Bayer Leverkusen ka një trajner të ri, dhe emri i tij është Kasper Hjulmand. Hjulmand është një trajner danez i lindur në vitin 1972, dhe mbërrin në Leverkusen pas një viti pa kontratë. Ai më parë drejtoi ekipin kombëtar danez për katër vjet, në 52 ndeshje. Ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar shumë herët për shkak të lëndimeve, kështu që shpejt kaloi në trajner. Ai punoi në Danimarkë me Lyngby dhe Nordsjaelland, dhe me këtë të fundit fitoi kampionatin danez në vitin 2012. Ai gjithashtu drejtoi shkurtimisht klubin gjerman Mainz, por nuk qëndroi atje për shumë kohë. Ai…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Shtetërore sot kumtoi se ka filluar ekspertiza në fabrikën “Makprogres” në Vinicë, ku në zjarrin janë djegur një linjë prodhuese dhe dy depo. “Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka filluar ekspertizën për zjarrin që shpërtheu në fabrikën “Makprogres-Vinçini” në Vinicë. Hetimi do të vazhdojë në ditët në vijim, pasi ende ka vatra të nxehta në disa nga depot e lëndëve të para dhe produkteve të gatshme. Janë vendosur automjete të zjarrikësve për të mbrojtur stacionin e gazit, i cili nuk u përfshi nga zjarri”, informojnë nga Prokuroria. Gjatë ditës së nesërme për ekspertizë në…
Komuna e Tetovës, përmes një demanti publik, ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi, i cili në një konferencë për shtyp ka pretenduar se rruga “Boris Kidriç” nuk posedon leje ndërtimi. Nga Komuna theksojnë se ky është një lajm i pavërtetë dhe se për rrugën në fjalë ekziston leje ndërtimi, e miratuar sipas të gjitha procedurave ligjore, duke përfshirë edhe vendimin e Këshillit Komunal. Në reagim, Komuna e Tetovës e cilëson daljen publike të Rexhepit si një përpjekje të dështuar për të tërhequr vëmendjen, në mungesë të një programi konkret dhe vizioni politik. Komuna…
Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO kanë uruar popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit, Ditën e Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e tyre për rrugën evropiane dhe euroatlantike të vendit. Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në platformën sociale të kompanisë amerikane X uroi popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit. “Urime popullit të Maqedonisë së Veriut për Ditën e Pavarësisë. Unë mbështes fuqishëm rrugën tuaj drejt bashkimit me unionin tonë. Ne jemi me ju në çdo hap të rrugës”, tha komisarja Kos. Gjithashtu edhe NATO ka ndarë një fotografi të një ushtari të…
Sot duhet të marrim një vendim – të mos e lëmë atdheun të shuhet në heshtje, por me të gjitha forcat të rikthejmë shpresën, gëzimin dhe buzëqeshjen e një fëmije në çdo shtëpi. Por në të njëjtën kohë, duhet të sjellim edhe shpresë. Qeveria e sheh këtë çështje si çështje të së ardhmes së kombit dhe për këtë arsye e vendos atë si një nga prioritetet më të larta kombëtare, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në ceremoninë qendrore të sotme në të cilën u shënuan 34 vjet nga pavarësia e vendit. “Ne jemi të vendosur të ndërtojmë një sistem që…
Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit politike të ASH së Arben Taravarit, i cili e ka akuzuar VLEN-in se është kthyer në narrativën dhe qëndrimet që përfaqësojnë “Botën Serbe”. Në një deklaratë për mediat, Mexhiti tha se Taravari është pozicionuar në krah të forcave që nuk përfaqësojnë interesat euroatlantike dhe multietnike të vendit, por përkundrazi, lidhen me ndikime që historikisht kanë qenë kundër frymës së integrimit dhe barazisë. “Taravari është kthyer pikërisht aty ku nuk duhet – te bota serbe. Nuk duhet më tepër për ta…
Kryeministri i vendit, Hrisitjan Mickoski në fjalën e tij për ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, tha se shteti do të jetë i sgiurt, por shtoi se prioriteti i Qeverisë është integrimi i vendit. Mickoski mes tjerash theksoi se rruga e integrimit të vendit duhet të jetë dinjitoze. “Shteti do të jetë i sigurt. Prioriteti ynë është integrimi europian, ishte, është dhe do të mbetet përparësi kryesore. Por, ajo rrugë nuk duhet të jetë më e turpshme. Duhet të jetë dinjitoze. Duhet të jetë dinjitoze duhet të jetë rrugë ku do të jemi të barabartë me të gjithë popujt…
Më 07.09.2025, në orën 16:30, zyrtarë policorë nga SVR Kumanovë e kanë privuar nga liria M.B. (37) nga Haraçina. Gjatë një kontrolli në komunikacion, në fshatin Ljubodrag, Kumanovë, policia ka ndalur një veturë “Mercedes”, e cila drejtohej nga M.B., dhe është konstatuar se ai ka ngasur me shpejtësi prej 91 kilometra në orë në vendbanim, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 kilometra në orë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.
Nuk bëhet fjalë nëse materialet do të deklasifikohen, pyetja e vërtetë është se si të parandalojmë keqpërdorimet dhe kjo mos të përsëritet më. Kjo do të ndodhë vetëm kur të ketë përgjegjësi. Ndërsa përgjegjësi duhet të ketë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij sot në ceremoninë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Thirjen për deklasifikimin e dokumentacionit për përgjimin, Mickoski e sheh si frikë dhe panik nga ana e atyre që bëjnë thirrje për një gjë të tillë dhe si një justifikim për të defokusuar opinionin. “Është monitoruar dhe përgjuar që nga vitet e 90-ta. Dhe e njëjta…
Një ekspozitë institucionale që fshin shqiptarët nga ekspozeja e trashëgimisë kulturore e arkeologjike në këto troje. Kështu ka akuzuar Sekretariati për Kulturë i Bashkimit Demokratik për Integrim me rastin e ekspozitës së re në Muzeun Arkeologjik e që u paraqit nga Qeveria si një “moment i madh kulturor” dhe si dëshmi se Maqedonia “e çmon historinë e vet”. “Hapja e ekspozitës së re në Muzeun Arkeologjik u paraqit nga qeveria si një ‘moment i madh kulturor’ dhe si dëshmi se Maqedonia ‘e çmon historinë e vet’. Por pas fjalimeve të kryeministrit Misckovski fshihet një e vërtetë e hidhur, ky projekt…
Sot janë bërë katër vite nga tragjedia e zjarrit që përfshiu spitalin modular të Tetovës, si pasojë e së cilit humbën jetën 14 persona, ndërsa spitali u dogj tërësisht. Katër vite më vonë, ende nuk ka drejtësi për jetët e humbura, pavarësisht se u zhvillua një proces gjyqësor, shkruan Portalb.mk. Në këtë përvjetor kanë reaguar nga Më Mirë për Tetovën, ata thonë se për dallim nga rasti në Koçan, për 14 viktimat e spitalit modular as edhe sot nuk ka asnjë person prapa grilave për këtë krim. “Përkundrazi që ironia të jetë edhe më e madhe, përveç që personat përgjegjës…
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se zjarri në fshatin Nikushtak Komuna e Likovës vazhdon të jetë ende aktiv dhe siç bëjnë të ditur nga QMK po përhapet drejt fshatrave Nikushtak-Orlancë. Njoftimi i plotë i QMK-së: “Zjarri në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës, është ende aktiv dhe po përhapet drejt fshatrave Nikushtak–Orlancë. Ekipet e NP “Pyjet Nacionale”, dega e Kumanovës, janë tashmë në terren dhe po ndërhyjnë për shuarjen e tij. Prej orës 10:00 edhe dy Er-traktor nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po intervenojnë në teren”.

