Kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Ai madje u shpreh se i urojnë fitore kryetarit, derisa tha se kanë dëshirë që të ketë sukses. “Ne e pranojmë këtë rezultat, i urojnë kryetarit fitore. Sinqerisht kemi dëshirë me pas sukses, sepse komuna e Kamenicës është një komunë që po ka shumë ngecje në zhvillim, po ka shumë largim të popullësisë dhe shumë probleme tjera”. “Ka nevojë që të bëhet shumë më shumë sesa vetëm administrim i komunës”, u shpreh tutje Kastrati.
Author: Hamdi Kumanova
Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Meksikën javën e kaluar kanë lënë të paktën 64 të vdekur dhe 65 të zhdukur. Shirat kanë shkaktuar rrëshqitje dheu, ndërprenë energjinë elektrike në disa komuna dhe shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, raporton Reuters. Autoritetet meksikane kanë vendosur mijëra personel për të ndihmuar në evakuimin, pastrimin dhe monitorimin e zonave në Bregun e Gjirit dhe shtetet qendrore më të prekura nga shirat, të cilat vazhduan gjatë pjesës më të madhe të javës së kaluar. Laura Velazquez, koordinatore kombëtare e mbrojtjes civile, ka thënë se Hidalgo dhe Veracruz ishin shtetet më të…
Ditën e hënë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi heqjen e tarifave roaming të komunikimeve të lëvizshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, vitin e ardhshëm. Një vendim i tillë do të nënkuptonte mundësinë që abonentët e shërbimeve celulare në Shqipëri të përdorinin numrat e tyre në vendet e Bashkimit Europian me të njëjtat tarifa si në Shqipëri. Aktualisht, tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë ligjërisht të rregulluara, por që prej vitit 2023, me ndërmjetësimin e Komisionit Europian, 38 operatorë të shërbimeve celulare të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor arritën një marrëveshje për uljen…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një deklaratë me humor në margjinat e një samiti për paqen në Gaza, duke thënë se nëse do të linte duhanin, “mund të vriste dikë”. Komenti u bë gjatë një bisede informale me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili u zotua se do të përpiqej ta ndihmonte Melonin ta linte duhanin. Erdogan, i njohur për fushatat e tij kundër duhanit, i tha Melonit: “Dukesh shumë mirë. Por duhet të të bëj të lësh duhanin”. Presidenti francez Emmanuel Macron, që ndodhej pranë tyre, ndërhyri me një buzëqeshje duke thënë: “Është e pamundur!”, duke nënvizuar…
Greqia paralizohet sot përsëri nga një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare 24 orëshe , e dyta brenda dy javësh, në shenjë proteste ndaj projektligjit të ri të punës, i cili parashikon, mes të tjerash, mundësinë e punës deri në 13 orë në ditë tek i njëjti punëdhënës. Kjo grevë, e cila zhvillohet pa thirrjen e Konfederatës së Përgjithshme të Punës (GSEE), është shpallur nga 38 Qendra të Punës, një numër rekord pjesëmarrjeje, si dhe nga ADEDY, federata e punonjësve të sektorit publik, dhe dhjetëra sindikata të sektorit privat. Protestuesit kërkojnë që projektligji të mos miratohet në parlament dhe kërkojnë rikthimin…
NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore. Rreth 2.000 pjesëtarë të personelit do të përfshihen në stërvitjet e quajtura “Steadfast Noon” që do të zhvillohen gjatë dy javëve, njoftoi aleanca më 13 tetor në nisje të manovrave. Rreth 70 avionë do të përdoren gjatë stërvitjeve, tha NATO, përfshirë avionë luftarakë gjermanë që janë të aftë të transportojnë bombat bërthamore amerikane që janë të stacionuara në Evropë. Manovrat e këtij viti pritet të zhvillohen kryesisht në hapësirën ajrore mbi Detin e Veriut. Baza ajrore holandeze në Volkel dhe bazat ushtarake në…
Gjatë samitit të Lindjes së Mesme, kryeministri kanadez Mark Carney e korrigjoi me humor Presidentin Donald Trump, pasi ai e quajti atë “president” në vend të kryeministër. Trump po përshëndeste udhëheqësit botërorë pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, ndërsa kamerat dhe mikrofonat ishin ende të ndezur. “Epo, jam i kënaqur që më ngritët në statusin e presidentit”, i tha Carney ndërsa Trump ia theu se të paktën nuk e quajti guvernator, incident që e kishte bërë edhe më herët me paraardhësin e Carney-t, Justin Trudeau. Gjatë fjalimit të tij të gjatë, Trump bëri edhe falënderime dhe…
Për gazetarin dhe analistin, Lorenc Vangjeli, marrëdhënia kontraverse e padeklaruar e kryeministrit Edi Rama me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, detyroi amerikanët të vinin në Tiranë. I ftuar në një emision televiziv, Vangjeli tha se artikujt e shkruar së fundmi për Shqipërinë, ngjajnë si copëza mozaiku, që në rast se shihen të veçuara nuk e krijojnë tablon e përgjithshme të asaj që ndodh në vendin tonë. Sipas Vangjelit, të gjitha shkrimet ngjanin si një fasadë, të cilat mbulonin atë çfarë ndodhte në jetën reale të Shqipërisë. Por veç artikujve që ‘nxijnë; Shqipërinë, Vangjeli me shqetësim sheh…
Një aksident rëndë ka ndodhur në Sllovaki, ku u përplasën dy trena me pasojë plagosjen e të paktën 20 personave. Sipas burimeve lokale, nuk raportohet për viktima, por vetëm për të plagosur. Rrjeti informativ TA3 raportoi se spitalet e zonës po përgatitnin njësitë e emergjencës për të pritur të lënduarit nga aksidenti. Shërbimi i kërkim-shpëtimit i vendit bëri të ditur përmes faqes së tij në Facebook se ka dërguar menjëherë një helikopter dhe autoambulanca në vendngjarje. Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Jablonov nad Turňou, në Sllovaki, kur dy trena ekspres që po lëviznin…
VMRO-DPMNE mbajti tribuna në Shtip dhe në Sveti Nikollë. Në Sveti Nikollë, Dejan Vlladev kërkon mandatin e dytë për të parin e komunës. Me mbështetjen e Qeverisë paralajmëron shumë projekte dhe shumë punë. Premton rikonstruimin e sallës “Car Samoilli”, ndërtimin e një ure përmes lumit në fshatin Mustafinë, ndërtimin e tribunave dhe zhveshtoreve në stadiumin e qytetit, rikonstruimin e Saat Kullës dhe mekanizma të reja për ndërmarrjen komunale. “Do të mundësojmë ndërtimin e një hapësire të re tregtare Retail Park me vende të reja pune, me vendparkim dhe hapësira të gjelbra. Ndërtim të një stacioni të ri filtrues me ndihmë…
Ramiz Merko sot u dënua me një vit burgim me kusht për emërimin e paligjshëm të drejtorit të një shkolle në Veleshtë, në rast se në afat prej një dy viteve nuk e përsërit të njëjtën vepër penale. I njëjti vendim iu shqiptua edhe dy të akuzuarve të tjerë mes të cilëve edhe ish drejtoresha e shkollës së Veleshtës, Egzona Sheji. Ndërkohë për shkollën Vëllezërit Milladinovci, i shqiptua dënim në të holla (2500 euro). Prokurori Publik, Xhemal Lloga nuk është i kënaqur me vendimin dhe paralajmëroi se do ta ankimoj vendimin, për të cilin vlerëson se së paku për…
Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka njoftuar se nga mesnata do të ketë ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës. Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për një denar për litër, ndërsa nafta dhe vaji ekstra i lehtë do të jenë më të lira për gjysmë denari përcjell INA. Çmimet e reja që do të hyjnë në fuqi nga mesnata janë: Benzina BS-95: 74,0 den/l Benzina BS-98: 75,0 den/l Nafta: 68,0 den/l Vaji ekstra i lehtë: 67,5 den/l Vendimi i KRRE-së pason ndryshimet e fundit në bursat…

