Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Hristijan Mikcoski thotë se koalicioni qeverisës është i gatshëm të miratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që tashmë janë parashtruar në Kuvend, përcjell TV21. Mickoski thotë se edhe pse kishte harmonizim mes partive politike për këtë çështje, një parti ka ndryshuar mendimin, ndërsa thekson se Rregullorja për Punë në Kuvend mundëson filibastering nga ana e partive politike. “Me fjalë të tjera, nuk duan të miratohet ky Kod Zgjedhor. Por nëse ka vullnet politik, ne si koalicion qeverisës jemi absolutisht të gatshëm që nesër të vendoset kjo pikë në rend të ditës dhe të përfundojë kjo. Edhe pse do ta…

Lexo më Shumë

VLEN serish sot ka akuzuar kandidatin e BDI-së për Çairin Bujar Osmanin, për punë të paligjshme derisa ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën 2008-2011. “Në karrierën e tij politike, Bujar Osmani gjithmonë është kujdesur vetëm për pozicionin dhe avancimin e tij personal, por kurrë për interesat e qytetarëve. Nuk jemi të vetmit që e pohojmë këtë, kjo konfirmohet edhe nga institucionet zyrtare të shtetit siç është Enti Shtetëror i Revizionit i cili ka përgatitur disa raporte negative për punën e tij. Vlen kujton se raporti konstatonte përdorim të paligjshëm të automjeteve zyrtare, servisim i automjeteve pa prova, punësime…

Lexo më Shumë

Këshilli i Komunës së Tetovës i dha dritë jeshile ndërtimit të objektit të ri për zjarrfikësit në bllokun urban 75. Objekti i ri do mundësonte kushte më të mira për zjarrfikësit të cilët janë të vendosur në një objekt tejet të vjetër, por edhe me një dalje e cila gjithnjë krijon vonesa për ta, shkruan Alsat. “Në bazë të këtij plani detal urbanistik, do të krijohen kushte më të mira për zjarrfikësit, sepse hangari ku parkohen kamionët e zjarrfikësve, nuk është mirë i izoluar dhe në kohë dimri e kanë problem mbajtjen e rezervuarve me ujë që është e…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler iu bashkua shefit të Shtabit të Armatës së RMV-së, Sashko Lafçiski, dhe zyrtarëve të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së, në vizitën në Vermont, që u organizua nga Garda Kombëtare e Vermontit. “Në shenjë të më shumë se tre dekadave të Programit të Partneritetit Shtetëror Vermont–Maqedoni e Veriut, kjo vizitë theksoi forcën e qëndrueshme të bashkëpunimit tonë ushtarak. Nga trajnime të përbashkëta dhe iniciativa të mbrojtjes, deri te koordinimi i përgjigjes ndaj fatkeqësive, partneriteti ynë vazhdon të zhvillohet dhe të forcohet. Delegacioni u takua me përfaqësues ushtarakë dhe shtetërorë, si dhe me…

Lexo më Shumë

Familjarët e 46 vjeçarit nga Tetova që dje humbi jetën pas një gjuajtje me armë në Tetovë kanë njoftuar se varimi i të njejtit do të bëhet sot në varezat e fshatit Reçicë e Vogël pas namazit të drekës, thuhet në njoftimin e familjes. Ina lilahi we inna ilejhi raxhiun “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”. Sot ndëroi jetë vëllai im “Fatmir Rexhepi” Vorimi do të bëhet 11.08.25 (e hënë), te varezat në Reçic të vogël, pas namazit të drekës. Allahu e mëshiroftë dhe me xhenetul firdeus e gradoft! Amin!

Lexo më Shumë

Është paradoksale që kryeministri flet për “moskthim në vitin 2001”, ndërkohë që çdo ditë e praktikës qeverisëse së tij është kthim prapa në kohë: tek diskriminimi, majorizimi, përjashtimi dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. Përkujtesa e vitit 2001 nuk është “temë e vjetër”, ajo është kujtesë për çmimin që qytetarët paguan për barazi dhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila sot po shkelet hapur nga qeveria aktuale. Në vend se të na japë leksione se për çfarë duhet të flasim, kryeministri duhet t’u tregojë qytetarëve pse: • shfuqizoi ne mënyrë antikushtetuese përfaqësimin e…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, ka shpërndarë një video material në rrjetin social Facebook, duke u ndalur para shkollës fillore “7 Marsi” në Çair – institucionin ku ai kaloi katër nga vitet më formuese të fëmijërisë së tij, nga klasa e katërt deri në klasën e tetë. Osmani rikujtoi përvojën e tij si nxënës në këtë shkollë, duke theksuar rëndësinë që ajo ka pasur në formimin e karakterit të tij dhe në rrugën drejt edukimit dhe suksesit. Ai u shpreh: “Katër vitet më formuese të jetës i kalova në këtë…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,06 % në raport me vendimin e datës 04.08.2025 Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) ulet për 1,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar procedurën e tenderimit për blerjen e targave për automjetet zyrtare, për shkak të ankesave që aktualisht po shqyrtohen nga Komisioni Shtetëror për Ankesa. Paralelisht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të gjitha automjetet zyrtare të pajisen me targa speciale me ngjyrë, me shumë gjasa të kuqe, deri më 15 shtator 2025, me qëllim rritjen e transparencës dhe parandalimin e abuzimeve. Gjithashtu, do të krijohet një regjistër i posaçëm i automjeteve shtetërore, i cili do të mundësojë evidencë të saktë për vendndodhjen dhe përdorimin e çdo automjeti zyrtar.

Lexo më Shumë

Pasi MPB pranoi fajësinë dhe u konfirmua ajo që thoshte LSDM, se kreu i Departamentit të Policisë së Demir Hisarit, Robert Martinovski, veproi në mënyrë të paligjshme, Ministri Pançe Toshkovski nuk duhet të përpiqet ta fshehë rastin, akuzojnë sot nga LSDM. “Nuk mjafton thjesht të zhvillohet një procedurë para kontrollit të brendshëm. Toshkovski është i detyruar të ngrejë menjëherë kallëzim penal dhe të sigurojë që kreu të ndiqet penalisht para drejtësisë. Nuk ka vend për justifikime. E njëjta gjë vlen edhe për Prokurorinë Themelore Publike, e cila duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare dhe të ndjekë penalisht kreun…

Lexo më Shumë

Banka Popullore propozon që qytetarët të kenë të drejtën për katër tërheqje falas në muaj nga bankomatët e bankave të tjera, me vlerë deri në 2.000 denarë për transaksion. Sipas guvernatorit Trajko Slaveski, synimi është të sigurohet qasje më e lehtë në para të gatshme për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën bankë kanë llogari. Masa parashikohet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026. “Paratë e gatshme do të vazhdojnë të përdoren nga shumica e qytetarëve, edhe pse në sasi më të vogël. Rekomandohet që secili të ketë para të gatshme për nevojat bazë për një periudhë…

Lexo më Shumë