Author: Hamdi Kumanova

Organizimi elektoral opozitar pati “çalesat e veta” në procesin zgjedhor të 11 majit. Ky është mendimi i kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë një interviste ai u shpreh se gjatë fushatës angazhimi politik i Berishës ishte maksimal, por nuk ndodhi e njëjta gjë me strukturat e PD-së në qarqe. Sipas tij, ka pasur një mungesë funksionimi organizativ i grupeve të kandidatëve që ishin në listën e hapur me ata në listën e mbyllur. “Dua ta theksoj në gjykimin tim dhe në bindjen time, qytetarët shqiptarë kanë qenë dhjetë hapa përpara strukturave së PD-së në dëshirën e tyre për të…

Lexo më Shumë

Një akt brutal dhune ka tronditur Tetovën. Mbi 20 tifozë të “Vojvoda” kanë sulmuar dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike, duke i rrahur barbarisht. Sipas viktimave, huliganët fillimisht i kanë fyer me sharje të rënda e më pas i kanë goditur pa pushim me grushte. Nga dhuna e ushtruar, nxënësit nuk mbajnë mend gjithçka që ka ndodhur. Sipas Tetova sot, të dy të miturit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të rënda. Njëri ka hundën e thyer plotësisht, ndërsa tjetri ka të thyer brinjët dhe krahun e majtë.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për aktin e fundit të dhunës brutale në Tetovë, ku mbi 20 huliganë të grupit “Vojvoda” kanë sulmuar barbarisht dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike. Ky sulm, i cili ka lënë pas dy të mitur me lëndime të rënda. njëri me hundë të thyer dhe tjetri me brinjë e krah të thyer, është dëshmi e një klime të papranueshme urrejtjeje etnike dhe tolerance institucionale ndaj huliganizmit, thuhet në reagimin e tyre. ”Kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike që të identifikohen…

Lexo më Shumë

Gjithsej 69 emra kanë mbledhur të paktën dy nënshkrimet e nevojshme për kandidim të pavarur për kryetar komune në zgjedhjet lokale, shkruan Alsat. Për kryetar, nënshkrime janë mbledhur gjithsej në 37 komuna, plus Qytetin e Shkupit. Më shumë nisma nga kandidatë të pavarur për kryetar janë regjistruar në Prilep, edhe atë shtatë, në Strugë pesë dhe në Demir Hisar pesë. Pesë emra që kanë mbledhur nënshkrimet janë në listën e nismave edhe për kryetar të Qytetit të Shkupit. Nga tre emra kandidatësh potencial që kanë dorëzuar nisma ka në Demir Kapi dhe Manastrit kurse në komuna të…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim në konferencën e sotme për shtyp reagoi ashpër ndaj deklaratave të Izet Mexhitit dhëna gjatë një vizite te një familje në Gazi Babë. “Izet Mexhiti mbrëmë edhe një herë tregoi se për të gënjeshtrat dhe manipulimet nuk kanë kufij”, deklaroi Reshat Ahmeti në konferencën për shtyp të BDI-së. “Ai pretendoi se për një vit qeverisje të VLEN janë punësuar dyfish më shumë shqiptarë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së BDI-së. Një gënjeshtër e tillë meriton të shënohet në Librin e Rekordeve Guinness”. Ahmeti theksoi se e vërteta është krejt ndryshe dhe se kur…

Lexo më Shumë

Ndriçimi publik është një nga parakushtet më të rëndësishme për një jetë dinjitoze dhe sigurinë e qytetarëve, por gjendja në Komunën e Çairit është alarmante, thotë kandidati për kryetar në Komunën e Çairit, Bujar Osmani. “Të tëra pjesë të rrugëve, parqeve dhe hapësirave publike janë lënë në errësirë. Nga Bit Pazari dhe rr. Xhon Kenedi, përmes Topanës, Çarshisë së Vjetër dhe Seravës, qytetarët tanë çdo mbrëmje lëvizin nëpër rrugë të pasigurta, në një atmosferë frike dhe pasigurie,” deklaroi Bujar Osmani. Ai theksoi se problemi nuk është vetëm teknik, por edhe thellësisht simbolik. “Kjo është simbol i moskujdesit dhe…

Lexo më Shumë

Sot në Qendrën rajonale në komunën Aerodrom është vendosur gurthemeli i një objekti të ri të shitjes me pakicë të kompanisë gjermane “Lidëll”. Objekti i ri i “Lidël” në një parcelë përgjatë bulevardit “Video Smilevski-Bato” do të përfshijë një sipërfaqe prej 3.438 metra katrorë me një sipërfaqe moderne shitjeje prej 1.200 metra katrorë dhe 57 vende parkimi. “Këto nuk janë vetëm numra, por një mesazh se kompania po hyn seriozisht në tregun e Maqedonisë së Veriut me një vizion për rritje dhe zhvillim afatgjatë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në ceremoni. Sipas Mickoskit, me këtë investim…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, në një letër zyrtare drejtuar kolegëve të tij, ministrave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), shpreh shqetësim për, siç thotë ai në të, refuzimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut për të zbatuar Marrëveshjen me Bullgarinë dhe për të përmbushur detyrimet e saj, të miratuara në nivel të Unionit. Letra e Georgievit, përveç ministrave të jashtëm të shteteve anëtare, i drejtohet gjithashtu Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kallas dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Në letër, Ministri i Jashtëm bullgar përcjell…

Lexo më Shumë

Subvencionimi i shujtës studentore ka mbetur i njëjtë tani e dy vite. Ndonëse shporta e konsumit është rritur dhe shpenzimet e jetesës janë shtrenjtuar, studentët për dy vite kanë marrë vetëm 140 denarë për shujtën ditore. Nga Kuvendi studentor kërkojnë që nga viti i ardhshëm ata të marrin 10 denarë më shumë, duke vlerësuar se kjo rritje modeste do të zbusë shpenzimet e tyre studentore. “Herën e fundit, shuma e subvencionimit të shujtës studentore është rritur në 2023 nga 120 në 140 denarë. Sipas ligjit, si trup nacional studentor që përfaqëson të gjithë studentët në këtë shtet kërkojmë që…

Lexo më Shumë

Letra e fundit nga Bullgaria, që akuzon Maqedoninë e Veriut dhe vë në pikëpyetje integrimin evropian, është dëshmi e hidhur e kapitullimit të plotë të qeverisë së VMRO-së dhe VLEN-it. Kjo qeveri ka zgjedhur heshtjen dhe nënshtrimin përballë krimit dhe nepotizmit. Me heshtjen e saj, ajo ka humbur shpresat e integrimit dhe ka rrënuar ardhmërinë e rinisë së këtij vendi. Në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, ajo e ka ulur kokën dhe e ka lënë vendin pa dinjitet. VMRO mashtron, VLEN justifikon – ndërsa qytetarët paguajnë çmimin me izolim dhe poshtërim ndërkombëtar. Na premtuan “rrugë të shpejtë…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, beson se nuk ka nevojë për deklaratë të re mbi vijat e kuqe të vendit për integrimin evropian, të cilën partia opozitare maqedonase, LSDM, njoftoi se do ta paraqesë. Siljanovska-Davkova sot nga Ohri u tha të gjitha partive politike të ulen në Kuvend dhe të bien dakord se si do të veprojnë jashtë vendit. “Pas kaq shumë vijave të bardha, të flasësh tani për vija të kuqe është absurde. Ne kemi një deklaratë, dhe jo vetëm një, por disa deklarata që i kemi miratuar në Parlament dhe ato nuk u respektuan. Ne as…

Lexo më Shumë

Zoran Jovanov, babai i Vasil Jovanovit, sot para Gjykatës Themelore Penale në Shkup deklaroi se nuk ndjehet fajtor dhe se nuk e kupton se për çka saktë akuzohet. Ai akuzohet për “rrezikim të sigurisë në komunikacion me veprim ose mjete të rrezikshme”, pas incidentit tragjik në të cilin djali i tij, duke drejtuar një automobil pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit, e privoi nga jeta një këmbësor. Prokurori Aleksandar Markovski thoshte se Jovanovi, përmes lëshimeve si prindër, ka kontribuuar për krijimin e situatës së rrezikshme. “Në këtë rast bëhet fjalë për një fakt – dashuria e babait…

Lexo më Shumë