralajmërusr se mund të ndhodh edhe incident dhe se ata nuk mbajnë përgjegjësi. Ai pohoi se policia nuk u ka dhënë leje për të protestuar para selisë së BDI-së, me arsyetimin se është vend publik dhe u kanë thënë se mund të ket përplasje mes tyre dhe simpatizantëve të BDI-së.

Lexo më Shumë

Kryeministri i qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev me propozimin e kabinetit me emrat e rinj të qeverisë që ishin pjesë e procesit ‘Fshesa’ ka konfirmuar informatat e portalit Almakos të cilat u botuan me 19 maj të vitit 2019 se ministri i RDK-së, Suhejl Fazliu nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri. Me 19 maj në lajmin me titull ‘EKSKLUZIVE: “Fshesa” e Zoran Zaevit të parin nga Qeveria do ta përjashtojë RDK-në bashkë me Vesel Memedin’,portali Almakos shkruante: Siç mëson Almakos nga burime të mirë informuara, kjo fshesë e Zaevit e paralajmëruar në kulmin e…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberal – Demokrate, Goran Milevski është zgjedhur ministër i Pushtetit Lokal në vend të Suhejl Fazliut nga RDK-ja. Milevski gjatë kohë kishte shprehur pakënaqësi për shkak të anashkalimit të partisë së tyre nga pushteti ekzekutiv, edhe pse kjo parti ka më shumë se tre deputetë. Megjithatë me rikonstruimin e tanishëm, PLD-së i është siguruar posti i ministrit të Pushtetit Lokal. Nga ana tjetër, nga RDK janë shprehur të mllefosur dhe të indinjuar nga vendimi i kryeministrit Zoran Zaev, që i la pa ministrinë. Megjithatë, RDK vazhdon të ketë postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe poste…

Lexo më Shumë

Gazetari grek Tasos Kostopulos thotë se harta e Maqedonisë në të cilën figurojnë kufinjtë etnik dhe historik të Maqedonisë, për grekët është irredentizëm. Gjatë intervistës javore në Radion Evropa e Lirë, Kostopulos thotë se harta e Maqedonisë që duket pa territoret e shkëputura, përfshin edhe territore greke dhe kjo interpretohet si tentativë për përvetësimin e territoreve të shtetit të tyre. Tasos Kostopulos, gazetar “Për grekët irredentizëm është ajo harta e mirënjohur  me kufijtë etnik dhe historik që vlerësohet se është e tërë, pa ndarjet, dhe ajo në njëfarë mënyrë në mënyrë direkte apo indirekte, vlerësohet si tentim për marrje të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është duke punuar në zbardhjen e rastit të inçizimit të publikuar ku dëgjohet se si kryetari i komunës së Shuto Orizares Kurto Dudush malltreton një të punësuar ne kabinetin e tij. Por ato nuk japin asnjë detaj më tepër.  Kurse mediat maqedonasekishin shkruar se familjarë të personit që supozohet të jetë viktima Senat Jashar, kanë konfrimuar se ai është thirrur në polici për tu marrë në pyetje. Ata poashtu kanë shkruar se hetimi i MPB-së po vazhdon dhe po shqyrtohet autenticiteti i inçizimit.  Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së “Unë edhe mbrëmë shumë prej…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se që nga java e ardhshme do të dalin me ndryshimet e tjera kadrovike në pushtetin ekzekutiv në institucionet tjera. “Që nga java e ardhshme do të dalim me ndryshimet e tjera kadrovike në pushtetin ekzekutiv në institucionet tjera. Besoj se këtë proces do të kemi mundësinë që me sukses ta mbarojmë deri në fund të këtij muaji, edhe pse në pyetje janë vetëm disa ditë. Analizat dhe bisedat janë duke përfunduar me njerëzit të cilët ju falënderohemi për kontributet e dhëna por edhe me njerëz nga të cilët kërkojmë që…

Lexo më Shumë

Deri në samitin e ardhshëm të Unionit Euorpian ku pritet përfundimisht ti jepet datë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave, vendi duhet të vazhdoj procesin e reformave të brendshme. Sipas analistit politik Naser Ziberi kjo periudhë prej disa muajsh deri në samitin e ardhshëm duhet тë zhfrytëzohet në  përmbylljen e ndryshimeve në gjyqësor e në veçanti, zgjidhja e statusit të PSP-së. “Deri në shtator, respektivisht tetotr në samitin e ardhshëm kur është prmetuar se defitivisht do të caktohet data për fillim të negociatave Maqedonia dhe Shqipëria duhet ta zhfrytëzojnë këtë periudhë për konsolidimin e situatës politike në vend…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ia parashtroi kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi propozimin për zgjedhje të ministrave të rinj të Qeverisë, informojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit. “Kryetari i Kuvendit e pranoi Propozimin dhe menjëherë do t’ua dorëzojë të gjithë deputetëve”, theksojnë nga kabineti i tij. Plotësisht do të kumtohet data për mbajtjen e mbledhjes. Kryeministri Zaev, sot më herët nga Vallandova kumtoi se do të parashtrojë në Kuvend propozimin për zgjedhje të Trajan Dimkovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim hapësinor, Hysni Ismailit për Kulturë, Goran Milevskit për Vetëqeverisje Lokale dhe Sadulla Durakit për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev nga Vallandova njoftoi se gjatë ditës do të dorëzojë në Kuvend emrat e ministrave të rinj. Zaev njoftoi se ai do të udhëheqë me resorin e financave, derisa Tevdovski do jetë përreth thij si këshilltar, ndërsa ministër i bujqësisë është caktuar Trajan Dimkovski. Siç lajmëroi Alsat-M ditë më parë, ministër i ri për ekologji do të emërohet Naser Nuredini, djalë i biznesmenit të njohur në Vjenë të Austrisë me prejardhje tetovare Aki Nuredini, derisa ministri i deri tanishëm Sadulla Duraku do të duhet të emërohet Ministër për sistem politik. Ministër i kulturës është propozuar Hysni Ismaili nga Alternativa…

Lexo më Shumë

Sot më 23.06.2019 Muftinia e Kumanovës u pasurua me një Hafize të re Para faljes së namazit të drekës në Xhaminë qendrore Tatar Sinan Pasha u bë promovimi i Hafizes së re Ebru Ameti para një numri të madh hoxhallarësh, intelektual, xhematlinjë mysafir nga Mali i Zi,Shkupi.Në këtë Manifestim prezent ishte Muftiu i Muftinisë së Kumanovës H.Abedin ef.Imeri me bashkpuntort e tijë.Ki manifestimi filloi me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Sufjan Ameti.Në vazhdim fjalën e rastit e mori Muftiu i Muftinisë së BFI-së h.Abedin ef.Imeri ku në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Vallandova vulosi përbërjen e re Qeveritare. 6 ministri do të pësojnë ndryshime edhe atë siç vijon: Ministër i ri i bujqësisë Trajan Dimovski, në vend të Lupço Nikollovskit Ministër i mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë Naser Nuredini, në vend të Sadulla Durakut Ministër i kulturës Hysni Ismaili, në vend të Asaf Ademit Ministër i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në vend të Suhejl Fazliut Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku Për një kohë të caktuar kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovski.…

Lexo më Shumë