Author: Hamdi Kumanova

Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër tetë personave për pjesëmarrje në rrahjen masive që ndodhi në rrugën “Sllavej Planina” më 16 gusht të këtij viti. Njëri nga tetë personat akuzohet për tentativë për të kryer vepër penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19, një për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor, që është e dënueshme sipas nenit 131 paragrafi 1, ndërsa gjashtë dyshohen për vepër penale – Pjesëmarrje në rrahje sipas nenit 132 paragrafi 1 të Kodit Penal. Siç theksohet në kumtesën e lëshuar nga Prokuroria Publike, përleshja…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se qeveria do të marrë vendime të papritura në ditët e ardhshme si përgjigje ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin. Në një mesazh televiziv, ai tha se situata aktuale po sfidon ekzistencën e shtetit dhe qetësinë publike. “Në tri ditët e ardhshme mund të duket sikur shteti nuk ekziston më, sikur jemi mposhtur, por pas kësaj do të tregojmë vendosmërinë tonë për të rikthyer paqen, rendin dhe stabilitetin në vend.” -deklaroi Vuçiç. Presidenti theksoi se reagimi i qeverisë do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga herët e kaluara, duke…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan ka dhënë sërish mesazhe lidhur me situatën e luftës në Ukrainës, duke iu drejtuar edhe presidentit Zelensky se ai nëse dëshiron mund të përfundojë luftën apo ta vazhdojë atë. Ky reagim vjen para takimit që do të mbahet këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë, mes Trump dhe Zelenskyt, ku të pranishëm do të jenë edhe liderë europianë. “Presidenti Zelensky i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump.

Lexo më Shumë

„Çairi sot është një nga komunat më jotransparente në Maqedoni. Korrupsioni dhe nepotizmi e ngulfatin zhvillimin, ndërsa komuna është e uzurpuar nga ata që e udhëheqin. Në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, ata punojnë për interesat e tyre,“ – theksoi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani. „Sot jam këtu për të dhënë fjalën se kjo merr fund pas ndryshimit të pushtetit më 19 tetor. Nga më jotransparentja, Komuna e Çairit do të jetë në pesë komunat e para për transparencë,“ – porositi Osmani. Ai theksoi se fjalët boshe ua lë kundërshtarëve të tij politikë, ndërsa ai…

Lexo më Shumë

Në kulmin e sezonit turistik, lumi Vardar që përshkon kryeqytetin është kthyer në një tablo alarmante ekologjike. Shtrati i lumit është i mbushur me mbeturina dhe objekte të hedhura, nga dritare e dyer të vjetra, rroba e mobilje, deri te qeset e mbeturinat tjera që notojnë përgjatë urave dhe brigjeve, shkruan PressOnline.al Për vite të tëra, pamja është e njëjtë: ndotje masive dhe mungesë reagimi nga autoritetet komunale, as me gjoba për ndotësit, as me pastrime sistematike të shtratit të lumit. Ndërkohë, qytetarë të ndërgjegjshëm po marrin situatën në dorë. Aktivisti Aleksandar Tortevski së bashku me disa…

Lexo më Shumë

Një serb është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Siç njoftoi Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për krime të kryera më 6 prill 1999, në komunën e Vushtrrisë, rajoni i Mitrovicës. I arrestuari është Sinisa Spasiq, i cili sipas hetimeve ka shërbyer si rezervist aktiv në MUP-in serb. Arrestimi është bërë nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e…

Lexo më Shumë

Sot në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip do të mbahet ceremonia qendrore me rastin e 33-vjetorit të Ushtrisë së Maqedonisë. Ngjarja do të shënohet me një program solemn dhe praninë e përfaqësuesve më të lartë shtetërorë e ushtarakë. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski dhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, do t’i drejtohen të pranishmëve me fjalime rasti. Po ashtu, do të bëhet betimi i 26 nëntogerëve dhe 149 nënoficerëve të rinj. Presidentja Siljanovska-Davkova do ta dekorojë Qendrën për Trajnimin e kadetëve dhe oficerëve me “Urdhrin për Merita…

Lexo më Shumë

Kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale do të mund të kandidojnë me vetëm dy nënshkrime nga zgjedhësit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi Rregulloren e re, pas dështimit të Kuvendit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor lidhur me këtë çështje. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, megjithëse mendon se kandidatët e pavarur duhet të kenë të drejtë të paraqiten edhe pa nënshkrime, tha se do ta mbështesë rregulloren, duke theksuar se procesi zgjedhor nuk mund të vonohet apo të ndalet. Sipas anëtarit të KSHZ-së, Aleksandar Dashteski, nënshkrimet do të mblidhen në degët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, duke nisur 10…

Lexo më Shumë

VLEN ua kujton qytetarëve se ata që sot duan të japin “mësime” për kulturën, janë pikërisht ata që për 22 vite mashtruan shqiptarët me Bibliotekën dhe Teatrin e Tetovës. Ish-zyrtarë të BDI-së kanë manipuluar dokumente dhe procedura për marrëveshje publike, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe përfituar mbi 13 milionë euro nga ndërtimi i këtyre institucioneve, një tradhti e rëndë ndaj interesit kombëtar. Ndërkohë, me ardhjen e VLEN-it në qeverisje, për herë të parë në dekada, kultura shqiptare po njeh arritje të prekshme: U zgjidh problemi i shumëvjeçar i punësimit të anëtarëve të Ansamblit Shqiptar, të lënë në…

Lexo më Shumë

Shoqata e Inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (IRM) ka paraqitur një nismë deri te Gjykata Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 31 nga Rregullat për furnizim me energji elektrike dhe rishikimin e pjesëve të nenit 185 nga Ligji i ri për energjetikë. Arsyeja, siç theksojnë nga IRM, është praktika e vazhdueshme e lëshimit të të ashtuquajturave “fatura paushalle për rrymë”, megjithëse që nga 29 maji 2025 ligji kërkon që faturat të bazohen ekskluzivisht në konsumin real të matur përmes leximit të matësve. Në faturat e EVN-së është vendosur një kolonë e titulluar “Metoda e leximit të matësit: O = Leximi;…

Lexo më Shumë

Presidenti Trump do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë të hënën, pas takimit të tij kontrovers me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska të premten. Zelensky ka njoftuar se ka mbërritur në Uashington, ndërsa ka thënë se do të takohet me Trump dhe me udhëheqësit evropianë. “Jam mirënjohës ndaj @POTUS për ftesën. Ne të gjithë ndajmë një dëshirë të fortë për ta përfunduar këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri. Dhe paqja duhet të jetë e qëndrueshme”, tha Zelensky në një postim në platformën sociale X të dielën vonë në mbrëmje. Presidentja e…

Lexo më Shumë

Një grua e moshës 32 vjeçare dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga vjehrri i saj 62 vjeçar dhe kunata e moshës 20 vjeçare. Sipas një njoftimi për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në Ferizaj. Tutje në raport thuhet se si pasojë, viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe ajo ka pranuar tretman mjekësor. “Lëndimi i lehtë trupor dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ në Ferizaj. Më datën 17.08.2025, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar për një…

Lexo më Shumë