Author: Hamdi Kumanova

Udhëheqësia e BDI-së nuk do të kalonte as vettingun për roje të një kooperative bujqësore, e lëre më vettingun për luftën kundër korrupsionit apo për luftën kundër bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete. Sa herë që BDI nuk di si të mbrohet nga pyetjet e opinionit publik për kriminalitetin e njerëzve udhëheqës në parti, e rikthen nga harresa temën e vjetër – vettingun. Ata mendojnë se nëse bërtasin me zë të lartë dhe shpesh për vetting, njerëzit do të harrojnë se çfarë kriminelësh janë. Sa herë që kapen ngushtë, sa herë që opinioni mëson për aferat e tyre kriminale, marrëveshjet korruptive dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit të cilët kërkuan heqjen e masës arrest me burg shpallur ndaj tyre në prill të këtij viti. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, vendimi u dha nga kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sander Simoni e Sokol Binaj. Të dy të arrestuarit për të cilët SPAK nuk i ka mbyllur ende hetimet, dyshohen se ndërhynë në sistemet kompjuterike të SPAK në kuadër të grupit kriminal. Por deri më tani nën masën arrest në burg janë vetëm dy persona dhe pavarësisht se ka dyshime për grup kriminal…

Lexo më Shumë

Janë lënë të lirë me vendim të prokurores Esmeralda Basho, drejtori teknik i kompanisë “Delvina Gas”, Luan Metaj, dhe inxhinieri Elton Malkaj, të cilët u arrestuan një ditë më parë nga policia nën akuzën e ndërtimit të një impianti gazi pa leje në pronë publike. Sipas njoftimit zyrtar që policia e Vlorës bëri dje thuhet se, ‘gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me IKMT dhe Inspektoratin e Mjedisit, u konstatua ndërtimi i një impianti gazi në territor publik, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi të miratuar nga autoritetet përkatëse. Në përfundim…

Lexo më Shumë

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga Spanja në Shqipëri – për pushime të përballueshme, shkruan Sarah Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Independent”. Shumica e turistëve britanikë do të donin të eksploronin destinacione të reja dhe në zhvillim, në vend të destinacioneve të njohura, të mbipopulluara dhe të shtrenjta për pushime. Për fat të mirë, ka mjaft mundësi për të zgjedhur nëse doni të kurseni para pa bërë kompromis me diellin apo cilësinë e përvojave. Shqipëria: Vendi më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë thirrje sërish që të pezullohet deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë. Rafuna në “Interaktiv” të KTV-së tha se ka shumë pasiguri te bizneset. Ai ka thënë se nuk janë kundër daljes në treg të lirë të energjisë, por thotë se tregu nuk është i përgatitur ende për këtë. Ka thënë se ka mungesë të ofertave. Rafuna ka thënë se bizneset ende nuk i kanë marrë faturat për dy muaj sa janë…

Lexo më Shumë

Qeveria e majtë e Spanjës miratoi të martën një reformë për të zgjatur lejen prindërore të paguar nga 16 në 19 javë për prind, një veprim që synon rritjen e mbështetjes familjare dhe barazisë gjinore. Sipas rregullave të reja të miratuara nga kabineti, çdo prind ka të drejtë për 17 javë leje të paguar të patransferueshme gjatë vitit të parë të fëmijës së tyre, gjashtë prej të cilave duhet të merren menjëherë pas lindjes ose birësimit. Dy javë shtesë mund të merren në çdo kohë para se fëmija të mbushë tetë vjeç. Familjet me një prind të vetëm — rreth…

Lexo më Shumë

Rei Manaj u bë zyrtarisht lojtar i Sharjah FC, duke i surprizuar të gjithë me zgjedhjen e tij. rei manaj Sulmuesi lushnjar ka firmosur për dy vite. Teksa është raportuar se Sivaspor do fitojë 2 milionë euro nga kjo lëvizje. Nga ana tjetër Manaj do të përfitojë një pagë të majme, plot 2.5 milionë euro në sezon, që e bën rrjedhimisht një nga më të paguarit e Kombëtares. Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Manaj do të drejtohet nga një trajner serb. Bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Kurt Gostentschnigg  Si mund të përmblidhen gjashtë vite qëndrim në Shqipëri në vetëm pak faqe, pa mbetur në sipërfaqen e gjërave? Po e provoj. Për orientim biografik: dy muaj me bursë doktorature në fund të vitit 1992, katër muaj me po këtë bursë në vitin 1993. Pastaj gjashtë vite si lektor në Universitetin e Tiranës, 1993-1995 në Departamentin e Gjuhës Gjermane dhe 1996-2000 në Departamentin e Historisë. Kisha ardhur në Tiranë me bronkit kronik dhe më duhej të shkruaja disertacionin krahas punës si lektor. Për orientim politik: koha e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, e firmave piramidale, e trazirave si…

Lexo më Shumë

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në Ukrainë si pasojë e sulmeve ajrore ruse gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, sipas autoriteteve lokale. Mes objektivave të goditur ishin një burg dhe një spital, me viktima të shumta në disa rajone të vendit. Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në institucionin penal të Bilenke-s, në rajonin jugor të Zaporizhzhia-s, ku u vranë 16 të burgosur dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë, raporton BBC. Në një tjetër sulm në Kharkiv, në verilindje të vendit, pesë persona u vranë teksa prisnin ndihma humanitare. Po ashtu, tre persona u vranë…

Lexo më Shumë

Për shkak të acarimeve të vazhdueshme politike mbi gjysmëshekullore midis qeverisë komuniste shqiptare dhe asaj britanike, megjithëse kohët kanë ndryshuar, ende sundon harresa mbi kontributin e trupave të aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm në mbështetjen e partizanëve dhe nacionalistëve shqiptarë, por duke dhënë dhe jetën e tyre në fushëbeteja, për çlirimin e dy qyteteve të Shqipërisë. “Është e vërtetë që britanikët kanë marrë pjesë në betejat që çuan në çlirimin e Himarës dhe të Sarandës”, – thotë Tahir Çobani, ish-partizan, që tani po shkruan një libër për ngjarjet e atyre viteve. “Unë kam marrë pjesë në ato…

Lexo më Shumë

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute. Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së. Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara…

Lexo më Shumë

Më shumë se 1.9 milion njerëzve u është kërkuar të evakuohen në Japoni. Rreth 10,500 prej këtyre njerëzve janë në Hokkaido, ku pamjet e mediave lokale tregojnë njerëz që mblidhen në një çati. Disa u mblodhën gjithashtu në një observator me pamje nga plazhi në Chiba, në jug të Tokios. Autoritetet kanë vazhduar t’u bëjnë thirrje banorëve në bregdetin lindor të Japonisë që të evakuohen në vende më të larta. Dhjetëra valë janë vërejtur përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë. Paralajmërimet për evakuim tani shtrihen në qindra kilometra/milje përgjatë bregdetit të saj të Paqësorit – nga Hokkaido në veri deri…

Lexo më Shumë