Analisti politik Sefer Tahiri në emisionin “Debat në Shenja” tha se një nga pikat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit ka qenë procesi i decentralizimit.
“Ajo që është më thelbësore është mosrealizimi i procesit të decentralizimit sidomos decentralizimi fiskal. Për shkak se në komunë tonë në Çairi duhet thënë një gjë që është realitet, pjesa më e madhe e tatimeve, qoftë për pronën apo tjetra i kalojnë qytetit i kalojnë Shkupit, kryeqendrës për shkak se pushteti lokal është dy shkallësh…Shumica e këtyre të dhënave financiare kalojnë tek Qyteti, tek llogaria e qytetit, dhe çfarë kthehet tek qytetarët në formë të përmirëosimit të jetës së qytetarëve, shkolla më të mira, kjo temë pak analizohet dhe pak trajtohet”, tha profesori Tahiri.
Ai tha se cështja themelore është buxheti, ku do të gjenerohen mjete për t’i realizuar ato projekte.
“Me animacione me AI bëhen projekte të bukura, por nga do të financohen ato, ku do të gjenden paratë. Sa mjete u jepen komunave për zhvillimin e arsimit e kështu me radhë…Sic e dëgjova një kandidat, pjesa më e madhe e buxhetit të komunave shpenzohen për rrogat e arsimtarëve në shkollat fillore, pjesa tjetër për financimin e mbarëvajtjes së procesit arsimor, për shkak se arsimi është barrë për komunat”, deklaroi Tahiri.
Data 16.10.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen!
- “Të jesh kryeministër, nuk do të thotë të jesh mbi popullin” – Tayna mbështet fuqishëm protestat e studentëve në Tiranë
- Tirana në kaos: Protestat dhe heshtja e Kosovës
- Çfarë po ndodh? Policia “dorëzon” bulevardin, tërhiqet me urdhër drejt Kryeministrisë
- (VIDEO) Saranda Imeri: Provimi i jurisprudencës do të jetë në shqip në tërësi
- Mexhiti nga Bërvenica: VLEN-i qëndron pas Jakup Huseinit, ministrat dhe udhëheqësia në shërbim të komunës
- Arkin Jahiji: Bërvenica do të jetë komunë e bashkimit, mundësive dhe barazisë për të gjithë
- Zanfina Ismaili me ndryshim të pabesueshëm, ndjekësit mbesin të habitur



