Author: Hamdi Kumanova

Senada Sali është ish-studente e sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski. Ajo tani punon si juriste në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve, megjithatë thotë se është e zhgënjyer nga ish-profesori i saj për të cilin thotë se nuk ka menduar se mund të ketë stereotip për romët. “Megjithatë publikimi i bisedës m’i hapi sytë mua dhe shumë miqve të tij, siç deklaron edhe ai vetë se ka milion miq romë. Faktikisht edhe zyrtarët shetetërorë që janë pjesë e kësaj qeverie ende kanë stereotipe të mirë grumbulluara për bashkësinë rome dhe lirisht mund të na quajnë ‘ciganë’ ”, u…

Lexo më Shumë

Ministri i ekonomisë në Gjermani, Peter Altmaier ka folur për rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke thënë se ka përparim të dukshëm por duhet të fuqizohet lufta kundër korrupsionit. “Edhe pse ka përparim të dukshëm, ende nuk janë mbushur kriteret e kërkuara, që këto dy shtete të anëtarësohen në BE” tha sot Peter Altmaier në konferencën e përbashkët në Poznan të Polonisë. “Bashkimi Evropian duhet që të sjell vendim me një zë dhe kjo është që ne e kemi si ide për dy vendet. Si ministër ekonomie, kërkoj stabilitet ekonomik tek të gjithë shtetet e kësaj bashkësie.…

Lexo më Shumë

Që nga mesi qershorit, dhe përgjatë dy muajve në vijim, në rajonin më të gjerë të Pollogut, janë duke u organizuar numër i madh i dasmave, si dhe ahengjeve tjera familjare. Njëjtë sikurse viteve të kaluara, më shumë ose më pakë, ahengjet e këtilla janë karakterizuar me prishje të kohë pas kohshme, të rendit dhe qetësisë publike, në të shumtën e rasteve me krisma të armëve të zjarrit, ose me lëshim të paautorizuar të fishekzjarrëve, dhe përdorime të mjeteve të ndryshme piroteknike, që deri kanë rezultuar me persona të lënduar, vetura dhe prona të dëmtuara. Sektori për punë të brendshme…

Lexo më Shumë

Mënyra e pagesës elektronike të pikë pagesave rrugore nëpër Maqedoni ka filluar me punë. Mirëpo njëra ndër pyetjet më të shpeshta ishte se ku mund të gjenden dhe pikë shitjet e kartelave. Mirëpo për momentin kartelat mund të blihen vetëm në qendrat e kontrollit të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore që gjendet në pikë pagesën rrugore në Petrovec. Munden të blihen me 300 denarë kredi, ndërsa mbushja bëhet sipas dëshirës. Është lehtësim i madh se mund të mbushën edhe nëpërmjet internetit. Janë parashikuar edhe zbritje të cilat arrijnë deri në 7%. Së shpejti do të furnizohen të gjitha pikë pagesat…

Lexo më Shumë

Institucionet e Maqedonisë së Veriut besojnë se udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian do të angazhohen për realizimin e synimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e BE-së. K ryeministri Zoran Zaev tha se Shkupi është optimist, se edhe me drejtues të rinj të BE-së, nuk do ta humb perspektivën dhe gjasat për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. “Besoj se të gjitha këto emërime mund të jenë në interes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjitha vendet kandidate, sa i përket perspektivës së ardhshme të BE-së”, ka theksuar Zaev.…

Lexo më Shumë

Ndërmerren masa maksimale në periudhë më të shpejtë të sanohen hekurudhat dhe të lëshohet qarkullimi hekurudhor afër Kumanovës, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Zoran Sugareski, duke komentuar gjendjen pas aksidentit të djeshëm me daljen nga binarët të dhjetëra vagonëve transportues afër stacionit hekurudhor në Kumanovë. Lidhur me modernizimin, Sugareski theksoi se kërkohet mënyrë si të sanohen borxhet e mëdha në transportin hekurudhor, pastaj në mënyrë shtesë të investohen një pjesë e mjeteve me të cilat duhet të bëhet qarkullimi. “Përpjekjet maksimale do të bëhen jo vetëm në pjesën e transportit, por edhe në pjesën e infrastrukturës. Hekurudha Manastir…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakjan në takimin e sotëm me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski ka informuar për projektet aktuale që implementohen nga ana e UNDP-së në bashkëpunim me Ministrinë. Nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale bënë të ditur se bëhet fjalë për tri projekte që kanë për qëllim përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe funksionimin e komunave. Theks i veçantë në të gjitha projektet është vënë në planifikimin e zhvillimit gjithëpërfshirës të komunave, me përfshirje të drejtpërdrejtë të qytetarëve si dhe forcimin e kapaciteteve të komunave për punë transparente dhe zhvillim më dinamik dhe të qëndrueshëm,…

Lexo më Shumë

Në tre afatet për regjistrim në shkollat e mesme në Tetovë janë regjistruar 1315 nxënës, prej të cilëve 993 në gjuhën mësimore shqipe, 297 në gjuhën mësimore maqedonase dhe 25 në gjuhën turke. Interesim më të madh ka pasur për shkollën e mesme mjekësore prej gjashtë shkollave të mesme në Komunën e Tetovës, informoi Ahmed Qazimi, drejtues i sektorit për veprimtari publike. “Meqë shkollën fillore e kanë përfunduar 2130 nxënës, shënohet numër prej 815 filloristëve të cilët nuk janë regjistruar në shkollat e mesme të Tetovës. Një pjesë e tyre janë në shkolla të tjera shtetërore, fetare apo private. Për…

Lexo më Shumë

Partia opozitare, VMRO-DPMNE, me propozim-ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike, thonë se nuk do të kërkojnë amnisti për funksionarët e akuzuar, ndërkaq do të propozojnë procedurë, sipas të cilës do të ndërrohet ekipi aktual i PSP-së, në krye me Katica Janevën, njofton Portalb.mk. “Absolutisht që propozojmë ekip të ri të PSP-së, askush nuk është i përjetshëm. Në një shtet demokratik, në një institucion të tillë çdokush duhet të jetë subjekt i zgjedhjes dhe rizgjedhjes. Përjetësi ka pasur në shoqërinë feudale. Në do të propozojmë proces të ri, se kush do të zgjedhet ajo është tjetër punë”, thotë për Portalb.mk,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore ka hedhur poshtë padinë penale kundër ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-MIlevska, kundër ish-zv.ministrit dhe udhëheqësit në ministri, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Siç njoftojnë nga Prokuroria, padia e Ministrisë së Financave – Drejtorisë së Policisë Financiare, nuk ka bazë. “Duke vepruar sipas padisë penale, prokurori kompetent ka marrë në pyetje të paditurit, ndërsa është kryer edhe analizë në raportet e punës së Ministrisë së Kulturës për disa vite. Në gjitha raportet nuk është konstatuar parregullsi në aktivitetet dhe transaksionet financiare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Ata shtojnë se kanë pasur edhe fakte tjera mbi të cilat prokurori…

Lexo më Shumë

Drejtori i arsimit special i Komunës së Uskudarit nga qyteti i Stambollit, Ishak Aslan, i shoqëruar nga drejtori i shkollës speciale për Aftësim Profesional Special, profesor Ahmet Yalçın Hocaoğlu dhe zëvendësdrejtori Hüsein Inözü, më 1 korrik 2019, realizuan një vizitë pune në Universitetin e Tetovës. Gjatë qëndrimit të tyre në Universitetin e Tetovës, ata u takun me Prorektorin për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili, Dekanin e Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Fadbi Osmani, Prodekanin për arsim, Prof. Dr. Buniamin Memedi, si dhe profesorë të Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit. Prorektori për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili i falënderoi ata për…

Lexo më Shumë

Konstruksioni i fundit i porositur dhe realizuar nga kuzhinat në pallatin e bardhë dhe “kurirat” e tyre është totalisht i zbardhur (zbuluar), nuk ka asnjë dakordim tenderi për M-Nav, kjo është një nga shumë lajmet e rrejshme të VMRO-DPMNE-së. Faktet për këtë rast ua rikujtuan qytetarëve paaftësinë e VMRO-DPMNE-së, nepotizmin dhe skemat e tyre të dyshimta. Mbi pesë vite e gjysmë, VMRO-DPMNE nuk ka qenë e aftë të siguroj pajisje të reja për qiellin e Maqedonisë. Ka shkuar deri atje papërgjegjësia, sa që të cenohet siguria e qytetarët, siguria në qiellin tonë. Në mesin e atyre që janë direkt të…

Lexo më Shumë