Më 17 shtator 2025, rreth orës 21:15, në SPB Tetovë është paraqitur M.K. (43) nga Tetova, e cila ka raportuar se rreth orës 19:00 në sheshin e Qytetit në Tetovë, vajza e saj 12-vjeçare është goditur nga disa të mitur me sende të forta. Si pasojë e sulmit, vajza ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia ka bërë të ditur se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, në emër të Klubit të Deputetëve të Grave, bëri thirrje për respektim të vazhdueshëm të ligjeve, reagim në kohë dhe efikas nga të gjitha institucionet kompetente për mbrojtjen, parandalimin dhe pengimin e dhunës ndaj grave. Trençevska theksoi se Klubi i Deputetëve të Grave Deputete mbështeti unanimisht ndryshimet në Kodin Penal, të cilat për herë të parë e njohin dhe e trajtojnë femicidin si vepër penale. “U kërkojmë institucioneve kompetente të marrin të gjitha masat për të mbrojtur viktimat dhe për të parandaluar femicidin. U kërkojmë autoriteteve…
VLEN nuk është parti e pavarur politike, është instrument në shërbim të VMRO-së. Kështu ka akuzuar dje Rina Ajdari, deputete e BDI-së, ndërsa ka thënë se arsyeja pse VMRO nuk nxjerr kandidatë në komunat me shumicë shqiptare është e qartë – sepse kandidatët e saj tashmë garojnë nën logon e VLEN-it. “Ata nuk kanë asnjë legjitimitet shqiptar, janë vetëm emisarë të një politike antishqiptare, e cila ka ndërruar kostumin, por jo qëllimin: të kthejë shqiptarët në periudhën para vitit 2001. Nuk është rastësi që kjo qeveri, në vetëm pak më shumë se një vit e solli në zero punësimin…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka uruar Edi Ramën për zgjedhjen e tij si kryeministër i Shqipërisë. “Të uroj si vëllau vëllaun për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare me uratat më të sinqerta për suksese në zbatimin e programit qeverisës. Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane dhe të ecjes pa asnjë ndalesë, me hapa të sigurt dhe të shpejtë, drejt integrimit të plotë europian. Sot, nuk ka akt më patriotik kombëtar se sa Shqipëria europiane dhe ky rrugëtim duhet të mbështetet nga të gjithë. Më 19 korrik të vitit 2022, Shkupi dhe Tirana…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, beson se zjarret nuk janë rastësi, duke pasur parasysh se drejtori i “Drisllës” është nga BDI dhe beson se këto zjarre të shkaktuara qëllimisht kanë për qëllim të shkaktojnë frikë dhe panik tek qytetarët dhe që individë të caktuar të arrijnë një efekt politik. “Lidhur me zjarret dhe intensitetin me të cilin ato ndodhin, dhe i fundit kishte një incizim të caktuar video, nuk do të thoja se zjarret janë aksidentale, veçanërisht jo zjarri në “Drislla”, pra “Drisla” është një institucion që ka standarde dhe norma për asgjësimin e mbeturinave dhe djegien e tyre…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se “është fakt që ka sulm hibrid ndaj shtetit, dhe se është fakt që në ditët e fundit ka pasur zjarre në katër pika kritike”. Toshkovski nuk donte të zbulonte detaje rreth hetimeve për zjarret e fundit në Shkup, por tha se ka baza për dyshime dhe indikacione për përfshirjen e mbi njëzet personave. Kur u pyet nëse nëse motivi për këto sulme hibride përmes zjarreve, dhe me këtë edhe rrezikimi i shëndetit të qytetarëve, ishte rrëzimi i kësaj qeverie, Ministri i Brendshëm u përgjigj shkurt se kishte indikacione të tilla…
Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë se thjesht harmonizim i ligjeve – është ndërtimi i institucioneve që funksionojnë sipas standardeve evropiane, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e ngjarjes së sotme “Stërvitje gjenerike për nëpunës administrativë”, që po mbahet në Shkup. “Investimi tek nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik. Sot jemi mbledhur për të konfirmuar se reformat nuk janë vetëm fjalë në një program, por realitet që shihet dhe ndihet. Nuk ka shtet modern pa administratë moderne, as ekonomi të përparuar pa sektor publik funksional. Nuk ka besim në institucione pa nëpunës profesionalë,…
Aleanca për Shqiptarët, krahu u Arben Taravarit, shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky koncept politik, i ndërtuar mbi modelin e “Botës Ruse”, nuk është vetëm një lojë simbolike, por një projekt i mirëfilltë që synon të minojë kufijtë ekzistues, të dobësojë shtetësinë dhe të pengojë të ardhmen europiane të vendit tonë dhe të gjithë rajonit. Reagimi i plotë: Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky koncept politik, i ndërtuar mbi modelin e…
Pas shumë vitesh ndërprerjeje, Shkolla e Mesme e Policisë do të kthehet nga viti i ardhshëm shkollor. Ligji për Shkollën e Mesme të Policisë, i cili përcakton kushtet, është dorëzuar tashmë në Kuvend. Ai thotë se Shkolla e Mesme e Policisë do të jetë në gjendje të regjistrojë nxënës të rregullt që kanë përfunduar vitin e dytë të arsimit të mesëm në shkollat e mesme në territorin e vendit. Njëkohësisht, të interesuarit duhet të plotësojnë kushtet e pranimit. Ata duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të mos jenë 18 vjeç në ditën e publikimit të thirrjes publike për…
Drejtoria e Doganave ka njoftuar se është parandaluar një tentativë për kontrabandë të bizhuterive prej ari në vlerë rreth 346 mijë denarë. Rastin e kanë zbuluar doganierët në bashkëpunim me policinë kufitare në vendkalimin “Stenje” me Shqipërinë. Sipas njoftimit, një shtetas i Maqedonisë së Veriut është përpjekur t’i fusë mallrat në mënyrë të paligjshme, pa i deklaruar tek organet kompetente. Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me të cilin udhëtonte, në valixhen e tij, mes sendeve personale, doganierët kanë gjetur pesë byzylykë ari të paketuar në kuti bizhuterish. Kundër personit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të…
Në Gjykatën Themelore të Shtipit sot duhej të fillojë gjykimi i prindit 43 vjeçar, i cili fizikisht ka sulmuar dy futbollist të rinj në ndeshjen mes “Shkupit” dhe “Bregallnicës”, por është anuluar, pasi avokati i tij mbrojtës kërkoi që gjykata t’i siguronte një përkthim të aktakuzës në gjuhën shqipe, por edhe përkthim simultan gjatë procesit gjyqësor. Procesi gjyqësor vazhdon më 29 shtator. Prokuroria Themelore Publike në Shtip, ka ngritur aktakuzë kundër prindit 43 vjeçar, për veprën penale – Dhunë, që ndodhi në stadiumin “Bello Bërdo” më 24 gusht. Incidenti ka ndodhur minutën e 89-të të ndeshjes, kur gjyqtari për shkak…
Moti gjatë mëngjesit do jete i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/orë), bën të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura…

