Author: Hamdi Kumanova

Kur banorët e Likovës pinin ujë me arsen, Erkan Arifi nuk shqetësohej. Sot, papritmas është bërë “patriot i madh” dhe na del se i dhemb shumë për shqiptarët. Por ky, me fytyrë korrupsioni, nuk mashtron më askënd. Në Matejç, shokët e Erkan Arifit dhe ministrat e BDI-së ndanin para për manastirin pikërisht në kohën kur po e shisnin shqiptarinë në kuadër të Ballkanit të Hapur: 300 mijë denarë në vitin 2020, 1 milion në vitin 2021 dhe 1,5 milion në vitin 2023. Pra, sa ishin në pushtet, nuk u pengonte as kisha, as festa fetare. përkundrazi, i financonin me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një brifing me gazetarë, tha se qeveria nuk planifikon zgjedhje të parakohshme dhe do ta çojë mandatin deri në fund, pavarësisht kërkesave të BDI-së. “Kjo qeveri ka mandat katërvjeçar dhe nuk do të ishte e ndershme përballë qytetarëve që ta ndërpresim mandatin. VMRO-së ndoshta i përshtaten zgjedhjet, mirëpo ne e shohim nga prizmi shtetëror,” deklaroi Mickoski.

Lexo më Shumë

Njësia për Punë të Brendshme (NJPB) në Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër B.S. (50) nga Bogdanci, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e tre veprave penale: “Dhunë”, “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Sipas policisë, më 09.09.2025, në një pompë benzine pranë Pikës së Kalimit Kufitar Bogorodicë, i dyshuari e ka kërcënuar G.K. (46) nga fshati Përdejc me një send të mprehtë. Pas incidentit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Bogdanc janë…

Lexo më Shumë

SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër A.D. (43) nga Sveti Nikolla, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Sipas policisë, gjatë muajit tetor 2024, i dyshuari ka futur drogë në repartin gjysmë të hapur të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues në Burgun e Shtipit, ku ai vuante dënimin me burg. Më 1 nëntor 2025, është kryer bastisje në hapësirën ku qëndronte A.D., ku janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, hashash, tableta dhe një përzierje me heroinë.TS

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni, po merr pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë, në Llugë të Podujevës. Në fjalën e tij, Ahmeti tha fjalë të mëdha për Zhitinë, transmeton Klankosova.tv. “Sot po ngrihet shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ‘Minatori’, shtatorja e Afrim Zhitisë, të lajmëtarit të lirisë. Ky ishte kryeredaktori që e kërkonin në qiell e ai vepronte në tokën e Kosovës”, tha Ahmeti. “Po ngrihet shtatorja e organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë ta shndërrojmë në rezistencë…

Lexo më Shumë

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar, përkatësisht Departamenti për vepra penale të nëpunësve me kompetenca policore vlerëson se nuk ka hapësirë veprimi në rastin e vrasjen në Veles ndaj policëve që dyshohet se nuk kanë proceduar në përputhje me ligjin. Sipas organit të akuzës, përgjegjësia e mundshme e policëve duhet të konstatohet si fillim nga Kontrolli i Brendshëm i MPB-së, ndërsa më pas të krijohet bazë që Prokuroria të ndërmerr veprime hetimore. “Nëse vërtetohet se veprimet e policëve plotësojnë elementet e një vepre penale, Prokuroria do të ndërmerr veprime në përputhje me ligjin”, thonë nga Prokuroria e Krimit të…

Lexo më Shumë

Qendra për shëndet publik Kumanovë (QSHP) kumtoi se dje u raportua epidemi e helmimit nga ushqimi tek gjashtë persona, të cilët morën pjesë në një seminar trajnimi më 11 shtator në një restorant në Kumanovë. Prej gjithsej 36 pjesëmarrësve në seminar, gjashtë persona kanë zhvilluar simptoma të helmimit nga ushqimi – të vjella, diarre, ethe, temperaturë deri 41 gradë, dhimbje dhe ngërçe në stomak. Dy prej tyre janë hospitalizuar, tre janë në spital ditor, ndërsa një është në mjekim shtëpiak. “Dje, Reparti për epidemiologji pranë QSHP në Kumanovë raportoi epidemi të ‘toksoinfeksionit ushqimor’ për gjashtë raste të raportuara…

Lexo më Shumë

Çmimi i bukës nuk do të shtrenjtohet, tha sot kryetari i Lidhjes së odave ekonomike (LOE), Goran Gjorgievski. Siç theksoi ai në një konferencë për shtyp, çmimi i grurit është i qëndrueshëm, dhe nuk do të ketë luhatje të mëdha as në vajin e lulediellit të papërpunuar. Duke iu përgjigjur pyetjeve së gazetarëve në lidhje me masat e reja të mundshme qeveritare, Gjorgievski theksoi se biznesi nuk ka të bëjë me ngrirjen e marzheve, por me formimin e çmimeve të bazuara në treg. Sipas tij, Ligji për Praktikat e Padrejta Tregtare duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme.…

Lexo më Shumë

Kohët e fundit, në opinionin politik gjerman, gjithnjë e më shpesh shfaqen shenja se establishmenti politik po fillon të largohet ngadalë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili shihej si garantues i sigurisë në rajon. Kritikat në disa aspekte të qeverisjes së tij kanë qenë gjithmonë të pranishme, por Vuçiqi ka qenë tepër i rëndësishëm si për Berlinin, ashtu edhe për Brukselin në disa nga proceset më të rëndësishme të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, siç janë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi si dhe mbajtja nën kontroll e Milorad Dodikut në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës. Ka edhe aspekte ekonomike, si…

Lexo më Shumë

Kjo javë që po e lëmë pas është konsidueruar shumë e rendësishme në procedurën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, për shkak të fillimit të ciklit të dëshmive të dëshmitarëve të ftuar nga pala mbrojtëse. OVL e UÇK-së e konsideron historike dëshminë ish-diplomatit, James Rubin dhe ish-këshilltarit të delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, dhe të dëshmitarëve të tjerë që pritet të jenë në ditët në vazhdim. Por, nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, e quan për keqardhje që nuk ka një përshendetje nga Qeveria dhe Presidenca ndaj dëshmitarëve të palës mbrojtëse. …

Lexo më Shumë

Ende askush nuk përndiqet për incidentin në Kumanovë edhe pse kanë kaluar një muaj e gjysëm, edhe pse zyrtarët shqiptar në paraqitjet e tyre publike thonë se janë ndërmarrë masa. Rasti mbetet pa epilog pasi që policia ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal për ngjarjen në ndeshjen parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, më 3 gusht, ku u dëgjuan brohoritje me tone fyese ndaj shqiptarëve, shkruan Portalb.mk. “Për ngjarjet në Kumanovë, MPB ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal deri të prokuroria dhe po punon në identifikimin e personave”, thanë nga…

Lexo më Shumë

Sot jemi këtu, në zemër të Çairit, për të dërguar një mesazh të qartë: e ardhmja e kësaj komune dhe e shtetit tonë nuk do të ndërtohet mbi ndarje, por mbi shpresë, bashkëjetesë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kështu ka thënë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar i Çairit, Bujar Osmani, ndërsa ka shtuar se shteti ynë është krijuar si shtet multietnik. Kjo, ka thënë Osmani, nuk është dobësi – kjo është forca më e madhe që e kemi. “Që nga Marrëveshja e Ohrit e deri më sot, kemi mësuar se kur komunitetet respektohen, kur…

Lexo më Shumë