Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRODPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”. “Mickoski bën mirë të mos merret me Aleancën Kombëtare për Integrim, të mos merret me mua,” deklaroi Ahmeti. “A e keni vënë re që dolën këta tanët, jemi e s’jemi zagarë. Besoni, edhe në Google kanë hyrë për të parë kush janë zagarët, kush janë lakejtë, kush janë lepujt. Populli thotë: mos e pyet, se të kallxon vetë. Lakejtë janë shërbëtorë, që mbajnë shkopin. A e keni parë si i shkojnë Mickoskit këta?”, tha Ahmeti, transmeton…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur në NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup njoftoi një protestë për shkak të detyrimeve të paplotësuara ndaj punonjësve. Në një deklaratë për opinionin, sindikata informoi se protesta do të mbahet sot dhe nesër nga ora 09:30 deri në orën 11:00, gjatë së cilës zona te semafori në kryqëzimin e bulevardit “Ilindenska” dhe rrugës “Nikola Tesla” do të bllokohet. Protesta do të përfundojë para drejtorisë së NP “Parqe dhe Gjelbërim”. Sindikata deklaron se protesta është organizuar në përputhje me rregulloret ligjore dhe marrëveshjen kolektive, e cila përcakton të drejtat e punonjësve për pagë, rekurs, shpërblime jubilare,…

Lexo më Shumë

Liria e medias dhe siguria e gazetarëve mbeten shtylla thelbësore të një shoqërie demokratike. Ministria e Brendshme thekson se vazhdon bashkëpunimin aktiv me shoqatat dhe institucionet që punojnë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së gazetarëve informon Tetovasot. Në këtë drejtim, në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë është vendosur një lidhje me regjistrin e sulmeve ndaj gazetarëve të udhëhequr nga AGM, ku pasqyrohen rastet e shkeljeve të të drejtave të gazetarëve, me detaje mbi llojin e sulmit, vendndodhjen dhe statusin e procedurës. Nga MPB njoftojnë se është caktuar një pikë kontakti për rastet që lidhen me…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), mbrëmë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale nga Makedonski Brod i dërgoi një mesazh kryeministrit dhe liderit të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili disa herë deri më tani ka paralajmëruar se pas përfundimit të procesit zgjedhor do të merret me gjyqësorin dhe prokurorinë, pas çka do të pasojë edhe ndërrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të afërt me ish-pushtetin e LSDM-së dhe BDI-së. “E dëgjoj sonte Mickoskin në një tribunë duke u kërcënuar se pas zgjedhjeve do të ndërrojë gjyqtarë dhe prokurorë dhe do të arrestojë njerëz nga opozita. Dhe…

Lexo më Shumë

Instituti Yunus Emre në Shkup do të hapë dyert për një takim të veçantë letrar më 3 tetor 2025 (e premte), ora 18:00. Nën moton “U ndamë në letër, po bashkohemi në letër”, dashamirët e fjalës së shkruar do të kenë mundësinë të takohen me dy prej autorëve më të njohur të rajonit, të cilët do të ndajnë krijimtarinë e tyre dhe përvojat në letërsi. Ky aktivitet synon të ndërthurë kulturat përmes gjuhës dhe artit, ndaj programi do të zhvillohet në gjuhën turke dhe shqipe, duke i dhënë publikut një përjetim të dyfishtë të pasurisë letrare. Instituti Yunus…

Lexo më Shumë

Një kapitull i ri nis sot për kampionin në fuqi të Kosovës, FC Dritën, ku do të luaj për herë të parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Gjilanasit tanimë kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e ligës, derisa do të nisin aventurën në Finlandë. Ndeshja e parë e Dritës zhvillohet në Tampere të Finlandës, ku skuadra vendase KuPS është mikpritëse. Sfida mes KuPS dhe Dritës nis me fillim nga ora 18:45 dhe dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren. Vendasit shihen si favorit në letër dhe kërkojnë fitoren, derisa gjilanasit synojnë të shkaktojnë befasi.

Lexo më Shumë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka vlerësuar qëndrueshmërinë e skuadrës së tij pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. PSG përmbysi disavantazhin e golit të shënuar nga Ferran Torres, me Senny Mayulu që barazoi në minutën e 38-të dhe Goncalo Ramos që shënoi golin e fitores në fund të takimit. “Ishte një ndeshje e shkëlqyer, sidomos pjesa e dytë ku ishim më të mirë,” tha Enrique, duke lavdëruar paraqitjen e Nuno Mendes dhe debutuesit Mayulu. Pavarësisht mungesës së lojtarëve të rëndësishëm si Marquinhos, Dembele dhe Kvaratskhelia, PSG siguroi një fitore të madhe në Barcelonë. “Ky rezultat…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofrojnë Ukrainës informacion inteligjent për objektivat e infrastrukturës energjetike me rreze të gjatë në territorin e Rusisë, njoftuan të mërkurën dy zyrtarë amerikanë për Reuters. Gjithashtu, ShBA po kërkon nga aleatët e NATO-s të ofrojnë mbështetje të ngjashme në këtë drejtim, thanë zyrtarët, duke konfirmuar raportimin e parë të Wall Street Journal. Ky vendim është ndryshimi i parë i politikës që presidenti Donald Trump e ka miratuar, pas ashpërsimit të qëndrimeve të tij ndaj Rusisë në javët e fundit, me synimin për të dhënë fund luftës më shumë se trevjeçare të…

Lexo më Shumë

Elon Musk ka shkruar historinë financiare, duke u bërë personi i parë në botë që kalon kufirin e 500 miliardë dollarëve në pasuri neto, sipas indeksit të miliarderëve të Forbes. Ky rekord i jashtëzakonshëm është nxitur nga rikuperimi i ndjeshëm i aksioneve të Tesla-s, rritja e vlerësimeve për kompaninë hapësinore SpaceX dhe zhvillimet pozitive rreth start-up-it të tij të inteligjencës artificiale xAI. Vetëm këtë vit, Tesla ka parë një rritje prej mbi 14% në bursë, ndërsa pasuria e Muskut u shtua me mbi 6 miliardë dollarë në ditët e fundit. Vendimi i Musk për t’u distancuar nga angazhimet…

Lexo më Shumë

Një burrë 64-vjeçar i dënuar me vdekje për një vrasje që kreu 35 vjet më parë në Florida sot është ekzekutuar. Sipas NBC News, Victor Tony Jones i qëlloi për vdekje pronarët gjatë një grabitjeje në vendin e tij të punës në vitin 1990. I kapur i plagosur në vendngjarje, Jones u dënua për dy akuza për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje të armatosur në vitin 1993 dhe u dënua me vdekje. Jones u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në Burgun Shtetëror të Floridës, duke e çuar numrin e personave të ekzekutuar në Florida këtë vit në…

Lexo më Shumë

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë kritikat e ashpra të Papa Leo XIV ndaj politikës së imigracionit të SHBA-së, duke mbrojtur qasjen e administratës si ligjore dhe njerëzore. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u shpreh: “Unë e hedh poshtë idenë se kjo administratë i trajton emigrantët e paligjshëm në mënyrë çnjerëzore. Kjo administratë është e përkushtuar për të zbatuar ligjet e vendit në mënyrën më humane të mundshme.” Deklarata vjen një ditë pasi Papa Leo XIV kritikoi ashpër politikat kufitare të SHBA-së, duke i cilësuar ato si “çnjerëzore” dhe në kundërshtim me…

Lexo më Shumë