Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me përfaqësuesin e BE, Josep Borrel pas takimit që patën mes tyre në Bruksel. Rama tha fillimisht se ndjehet mirë kur dëgjon fjalë të mira për procesin e vendi, si pasojë e reformave. Ai shtoi se po ashtu me Borrell diskutuan për situatën në veri, rrezikun që mund të shkaktojë ajo në Rajon dhe mundësinë për ta ndalur sa më parë të jetë e mundur. Kryeminsitri tha se në konferencën mes Kurtit dhe Vuçiç duhet të jenë sa më shumë liderë të rëndësishëm të BE dhe SHBA dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama së bashku me përfaqësuesin për Politikën e Jashtme, Josep Borell kanë zhilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Borrell zbardhi takimin me Ramën ku biseduan për një sërë çështjesh shqetësuese, jo vetëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe për BE. Borrell tha se Shqipëria ka bërë progres drejt rrugës së Bashkimit Europian, teksa më tej ka falenderuar kryeministrin Rama lidhur me përpjekjet që ky i fundit ka bërë për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës. Ai theksoi se të gjithë kanë humbur durimin dhe ka kërkuar marrjen e masave të…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) e njofton opinionin se tarifa e lirë ditore do të nisë nga data 1 dhjetor e këtij viti. Elektrodistribucioni ka afat prej katër muajve që t’i rregullojë të gjithë 700 mijë matësit për amvisëritë. „Tarifa e lirë ditore do të jetë në dispozicion për të gjitha amvisëritë nga data 1 dhjetor, në periudhën nga ora 13 deri në orën 15. Duke u nisur nga parimi i mbrojtjes së konsumatorëve, ndërsa në përputhje me analizat e bëra, të cilat indikojnë se dhjetori është muaji kur rritet konsumi i energjisë elektrike, e…

Lexo më Shumë

Në rrjedhë e sipër është rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë së Veriut, madje me rritje reale të BPV-së të projektuar prej 2.1 për qind këtë vit, ndërsa 3.4 për qind në vitin 2024. Çmimet e konsumit sivjet pritet të rriten mesatarisht për 9.2 për qind, 3.5 për qind në vitin 2024, ndërsa deri në vitin 2026 të kthehen në 2 për qind, theksohet në gjetjet preliminare të misionit të FMN-së i cili qëndroi në vend nga 5 deri më 9 qershor. “Financat publike janë në rrugën e duhur për të përmbushur deficitin e përcaktuar në Buxhetin 2023 të miratuar nga Parlamenti.…

Lexo më Shumë

Më 26.06.2023, zyrtarë policorë të policisë kriminale në SPB Manastir kanë privuar V.R.(40) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Manastir, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme iu përgjigj akuzave të VMRO-DPMNE-së opozitare për emërimin e nipit të dytë të Ali Ahmetit, vëllait të Drin Ahmetit , sekretar i parë në ambasadën e Maqedonisë në Bruksel, me vetëm dhjetë muaj shërbim. duke pretenduar se po publikohen të pavërteta. – Advertisements – Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se “gënjeshtra të publikuara nga VMRO-DPMNE jo vetëm që kanë synim tendencioz për të dëmtuar diplomacinë, por tregojnë edhe mosnjohje elementare të kompetencave ligjore, si dhe të dekreteve të përcaktuara në rregulloren për punën e diplomaci”. Nga aty sqarojnë se në përputhje…

Lexo më Shumë

Pas vdekjes së vajzës së saj katërvjeçare, një 25-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me mosveprim, shkruan dpa.de. Gjykata e Landit në Verden (Saksonia e Ulët) e ka konstatuar të hënën si të provuar faktin se e akuzuara ka vepruar nga lakmia. Në gusht të vitit 2022, ajo kishte larë qëllimisht të bijën në apartamentin e saj në Grasberg afër Bremenit me ujë aq të nxehtë sa fëmija pësoi djegie me rrezik për jetën, transmeton albinfo.ch. Meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar të bijën fare te mjeku. Kishte vepruar…

Lexo më Shumë

Peshkopi Jakov Stobinski ka bërë thirrje për protestë që do të mbahet nesër para Kishës qendrore. Ai tha se arsyeja janë dy ligjet, njëri për evidencën amë, tjetri për barazi gjinore. Sipas tij, kishës i pengon konteksti i cili i jepet termit “gjini”, si dhe ajo që një nga ligjet parashikon ndryshimin e gjinisë me deklaratë. “Kërkojmë tërheqjen e dy ligjeve, prej të cilëve njëri është në Kuvend, ndërsa ai është Ligji për ndryshimin e evidencës amë, ndërsa i dyti propozim-ligj për barazi gjinore i cili përgatitet që të hyjë në Kuvend. Edhe përkundër vërejtjeve për përmbajtjen e të dy…

Lexo më Shumë

Mësimdhënësit e shkollës së mesme “Arseni Jovkov” si duket kanë gjetur një metodë shumë të mirë për të stimuluar nxënësit që të arrijnë suksesin e shkëlqyeshëm. Bëhet fjalë për krijimin e një fondi, i cili do t’ju dedikohet të gjithë atyre nxënësve të cilët do ta përfundojnë vitin shkollor me rezultatin 5.00. Këtu do të përfshihen të gjithë nxënësit, nga viti i parë deri në vitin e katërt. E veçanta e kësaj është se vetë mësimdhënësit do të jenë kontribuues, pra, ata nga xhepi i tyre do të ndajnë të holla, vetëm e vetëm me qëllim që të stimulohen nxënësit…

Lexo më Shumë

Sipas raportit ditor të inteligjencës britanike sa i përket luftës në Ukrainë, kundërofensiva e ukrainasve ka bërë përparim në territorin e pushtuar nga forcat ruse që nga viti 2014. Forcat ukrainase përparuan në lindje të fshatit Krasnohorivka pranë qytetit të Donetskut në lindje të Ukrainës, sipas një raportit të postuar në Twitter. “Sulmet e shumëfishta të njëkohshme të fundit të Ukrainës” në të gjithë Donbasin, “ka gjasa të kenë mundur” forcat e ‘Republikës Popullore të Donetskut’ të panjohur ndërkombëtarisht dhe njësitë çeçene që veprojnë atje, thuhet në raport duke cituar inteligjencën. Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar çdo ditë informacione…

Lexo më Shumë

Një çift në Prishtinë janë konfrontuar fizikisht në orët e vona në gjendje të dehur. Gruaja ka thënë para policisë se ka patur një fjalose por nuk i kujtohet më pas se çfarë ka ndodhur ngase ishte e dehur. Tek ajo janë vërejtur shenja dhune në buzë dhe qafë. Edhe burri i saj ka thënë se e di që ka patur një zënkë me bashkëshorten, por nuk i kujtohet më pas se çfarë ka ndodhur mes tyre, shkruan Indeksonline. Çifti me mbiemrin Krasniqi janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është inicuar si dhunë në familje.

Lexo më Shumë

Eksporti i mallrave në muajin maj 2023 kishte vlerën jo më shumë se 74.7 milionë euro, ndërsa importi 518.1 milion euro, dhe është një rënie prej 1.6% për eksport si dhe një rritje (16.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për 20.5% në muajin maj 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 443,3 milion euro krahasuar me deficitin 367,8 milion euro në vitin 2022.Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti mbulon…

Lexo më Shumë