Author: Hamdi Kumanova

Më 18 gusht 2025, rreth orës 20:30, në Stacionin Policor të Tetovës është paraqitur një rast dhune ndaj një të mituri. Denoncuesja E.A. (58) nga fshati Trebosh ka raportuar se nipi i saj është sulmuar fizikisht nga personi përgjegjës në një park argëtimi në Tetovë. Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për hapjen e masës së re nga Plani Operativ 2025, e cila synon krijimin e vendeve të reja pune përmes investimeve të gjelbra. “Kjo masë siguron më shumë punësime, e nxit konkurrueshmërinë e kompanive vendore dhe e përshpejton kalimin drejt ekonomisë së gjelbër”, shkruan Durmishi. Sipas tij, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të sektorit privat do të mund të aplikojnë për grante të pakthyeshme nga 250.000 deri në 750.000 denarë. Kushti kryesor është hapja e vendeve të reja pune dhe investimi në teknologji, produkte…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në dy raste të ndryshme, kanë kapur drogë në Koçan. Nga MPB shtojnë se të ndaluarit janë mbajtur në stacion policor dhe në bashkëpunim me prokurorin publik është zhvilluar bisedë zyrtare me ta, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse. “Më 18.08.2025, rreth orës 15:40 në Koçan, policia arrestoi B.D. (22) nga Koçani. Në zonën industriale, gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit BMW me targa të Koçanit që ai drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, një grimcues i mbushur…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum në fund të shtatorit. Këtë e tha ai më 18 gusht në një konferencë për media në Banja Llukë, në të cilën kryeministri i entitetit, Radovan Vishkoviq, dha dorëheqje. Shpallja e referendumit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës (KQZ) ia hoqi Dodikut mandatin për postin e presidentit të Republikës Sërpska. Dodik kërkon që për këtë çështje të shprehen qytetarët. Vendimi i KQZ-së u mor pak ditë pasi Gjykata e Bosnjës, në fillim të gushtit,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Bon Air në Anderlecht të dielën në mbrëmje. Noel, një burrë 56-vjeçar me origjinë shqiptare dhe menaxher i njohur i kafenesë “La Maison Haute”, u vra me gjakftohtësi rreth orës 20:30 nga qiramarrësi i tij. Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe hidhërim të thellë në komunitetin lokal. Dëshmitarët raportojnë të paktën katër të shtëna në vendngjarje. Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar dhe kanë përjashtuar për momentin lidhjet me trafik droge, duke theksuar se shkaku mund të ketë qenë një konflikt personal. “Ishte njeri i…

Lexo më Shumë

Marcus Rashford ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij te Barcelona në një intervistë të përbashkët me SPORT dhe El Periodico, për herë të parë me mediat spanjolle që kur iu bashkua klubit këtë verë. Sulmuesi britanik shfaq optimizmin e tij për sezonin e ri dhe besimin se Barça ka potencialin për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. “Ky ekip ka themelet për ta arritur këtë; përndryshe, nuk do të kishin fituar tre trofe sezonin e kaluar. Mentaliteti dhe motivimi janë të lartë; nuk shoh asnjë arsye për të mos fituar çdo trofe për të…

Lexo më Shumë

Më 18 gusht 2025, në orën 06:00, policia nga DPB Vallandovë dhe Stacioni Policor i Gjevgjelisë kanë arrestuar E.A. (39) nga fshati Kazandol. Gjatë kontrollit në banesën dhe ambientet ndihmëse të tij, i kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Gjevgjelisë, ai u kap me 11 bimë Cannabis sativa, një karabinë replikë, fishekë me kalibër 7.9 mm, një bombë dore e vjetër, një çantë dhe disa qese me marihuanë, si dhe sende të tjera me mbetje të marihuanës. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet padia përkatëse.

Lexo më Shumë

Te Milan ka antkh për të mësuar gjendjen e sulmuesit Rafael Leao, i dëmtuar në ndeshjen e Kupës së Italisë. Prania e tij në fushë në takimin kundër Kremonezes është në dyshim. Testet mjekësore janë planifikuar për të përcaktuar shkallën e dëmtimit në pulpë që sulmuesi portugez pësoi të dielën. Ka disa shqetësime, megjithëse nuk ka gjasa të jetë diçka veçanërisht serioze. Natyrisht, stafi mjekësor i Milanit nuk dëshiron të marrë rreziqe, kështu që edhe nëse lind një problem i vogël, Leao do të kursehet për ndeshjen hapëse të Serie A të së shtunës. Sot, do të dihet…

Lexo më Shumë

Edon Zhegrova është kthyer në fiksim për Juventusin. Klubi italian vijon negociatat me Lill-ën për blerjen e kartonit të futbollistit shqiptar. Për këtë duhet fituar gara me Olimpik Marsej. Klubi francez i njeh mjaft mirë cilësitë e Zhegrovës dhe nuk mund të mungonte në garë, pasi sulmuesi qëndron si dëshirë prej kohësh. Largimi nga Lil ndërkohë është i pashmangshëm. Duke pasur edhe vetëm 1 vit të mbetur kontratë, si edhe në mungesë të rinovimit, Lil nuk mund t’i rezistojë ofertave. Zhegrova nuk luan prej kohësh me Lill-ën. Dhe do të jetë garë mes Juves dhe Marsejës për të…

Lexo më Shumë

Mjeku i njohur i zemrës dr. Sashko Kedev në emisionin “Stadion” të Kanal 77 ka shpalosur një skandal të madh ku sipas tij në disa klinika private operohen pacient të cilët nuk kanë nevoj as për stend e lëre me për operacione por ata shkojnë në operacion pa asnjë nevoj, imagjinoni hapin krahërorin pa nevoj tha dr. Kedev, përcjellë Top24 Dr. Kedev më tej shton se qëllimi i këtyre klinikave është ana materiale dhe për asnjë moment nuk jepet llogari për shëndetin e pacientëve dhe këtu mendoj se duhet të veproj ministria e shëndetësisë dhe fondi i sigurimit shëndetësor…

Lexo më Shumë

VLEN akuzon BDI-në dhe aleatët e saj e kanë shndërruar politikën në një lojë logosh dhe ngjyrash. “Herë shpallen Front Evropian, herë Front Kombëtar, sot me emrin AKI, çdo ditë një identitet i ri, vetëm e vetëm për ta fshehur krizën e brendshme dhe dështimet 23-vjeçare. Ky është tregues i qartë i një partie që nuk e di kush është dhe ku po shkon. Një ditë ngjyra e gjelbër, ditën tjetër e kaltër, por në çdo rast, qytetarët i shohin të njëjtët njerëz, me të njëjtat dështime dhe me të njëjtin korrupsion. Ndërkohë, nga “Fronti” i tyre…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më datë 18.08.2025 rreth orës 23:10 në fshatin Zajas, Kërçovë, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Kërçovë kanë privuar nga liria F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy nga fshati Zajas. Pas një denoncimi paraprak se Sh.Z. i ishte kërcënuar bashkëshortes së tij, me pëlqimin e tyre, zyrtarët policorë kanë hyrë në shtëpinë e tyre dhe kanë kryer kontroll. Gjatë kontrollit, te Sh.Z. janë gjetur fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa te F.Z. janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Personat janë shoqëruar në stacion policor dhe…

Lexo më Shumë