Author: Hamdi Kumanova

Ditët po afrohen për ndeshjen e shumëpritur të kualifikueseve mes Serbisë dhe Shqipërisë. Komisioni Disiplinor i FIFA-s, po ashtu ka dënuar Federatën Serbe të Futbollit për incidentet gjatë ndeshjes me Anglinë në Beograd. Kjo kishte çuar edhe në zhvendosjen e ndeshjes nga Beogradi siç ishte paraparë fillimisht. Siç raportojnë mediat serbe, FIFA vendosi që ndeshja të luhet me vetëm 6.500 shikuesë të pranishëm. Kujtojmë se kjo ndeshje do të luhet në stadiumin, “Duboçica” të Leskovcit, më 11 tetor me fillim në orën 20:45. Kapaciteti I plotë I stadiumit është 8.136 vende /IndeksOnline/

Lexo më Shumë

Një përfaqësues i një banke në Prizren ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara. Në raportin e policisë thuhet se të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës. “Më 29.09.2025 ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës, rasti në procedure hetimore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë pasi të njëjtit janë përleshur mes vete. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ku pas një mosmarrëveshje verbale dy personat janë përfshirë në konflikt fizik. Me vendim të prokurorit të lartëpërmendurit janë dërguar në mbajtje. “Prishtinë 29.09.2025-04:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur mes vete. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasjen që ka ndodhur më 7 maj 2025 në Deçan. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari u dërgua në mbajtje. “Deçan 07.05.2025-08:15.Lidhur me rastin është raportuar se më 29.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. Rasti vazhdon.

Lexo më Shumë

Mbrëmë, Hristijan Mickoski shpërfaqi hapur obsesionin e tij politik për të kontrolluar skenën shqiptare në Maqedoni. Deklarata e tij e fundit, ku flet për “pensionimin politik” të liderit të shqiptarëve, Ali Ahmeti, sipas BDI-së nuk është thjesht një dëshirë personale, por pjesë e një strategjie të rrezikshme për të dobësuar, marginalizuar dhe kontrolluar shqiptarët. “Vetëm disa ditë më parë, Mickoski deklaroi se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së nga skena politike. Kështu ai konfirmoi atë që kemi paralajmëruar prej muajsh: ai nuk kërkon vetëm fitore zgjedhore, por dominim mbi shqiptarët dhe kontroll mbi përfaqësimin e tyre”, thuhet…

Lexo më Shumë

Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje të zakonshme lokale, por do të jenë një vendim se çfarë Maqedonie duam të kemi, çfarë shteti duam të ndërtojmë dhe çfarë porosi do t’u dërgohen atyre që shkatërrojnë, në vend që të ndërtojnë. E di që në atë betejë do të fitojmë, Maqedonia do të fitojë, tha mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski në tubimin qendror në Shkup. Sot, tha ai, qëndron modest dhe i sinqertë si në fillim të rolit të tij, duke thënë se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët dhe se së bashku do të fitojnë për fëmijët…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Prej dje të pompa e benzinës Dizel ka filluar riorientimi i komunikacionit transportues për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve transportuese në VK Bllacë e Poshtme. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori Nano Ruzhin thotë se iniciativat e mëparshme të opozitës ndaj qeverisë kanë përfunduar gjithmonë me dështim. “Njohuritë e mia modeste për iniciativat e mëparshme të opozitës ndaj qeverisë kanë përfunduar gjithmonë me dështim dhe pa asnjë reagim. Demokracia jonë është thjesht përmbys. Kemi qenë dëshmitarë të një numri të madh iniciativash që nga koha e qeverive të para deri më sot, pavarësisht se sa kozmopolite dhe pozitive është iniciativa për vendin, mbi të gjitha, të gjitha partitë i vënë interesat partiake përpara interesave shtetërore”, thekson ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës Nano Ruzhin për “Lokalno” me rastin e projekt-rezolutës me…

Lexo më Shumë

Indeksimi i pensioneve këtë tetor do të jetë më i ulët se në vitin 2024. Qeveria ka miratuar vendimin i cili përcakton dhe masën e indeksimit. Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare indeksimi i pensioneve këtë vit do të jetë 2.5%. Kjo do të thotë se pensionet urbane të pleqërisë shtohen me 490 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024 ishte 19,609 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë, dhe me këtë indeksim shkon në 12,174 lekë. Indeksimi i…

Lexo më Shumë

Sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, të cilat i ishin hequr sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, janë fuqizuar sërish në fundjavë, pavarësisht përpjekjeve të Teheranit për ta parandaluar këtë hap. Bashkimi Evropian konfirmoi të hënën rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, pas një vendimi të ngjashëm nga Kombet e Bashkuara. Zyrtarët iranianë kanë thënë se rikthimi i sanksioneve përbën vendim “ilegal” dhe kanë insistuar se publiku do t’i përballojë ato. Megjithatë, debati sa shkon e rritet në spektrin politik për veprimet e radhës. Zërat konservatorë vazhdojnë të bërtasin njëjtë – nuk ndryshojnë qëndrim. Hamshahri, gazetë e lidhur…

Lexo më Shumë

Ka një përvojë të gjatë në fushëbeteja. Me ushtrinë amerikane ai ishte i përfshirë me misione në Kore, Panama, Honduras si dhe në vende të tjera. Amerikano-gjermani, Micheal Valter Spath, ishte në dijeni se çfarë po mizorish po ndodhnin edhe në Ballkan gjatë viteve të 90-ta. Në një moment ai vendosi t’i kap armët sërish dhe t’i dalë në ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë shërbimit tim në ushtrinë amerikane pata shumë njohuri rreth asaj që ndodhte në luftërat e Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ishin luftëra të tmerrshme që zgjatën për vite me radhë. Jam rritur në Gjermani…

Lexo më Shumë