Author: Hamdi Kumanova

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës në Kosovë. Policia e Kosovës në raportin e sotëm ka thënë se ai dyshohet se kreu krime lufte kundër popullatës civile në komunën e Vushtrrisë në vitin 1999 dhe se ai ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë. Policia tha se ai dyshohet se veprën e ka kryer në grup si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb. “Komuna Vushtrri 22.05.1999. Sektori për Hetimin e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka votuar formalisht hyrjen në koalicionin ”Aaleanca Kombëtare për Integrim”, ka votuar kanidatët për kryetar komune dhe ka miraturar listat për këshilltar komunal. Për këto vendime partiake ka njoftuar vetë kryetari i partisë Arben Taravari duke njoftuar gjithashtue edhe zgjedhjen e Flakron Bexhetit për nënkryetar të katërt partiak. ”Janë kandadatë fantastikë, me cilësi të larta profesionale. Nga 70 komunat sa janë, Aleanca pëer shqiptarët do të dalë fituese që në ruandin e parë me kandidatët për krxetar”, tha mes tjerash Taravari.

Lexo më Shumë

KZK/KZQSH do ta shpallë listën e përcaktuar unike të kandidatit/kandidatëve jo më vonë se 23 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha zonat e banuara dhe në qendrat e votimit në komunë. Listat e përcaktuara të kandidatit/kandidatëve në komunat në të cilat të paktën 20 përqind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase do të publikohen përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik dhe në gjuhën dhe shkrimin zyrtar që përdorin qytetarët në atë komunë, jo më vonë se 25 shtator, deri në orën 24:00. Më së voni deri më…

Lexo më Shumë

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Strumicë–Vallandovë, në fshatin Kosturinë, ku janë përplasur një kamion dhe një makineri pune për prerje drush, njofton Top24 Lajmin e kanë konfirmuar nga SPB Strumicë, prej ku njoftojnë se aksidenti është raportuar më 12.09.2025, rreth orës 13:00. “Sipas raportit, në fshatin Kosturinë të Strumicës ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni ‘Volvo’ me rimorkio me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga M.T. (56) nga Bogdanci, dhe një makinerie për prerje drush, e drejtuar nga Ć.E. (36) nga Strumica. Në aksident me…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj shtetasve grekë V.B. (43), K.B. (35) dhe P.B. (44), pasi të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur parfume nga një hotel në afërsi të pikës kufitare “Bogorodicë”, përcjell TV21. “Ata dyshohen se më 12.09.2025, në periudhën nga ora 10:40 deri në 11:15, nga një dyqan brenda një hoteli në pikën kufitare Bogorodicë, kanë vjedhur disa parfume. Pas masave të ndërmarra, zyrtarët policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli kanë konstatuar se tre personat janë larguar nga vendi me një veturë Toyota, e drejtuar nga V.B., ndërsa dy…

Lexo më Shumë

Të ngasësh makinën nëpër Shkup kërkon durim të jashtëzakonshëm dhe duket se autoritetet e qytetit janë të vendosura ta testojnë atë deri në limit. Një fotografi, e parë në Pintija të Shkupit, në rrugën për në Draçevë, e ilustron më së miri këtë situatë, raportoi faktiditor.mk. Ajo tregon dy semaforë që shfaqin njëkohësisht sinjale të ndryshme, duke krijuar konfuzion dhe një situatë potencialisht të rrezikshme për pjesmarresit ne komunikacion. Siç mund të shihet, në semafor, shigjeta për drejt përpara është e gjelbër, duke treguar kalim të lirë, por në të njëjtën kohë, ndizet edhe një shigjetë e kuqe, duke…

Lexo më Shumë

Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aleanca për Shqiptarët mirëpret këtë lajm dhe uron Shqipërinë për intensifikimin e jashtëzakonshëm të procesit të anëtarësimit në BE. Ndërkohë, shprehim shqetësim të thellë për ngecjen e procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Aleanca për Shqiptarët, e vetëdijshme plotësisht për rrugën e paalternativë të vendit tonë drejt BE-së, në mënyrë demonstrative braktisi këtë qeveri që po ndjek politika të kundërta me BE-në dhe SHBA-të. Për gjashtë muajt e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante me tekstet shkollore nëpër shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut në vitin shkollor 2025/2026. Nxënësit janë lënë pa libra, në shumë shkolla u janë shpërndarë tekste të dëmtuara, pa kopertina dhe me faqe të grisura, ndërsa një pjesë e madhe e librave mungojnë krejtësisht. Vetëm në Tetovë raportohen mbi 18 mijë libra të munguar. Gjenerata e klasës së tetë është më e goditura, duke mësuar me libra mbi dhjetëvjeçarë, dyfish mbi afatin ligjor të përcaktuar për përdorim. Për Historinë dhe Matematikën mungojnë tekstet e reja, dhe…

Lexo më Shumë

“Tre dekada më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Maqedonisë së Veriut formalizuan një partneritet të bazuar në besim dhe respekt të përbashkët për vlerat demokratike. Që atëherë, së bashku i kemi treguar botës se çfarë mund të arrihet me vullnet, kompromis dhe vendosmëri të durueshme. Dhe kemi treguar se si duken miqësia dhe bashkëpunimi. Programet dhe shkëmbimet akademike amerikane po fuqizojnë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe udhëheqësve qytetarë, ndërsa investimet amerikane në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë vende pune, inovacion dhe mundësi”, tha ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim pune në departamentin e Punëve të Brendshme Strugë dhe në Stacionin policorë të kontrolleve kufitare Qafë Thanë. Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, Toshkovski nga ana e udhëheqjes së SPB Ohër dhe DPB Strugë u informua për gjendjen e sigurisë në këtë rajon, ndërkaq, Toshkovski tha se po punojnë që të realizohet sistemi “Onse Stop Shop” me një pikë kufitare, edhe me Shqipërinë. “Sa i përket pikës kufitare të Qafë Thanës, gjatë këtij sezoni veror është regjistruar një rritje e numrit të udhëtarëve…

Lexo më Shumë

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Duke filluar nga 3 shtatori 2025, për një periudhë prej 2 javësh, në rrugën Gostivar-Tetovë dhe anasjelltas nga pika e pagesës në Tetovë deri në pikën e pagesës në Gostivar, do të kryhen punime kërkimore ndërtimore, për shkak të të cilave trafiku do të kryhet sipas një regjimi të përkohshëm të trafikut. LAMM poashtu njofton se ka filluar një fazë të re të aktiviteteve ndërtimore që nga 1 shtatori…

Lexo më Shumë

Më 11 shtator 2025, në orën 12:45, SPB Shkup ka marrë denoncim nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues – Burgu Idrizovë se, rreth orës 10:00, në bllokun e mbyllur të institucionit, i dënuari E.D. (30) nga Shkupi ishte sulmuar fizikisht nga i dënuari N.N. Si pasojë e sulmit, E.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Policia po ndërmerr masat për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Lexo më Shumë