Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me shqetësim dhe indinjatë ndaj mbështetjes së heshtur që grupimi politik FLEN, sipas saj, i ka dhënë projektligjit të ri për lojërat e fatit – një nismë e propozuar dhe drejtuar nga VMRO-DPMNE. “Ky projektligj nuk sjell asnjë përmirësim real për shoqërinë shqiptare. Përkundrazi, ai përforcon dhe zyrtarizon praninë e industrisë së bixhozit në afërsi të komuniteteve tona, me pasoja të rënda sociale, ekonomike dhe psikologjike, sidomos për rininë shqiptare,” thuhet në reagimin e Aleancës. Sipas Aleancës, e vetmja përpjekje e FLEN për të justifikuar mbështetjen e këtij projektligji është përmes një narrative mashtruese, e…

Lexo më Shumë

Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 mars 2025, ndërsa e dyshuara e ka pranuar veprën. “Aeroporti Adem Jashari / 21.03.2025 – 16:00. Më 13.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për arsye se e njëjta dyshohet se kishte kryer vjedhje më 21.03.2025 në pronën e ankuesit kosovar. E dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën dhe e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Administrata e Presidentit Donald Trump ka propozuar një takstë të re prej 250 dollarësh për shumicën e vizave jo-emigruese amerikane, përfshirë ato turistike, studentore dhe të punës. Kjo “takstë për integritetin e vizës” do të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe është pjesë e një pakete prej 22 tarifash të reja për imigracionin të prezantuara nga republikanët në Kongres, përcjell INA. Sipas autoriteteve amerikane, tarifa ka për qëllim të inkurajojë sjellje të ligjshme nga të huajt që vizitojnë SHBA-në. Megjithatë, përfaqësues të industrisë së turizmit paralajmërojnë për pasoja serioze: një rrënie të vizitorëve ndërkombëtarë dhe humbje prej rreth 29…

Lexo më Shumë

“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh shtetas gjerman, çek, por për një shtetas bullgar, për mbi 200 mijë shtetas maqedonas që kanë marrë shtetësi bullgare, ky është problem”, tha këtë mëngjes eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev në një emision për mediat bullgare. “Zhvillimi i karrierës së tyre është ndalur, biznesi i tyre është nën presion, fëmijët e tyre fyhen në shkollë. Dhe ata fshihen, si në rastin e kryetares së Bashkisë së Shkupit, ajo thotë se ka shtetësi çeke, sepse askush nuk është e interesuar për këtë.…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11 gusht, është propozuar shkarkimi i Salaudin Arifit nga pozita e anëtarit të Bordit Drejtues. Në vend të tij, si anëtar i ri joekzekutiv dhe i pavarur, pritet të emërohet Jove Kekenovski, profesor universitar dhe ish-politikan, përcjell INA. Edhe pse nuk figuron si aksionar i drejtpërdrejtë në dokumentet zyrtare të kompanisë, Salaudin Arifi ka pronësi të konsiderueshme indirekte në kombinatin bujqësor Pelagonia. Ai është themelues dhe pronar i kompanisë “Nova Agro Invest” DOOEL Shkup, e cila zotëron rreth 9.86% të aksioneve…

Lexo më Shumë

Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike tri grave. Sipas policisë, pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Shpallet konkurs për dy pozita të reja të zëvendësguvernatorëve në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut Shkup, 14 korrik 2025 – Vetëm pak kohë pas emërimit të guvernatorit të ri të Bankës Popullore të RMV-së, është shpallur konkurs për përzgjedhjen e dy zëvendësguvernatorëve të rinj. Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të bankës, përcjell INA. Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, me reputacion të përshtatshëm dhe të kenë diplomë universitare (minimum 240 ECTS ose VII/1), si dhe përvojë profesionale ose akademike në ekonomi, financa, bankë apo drejtësi. Ndalohet pjesëmarrja e personave që janë në procedura falimentimi ose…

Lexo më Shumë

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët se “qumësht dhe bylmet pa faturë, si edhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet”. Ai theksoi se në këto temperatura të larta mund të sjellin probleme shëndetësore për konsumatorët. Kryeministri paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i një kontrolli shumë më të rreptë sa i përket sigurisë ushqimore. Edi Rama: Ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Dmth pasiguri ushqimore, aq më tepër në këto temperatura të larta…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë motive politike sesa nevoja reale për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme. Në një intervistë në “Off the Record” në A2 CNN, Moisiu tha se as NATO, as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar Shqipërinë në atë kohë. “As NATO dhe as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar kurrë Shqipërinë pavarësisht fortifikimit që bënte koha. Ajo ka qenë edhe për qëllime politike ai fortifikim tepër masiv që është bërë në komunizëm, edhe për të…

Lexo më Shumë

Një burrë ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij në lagjen e doktorëve në veri të vendit, i janë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu. Sipas policisë, ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori formë konkrete me vënien në funksion të një segmenti të autostradës Kërçovë–Ohër, si pjesë e Korridorit 8. Nga VLEN thonë se “ky projekt madhor, që për vite me radhë kishte stagnuar dhe ishte shndërruar në simbol të paaftësisë dhe dyshimeve për keqpërdorime, sot më në fund po ecën përpara, me ritëm të ri, pa hije, pa dyshime dhe me transparencë të plotë”. “Korridori 8 nuk është thjesht një autostradë, është boshti i zhvillimit ekonomik, lidhjes rajonale dhe integrimit europian të…

Lexo më Shumë

Më 13 korrik 2025, në qytetin e Gjakovës dhe Malishevës janë raportuar katër raste të dhunës në familje, përfshirë dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimave femra. Të paktën tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa dy raste përfundojnë me procedurë të rregullt. Në Gjakovë, rreth orës 11:00, është arrestuar një burrë kosovar, i cili në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tre viktimave femra. Ai është ndaluar me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit. Po ashtu në Gjakovë, një orë më herët, është arrestuar një grua kosovare pasi…

Lexo më Shumë