Author: Hamdi Kumanova

UNIBanka AD Shkup do të kryejë emetimin e katërt të obligacioneve të përhershme nëpërmjet një oferte private, pas miratimit nga Komisioni për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të emetohen 5.000 obligacione të përhershme me vlerë nominale individuale prej 1.000 euro dhe vlerë totale nominale prej 5.000.000 euro. Obligacionet do të kenë një normë fikse interesi prej 6% në vit, e cila do të paguhet çdo gjashtë muaj. Nëpërmjet emetimit të këtij instrumenti financiar kapital, Banka do të rrisë më tej potencialin e saj për mbështetje kreditore ndaj klientëve të saj, si personat juridikë ashtu edhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko, theksoi se nevojitet një Kod i ri Zgjedhor dhe se ky është vendimi përfundimtar i Kuvendit dhe partive politike. “Që nga viti 2006, në Ligj janë bërë më shumë se 30 ndryshime dhe plotësime në 19 vjet. Problemi më i madh me të cilin po përballemi është në fakt vetë ligji. Nevojitet një Kod Zgjedhor krejtësisht i ri i miratuar në kohën e duhur, ku të gjithë palët e interesuara në procesin zgjedhor do të marrin pjesë dhe do të japin sugjerimet, përvojat dhe diskutimet e tyre interaktive me publikun ekspert. …

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e një mase ajrore shumë të nxehtë nga jugu, përkatësisht nga Afrika, në Republikën e Maqedonisë do të vazhdojë moti i qëndrueshëm, i thatë, me diell dhe shumë i nxehtë, me shfaqje të herëpashershme të vranësirave të pakta lokale. Herë pas here do të fryjë erë nga drejtimi lindor dhe verilindor. Në Shkup dhe rrethinë, moti po ashtu do të mbetet i qëndrueshëm, i thatë, shumë i nxehtë dhe me diell, me vranësira të pakta lokale. Herë pas here do të fryjë erë nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperaturat e ajrit do të jenë shumë të…

Lexo më Shumë

Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon. Sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022. Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla në periudhën 2013-2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Këto nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por është një kambanë alarmi për të ardhmen e shoqërive tona. Rënia e natalitetit, emigracionit drejt vendeve perëndimore dhe rrjedhimisht edhe…

Lexo më Shumë

Ish-lojtari kuqezi sot është kryetar bashkie i Tbilisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë së tij: “Më jep të njëjtën gëzim si kur fitoja Champions-in me Milanin”. Dhe për djalin Levan: “Më ngjan shumë, mund të bëhet më i fortë se unë”. Ish-kampion i Europës me Milanin e Ancelottit, kryetar bashkie i një kryeqyteti, Tbilisi, që në zgjedhjet e tetorit kandidon për mandatin e tretë radhazi, baba i një futbollisti që i ngjan dhe që mban emrin (Levan) e vëllait të tij, i rrëmbyer në vitin 2002 dhe i gjetur i vdekur disa vite më vonë. Të intervistosh Kakhaber Kaladzen është e lehtë:…

Lexo më Shumë

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete. “Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka deklaruar Ahmeti. Edhe drejtori i Klinikës Emergjente,…

Lexo më Shumë

I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës. Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte të shpërthente në flakë, shkruan Euronews.al,. Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të…

Lexo më Shumë

Moderatori i njohur i emisionit “Koha për tu zgjuar” në News24, në një status në facebook ka ironizuar kreun e aksionit të plaçkitjes së ambienteve të televizionit News24, Ardi Veliu, duke iu drejtuar përmes një statusi në facebook. Gazetari shkruan se në dollapin nr.3 ka 6-7 xhaketa dhe ca kollare të bukura që nuk do të donte t’ia hidhnin. balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe Fillimi > -Kronikë Policia ushtarake plaçkiti News24, gazetari ironizon Ardi Veliun: Më kthe kostumet dhe kollaret se kompjuterin ti s’di ta përdorësh! 12 Gusht, 2025 07:43 Ardi Veliu Te News24 Madhësia e tekstit:…

Lexo më Shumë

Nga komuna e Tetovës njoftojnë se pishina e qytetit do të punojë edhe gjatë të dielave. Pishina do të funksionojë nga ora 10:00 deri në ora 18:00. “Njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës dhe zonave përreth se Pishina e Qytetit do të funksionojë me orar të ri, me qëllim që të ofrojë më shumë mundësi për relaksim dhe freski gjatë ditëve të verës. Nga tani, pishina do të jetë e hapur edhe ditën e diel, nga ora 10:00 deri në ora 18:00. Çmimi i hyrjes: 150 denarë për orë. Ftojmë të gjithë qytetarët, familjet dhe të rinjtë të shfrytëzojnë këtë…

Lexo më Shumë

“Kujtojmë se këtij procesi i ka paraprirë një masë e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e ndjekur më pas nga një vendim përfundimtar i së njëjtës institucion me të cilin ndalohej zbatimi i akteve dhe veprimeve individuale. Për më tepër, pavarësisht masës së përkohshme, Oda ka vazhduar me edukimin e vazhdueshëm. Paralelisht, në mbështetje të këtij vendimi është edhe raporti i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, shkruan në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë, siç shtohet më tej, për këtë qëllim kishte formuar dy komisione për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së Odës dhe në të…

Lexo më Shumë

Policia arrestoi tre persona të dyshuar për vrasjen e djeshme në Tetovë, ku i vdekur mbeti një 46-vjeçar dhe katër të tjerë u plagosën. Arrestimi ka ardhur pas bastisjes në shtëpitë e tyre familjare në fshatin Gajre. “Lidhur me shkëmbimin e zjarrit të djeshëm me armë në Tetovë, ju njoftojmë se tre persona janë privuar nga liria. Gjatë kontrollit dhe bastisjeve në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, janë gjetur objekte me interes për hetimin. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit dhe gjetjen e objekteve dhe personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), me qëllim informimin në kohë dhe në mënyrë transparente të institucioneve shtetërore, partive politike, pjesëmarrësve në procesin zgjedhor dhe opinionit publik, ka bërë të ditura ndalimet dhe kufizimet që vlejnë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve lokale 2025 në Maqedoninë e Veriut, deri në përfundimin dhe konstituimin e këshillave komunalë dhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ndalimet kryesore për periudhën zgjedhore janë: 1. Investime dhe pagesa të reja – Ndalohet nisja e projekteve të reja infrastrukturore me fonde publike ose kapital shtetëror, pagesa të jashtëzakonshme nga buxheti, nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive, si…

Lexo më Shumë