Author: Hamdi Kumanova

Me 20.02.2019 në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpi dhe hapësira shtesë tek personi S.K.(17) nga Shkupi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe matëse digjitale me mbetje prej marihuane. Personi është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 20.02.2019, në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpinë e dy personave në Shkup, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në vikend shtëpinë në fshatin Svillare e Poshtme të S.M.(33) janë gjetur dhe konfiskuar një pako me kokain dhe matëse digjitale me mbetje nga kokaina. Gjatë kontrollit në shtëpinë e F.S.(21) nga Svillare e Poshtme janë gjetur dhe konfiskuar plumba dhe marihuanë. Dy personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Saraj. Pas dokumentimit të tërësishëm të rasteve kundër tyre do të ngriten padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Nga kryeqyteti i Maqedonisë me tren jashtë shtetit mund të udhëtohet vetëm deri në Bllacë. Treni i shpejtë deri në Prishtinë është destinacioni i vetëm deri ku mund të udhëtojnë qytetarët, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Në orarin aktual të trendëve të hekurudhës së Maqedonisë – Transport është theksuar se treni për në Selanik dhe Beograd do të jetë në qarkullim vetëm verës. Njëkohësisht, nga Stacioni Hekurudhor në Shkup për këtë vit janë parashikuar vetëm 19 udhëtime në ditë, ndërsa për momentin funksionojnë vetëm 17 trena. Nga Shkupi në Koçan ka vetëm një tren në ditë, në orët e pasdites. Për në Manastir…

Lexo më Shumë

Drejtori i burgut hetues në Shuto Orizare, Gjoko Kotevski, do ta dëgjojë kryeministrin Zoran Zaev dhe do të jep dorëheqje nga posti i drejtorit, pas incidentit të djeshëm ku u sulmuan fizikisht Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski. Ai tha se dorëheqje do të jep të hënën kur edhe pritet të përfundojnë hetimet e brendshme për përgjegjësi nga personat e punësuar në burg. “Fjala e kryeministrit është fjala e fundit. Nëse është i pari mes të barabartëve, duhet të respektohet fjala e tij. Unë do të flas me kryeministrit, pasi nëse ka hapësirë do të doja të kem hapësirë të përfundojë…

Lexo më Shumë

Stefanija Carakovska, vajza e Goce Cakarovski i cili është këshilltar për shëndetësi i kryeministrit Zoran Zaev, para një jave është punësuar si sekretaresh-këshilltare e zëvendës drejtorit të Agjencisë për barna, Robert Bekirovski, merr vesh Nova. Informacionin e vërtetoi edhe udhëheqësia e Agjencisë për barna. Cakarovska në këtë vend pune është e punësuar me kontratë në vepër, duke e pasur parasysh atë se të gjitha konkurset janë stopuar për shkak të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Almakos. Nga Agjencia thuan se për një vend të këtillë pune as që ka pasur nevojë, punësimi i saj është kërkuar “ prej lart “. Robert Bekirovski…

Lexo më Shumë

Pas kontrollit të jashtëzakonshëm për të cilin dje njoftoi Portalb.mk, sot nga SPB Shkup kanë njoftuar, se për shkak të parregullsive të konstatuara, nga transporti publik janë shkyçur 14 autobusë. Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup, janë ndërmarrë 44 masa kundërvajtëse. “Janë parashtruar 12 kërkesa për nisje të procedurës kundërvajtës, janë dhënë 18 shkresa kundërvajtës, kurse 14 vetura janë shkyçur nga komunikacioni. Janë vërejtur edhe dy shkelje që i kanë kryer autobusët dhe veturat tjera që kryejnë transport publik, dhe 12 shkelje të pjesëmarrësit tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup. Nga atje njoftojnë, se janë…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup nëpërmjet një kumtesë e ka dënuar dhunën në burg që është ushtruar ndaj dy ish ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, njofton Portalb.mk. “BE-ja fuqimisht dënon çdo formë të dhunës dhe në të njëjtën kohë shpreh brengosje për incidentet e raportuara në Burgun e Shutkës. Ne presim që këto incidente të hetohen si dhe të vijojnë pasoja”, thuhet në kumtesë. Sa i përket procedurave gjyqësore në lidhje me incidentet e 27 Prillit, ata thonë se nuk do të komentojnë për to. “Në përgjithësi, ne presim që institucionet gjyqsore ta kryejnë punën e vet ne mënyrë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të vendos për kërkesën për paraburgim të deputetit, TrajkoVeljanoski. Në Komisionin për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit, është caktuar seancë ku do të vendoset për marrjen e imunitetit të deputetitVeljanoski. Kërkesa për paraburgim vjen pasi që Veljanoski është i dyshuar si organizator i ngjarjeve të 27-prillit, në kohën kur ka qenë kryesues i Kuvendit të Maqedonisë. Prokurorja Villma Ruskovska ka sqaruar se arrestimet e ish kryeparlamentarit – T.V. (TrajkoVeljanoski), ish ministrave – M.J. (Mile Jankieski) dhe S.R. (Spiro Ristovski), ish agjentit – N.B. (Nikolla Boshkovski) dhe ish kryetarit të partisë – N.G. (Nikolla Gruevski), vijnë pas realizimit të procedurës parahetimore. Për N.G.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, sot ka kërkuar dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shtukës, Gjoko Kostevski, pas dy incidenteve të djeshme në oborrin e institucionet ndëshkues, në të cilin janë rrahur dy ish ministrat e VMRO-DPMNE-së që kanë qenë në paraburgim, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, njofton Portalb.mk. Kryeministri e dënoi aktin dhe theksoi se pa dallim se kush është fajtor për incidentin, ai ka kërkuar përgjegjësi nga drejtori. Dorëheqjen ai e pret më së voni deri të hënën. Pas këtij vendimi ka qëndruar edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. “Rasti patjetër meriton të ketë hetim. Duhet që të shihet nëse dhe ku janë bërë lëshimet. Patjetër duhet që të ketë përgjegjësi…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Po afrohen zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE-ja pritshëm nuk u përcaktua për Vlatko Gjorcevin si kandidat për t`u futur në garën presidenciale, por zgjodhi profesoreshën universitare Gordana Siljanoska, një profesoresh e cila është e njohur në opinion përmes deklaratave të saja anti-shqiptare. Por për frymën dhe rrymën e Hristijan Mickoskit për ta mbajtur dhe ruajtur elektoratin nacionalist të VMRO-DPMNE-së, Siljanoska është një kandidate mjaft e përshtatshme. Nga e gjithë kjo histori, Filip Petrovski u duk i pakënaqur dhe ka paraqitur haptas kërkesën e tij për të mbledhur 10.000 nënshkrime për t`u futur në garën…

Lexo më Shumë

Qeveria miratoi idenë për formimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Në mbledhjen e mbrëmshme të ministrave dhe kryeministrit, u vendos që Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) të shuhet, ndërsa në vend të saj, të formohet Agjencia për siguri kombëtare. Kjo agjenci e re, nuk do ti ketë kompetencat sikurse i kishte DSK-ja deri më tani. Pra, Agjencia e re për siguri shtetërore më nuk do të jetë në kompetenca të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe edhe selinë do ta ketë jashtë MPB-së. Detyrat e të punësuarve në Agjencinë për Siguri Shtetërore do të jenë që vetëm të mbledhin…

Lexo më Shumë

“Apeloj dhe kërkoj nga pushteti parlamentar, ai ekzekutiv, por edhe nga ai lokal, të korrigjohemi sepse unë nuk dua që të jemi të njejtë si ata të mëparshmit”. Kështu shprehet kryeministri i vendit Zoran Zaev sa i takon çështjes së nepotizmit, për të cilën në opinion ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta. Ai siguroi se do të ndërmarrin masa të caktuara, disa siç njoftoi veçmë i kanë marrë. Në këtë drejtim, ai tha se kanë kërkuar mbështetje nga organizata qytetare, që ti dalin Qeverisë në ndihmë, në krijimin e një sistemi të vlerave. Por, Zaev arsyetoi deri në…

Lexo më Shumë