Author: Hamdi Kumanova

Interesi i Al Hilal për drejtorin sportiv të Interit, Piero Auzilio nuk është më thjesht një thashethem, por konkret. “Corriere dello Sport” raporton se klubi saudit, i udhëhequr nga Simone Inzagi prej tre muajsh, ka paraqitur një ofertë prej 3 milionë eurosh në sezon, afërsisht tre herë më e lartë se paga e tij aktuale me mundësinë e sjelljes së asistentit të tij Dario Baccin në Riad. Kjo ofertë e rëndësishme rrjedh nga dëshira e trajnerit për të rikrijuar një ekip kryesor që çoi në sezone shumë të suksesshme te Interi dhe kanale të konsoliduara transferimesh në Europë, thelbësore për…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk ka pasur kurrë një qeveri më anti-Marrëveshjes së Ohrit, më anti-integrimit europian dhe më nën diktatin e botës serbe sesa kjo që po udhëheq sot vendin. Qëndrimet publike të përfaqësuesve të qeverisë kundër Marrëveshjes së Ohrit fatkeqësisht janë shndërruar në praktikë. Të thuash se ‘është koha për shfuqizimin e shumicës së Badinterit’, një nga shtyllat kryesore të rendit kushtetues të vendit, nuk është rastësi. Për fat të keq, çdo ditë e më shumë po i jepet hapësirë partive politike apo politikanëve, të cilët kanë ide të rrezikshme dhe të cilët mendojnë se shtetet multietnike…

Lexo më Shumë

Qendra për menaxhim me kriza informoi se në territorin e vendin sot deri në orën 18:05 janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në hapësirë të hapur. Prej tyre, katër janë aktive, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa katër janë shuar plotësisht. “Zjarre aktive janë rapotuar në Prilep, në fshatin Radobill ku digjet vegjetacion i ulët dhe pyll, Vrapçishte, në fshatin Debreshtë dhe Zubovcë, ku digjet vegjetacion i ulët, Ohër, në fshatin Volinë dhe Likovë, në fshatin Orizare”, thonë nga QMK.

Lexo më Shumë

Arben Taravari sot është turpi më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni. Nga njeriu që dikur fliste për “ndryshim”, ai u shndërrua në shërbëtor të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, duke u kthyer në patericë të BDI-së “non grata”, partisë më të korruptuar dhe më të urryer nga shqiptarët. Taravari nuk e braktisi pushtetin për parime apo për interes të qytetarëve, por për pazare të pista personale. Investimi famëkeq “Gjoka” dhe marrëveshjet e errëta të tij e zbuluan plotësisht fytyrën e vërtetë: një politikan i gatshëm të shesë gjithçka për përfitim personal. Sot, Taravari është bashkëpunëtor…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimve verore ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, siç theksohet, koha e pritjes për hyrje është rreth 40 minuta, në vendkalimin kufitar Dojran koha e hyrjes është rreth 20 minuta, në vendkalimin kufitar Tabanocë koha e hyrjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prizren, ku një qytetar ka sulmuar zyrtarët policorë. Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2025, rreth orës 18:30, kur i dyshuari, shtetas kosovar, në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik, ka sulmuar policët. “Është arrestuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në shenjë revolte pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar zyrtarët policor”, thuhet në raportin e PK-së. Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Kavadarci ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër tre personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryes kanë kryer veprën penale – Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen, sipas nenit 131 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Të dyshuarit, dy prej të cilëve janë 27-vjeçarë dhe një 35-vjeçar, më 27 gusht rreth orës 05:00 të mëngjesit kanë pasur një debat verbal me viktimën brenda një kazinoje në Kavadarci. Më pas kanë dalë jashtë, ku e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë goditur me grushte dhe…

Lexo më Shumë

Ministri Toshkovski njoftoi se me ndryshimet e ligjit për siguri në komunikacion për të vënë në funskion kamerat që do të shërbejnë për projektin “Safe City”, do të hyjë në fuqi ndalesa e përdorimit të telefonëve për këmbësorët dhe për të gjithë ata që drejtojnë mjete motorike gjatë lëvizjes. “Hyn në fuqi ndalesa e përdorimit të mjeteve elektronike gjatë kohës kur drejtoni, biçikletë, moped, motor, trotinet, traktor dhe lloje të tjera të mjeteve motorike me përcaktim të gjobave adekuate. Ndalesë është paraparë edhe për këmbësorët gjatë ecjes, kalimit të rrugës po edhe gjatë lëvizjes në shteg të biçikletave në…

Lexo më Shumë

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së mbajti seancë në të cilin vendosi miratuan kandidaturat për kryetar komune në 11 komuna të tjera në të gjithë vendin. Më poshtë janë emrat e kandidatëve të LSDM-së për 11 komuna: 1. Butel – Olivera Livriniq 2. Veles – Maja Hesko 3. Gjevgjeli – Mile Atanasov 4. Delçevë – Dejan Glindzharski 5. Demir Kapi – Lazar Petrov 6. Konçe – Blagoj Iliev 7. Kratovë – Vlatko Spirovski 8. Krivogashtani – Igor Karavilovski 9. Makedonski Brod – Ivica Stojkovski 10. Rankovce – Daniel Krstevski 11.…

Lexo më Shumë

Më 27.08.2025, në orën 02:05, në SPB Shkup është raportuar se në territorin e Komunës Qendër është përfshirë nga flakët një veturë “Fiat” me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik. Nga zjarri janë kapluar edhe veturat tjera: “Chevrolet Aveo” me targa të Ohrit, në pronësi të M.I. (21) nga Ohri, “Fiat Punto” me targa të Shkupit, në pronësi të E.T. (20) nga Shkupi dhe një “Suzuki” me targa të Shkupit, në pronësi të S.M. (54) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri e Shkupit, ndërsa ekspertiza do të kryhet gjatë ditës.

Lexo më Shumë

Transporti publik urban në Shkup sot do të qarkullojë sipas itinerarit të së dielës për shkak të festës fetare të Shën Mërisë. NQP Shkup kumtoi se përjashtim do të bëjnë linjat: 11, 11а, 18а, 32, 47а, 51, 55, 55в, 56, 56а, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilët do të punojnë sipas itinerarit të së shtunës. Kujdestare do të jenë pikëpagesat dhe qendrat për personalizim në Qendrën e transportit dhe Tregun e Gjelbër. Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar të punës prej orës 10 deri në orën 20, me ç’rast prej orës…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se eksperienca e qytetarëve me VLEN-in në qeveri është e hidhur dhe dëshmon se ky koalicion ka humbur çdo legjitimitet për të kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të tetorit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, VLEN premtoi: Krijimin e ekipeve të përhershme ekspertësh për të sjellë investime ndërkombëtare në komunat shqiptare. Bashkëpunim ndërkomunal dhe krijimin e buxheteve të përbashkëta për projekte madhore infrastrukturore, mjedisore, shëndetësore dhe arsimore. Aplikim në fondet e BE-së për zhvillim ekonomik, teknologjik dhe infrastrukturor. Reformë administrative-territoriale, me zvogëlim të numrit të komunave, rritje të kompetencave…

Lexo më Shumë