Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili pritet të emërohet për ministër në Ministrinë e Shëndetësisë tha që nga dita e parë do t’i shkarkoj drejtorët ekonomik në spitale. “Do të konsultohem me juristët në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nëse kam mundësi, që nga dita e parë do t’i shkarkoj drejtorët ekonomikë”, tha Taravari. Ai sqaroi këta drejtorë nuk do të shkarkohen për shkak të emërimit të të tjerëve, por ky funksion nuk do të ekzistojë për shkak të shpenzimeve dhe racionalizimit. “Këto funksione nuk do të ekzistojnë. Të kesh 30 apo 32 drejtorë profesionistë, t’i shtosh edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se policia ka arrestuar një person i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg. “Sot në ora 08:45, zyrtarë policorë në rrugën “Gjorgji Dimitrov” në Shkup, në territorin e komunës së Kisella Vodës, kanë arrestuar 46-vjeçarin V.S. nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti. I ndaluari do ju dorëzohet autoriteteve të burgut”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk
Në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK) në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 zjarre në ambiente të jashtme. Vetëm një zjarr është ende i regjistruar si aktiv. Nga QMK thonë se gjithsej 2065 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112 janë regjistruar në 24 orët e fundit. 65.23 për qind e tyre janë kategorizuar reale. “63,22 për qind e thirrjeve aktuale në 112 në QKM i janë drejtuar policisë, 23,40 për qind ndihmës së shpejtë mjekësore dhe 6,99 për qind zjarrfikësve”, thuhet në njoftim nga QMK. Në QMK gjithashtu ka pasur thirrje për gjarpërinj në vendbanime, ndërsa…
Për shkak të vapës së paralajmëruar, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit informon se ka përgatitur plan aksioni që përfshin aktivitete në terren, në drejtim të përballjes me valët e të nxehtit. “Në pajtim me përvojat nga vitet e kaluara, ekipe mobile të prëbëra nga mjekë apo paramedikë do të patrullojnë në qytetin e Shkupit, do të distribuohet ujë, fletushka me këshilla, do të matet tensioni i qytetarëve të cilët do të ankohen për vështirësi, ndërsa për rastet më të rënda, do të sigurohet edhe transport deri në entin më të afërt mjekësor apo deri në shtëpinë e personit”,…
Enti shtetëror për revizion (ESHR) e ka publikuar raportin revizor përfundimtar të Fondit për sigurim shëndetësor (FSHSH). Ndër të tjera, u tregua në dobësi në funksionimin e sistemit IT të Fodnit për shkak të disa arsyeve, ndërsa ka pasur dobësi dhe parregullsi edhe kur është në pyetje procedura për dërgim për mjekim jashtë vendit. “Është shprehur opinion i kualifikuar në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës për vitin 2022. Enti shtetëror i revizionit ka audituar pasqyrat financiare së bashku me auditimin e përputhshmërisë së Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës…
Një ari ka mbetur i ngordhur pasi një automjet e ka goditur mëngjesin e sotëm në rrugën e Gostivarit-Ohër, ndërsa nuk ka persona të ndaluar. Sipas njoftimit në numrin e vetëm të urgjencës 112, aksidenti trafiku ka ndodhur në ora 05:37 në gurthyesin e dytë në rrugën Gostivar-Ohër. “Në vendin e aksidentit janë të pranishëm zyrtarë policorë nga stacioni policor i Gostivarit dhe një ekip hetimor. Për largimin e ariut të ngordhur nga rruga kryesore janë njoftuar edhe Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Njësia e Zjarrfikësve – Gostivar”, thuhet në njoftimin e Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Tetovë./Telegrafi/
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier Gjatë takimit dy presidentet folën në lidhje me forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Begaj ka falënderuar presidentin Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve “Takimi, tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjermania është mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit. Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor i pazëvendësueshëm përballë sfidave…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (18.06.2024) ka vazhduar me kontrollet të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 102 gjoba, nga të cilat 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, dy gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Janë shqiptuar dhe 10 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, dy sanksione për kalim semafor të kuq… “Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi e caktoi mbledhjen për zgjedhje të Qeverisë së re, të shtunën në orën 11:00. Mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, dje në shtëpinë ligjvënëse e parashtroi propozimin për përbërje të qeverisë dhe programin për punën e saj Rregullorja e Kuvendit parasheh mbledhja për zgjedhje të Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë. Mandatari e arsyeton programin dhe propozimin për përbërje të Qeverisë, pas çka në Kuvend zhvillohet vetëm një debat. Votimi për zgjedhje të Qeverisë bëhet pas propozimit për përbërje të Qeverisë në tërësi, me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, të cilët dyshohet se kanë kryer së bashku vepër penale – Dhuna nga neni 386 paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. Më 18 qershor, përballë Qendrës Emergjente në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, të dyshuarit në grup kanë kërcënuar sigurinë dhe kanë kryer dhunë të rëndë ndaj një personi. Pas një përleshje fizike të mëparshme mes anëtarëve të dy familjeve në Zlokuçan, viktima dhe familja e tij ishin në pritje të ndihmës mjekësore për djalin e tij…
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka premtuar mbështetje të plotë për luftën e Rusisë në Ukrainë, teksa u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Phenian më 19 qershor. Takimi mes dy udhëheqësve synon zgjerimin e bashkëpunimit të shtetit të tyre në fushën e ekonomisë dhe atë ushtarake dhe shfaq një front të bashkuar kundër Uashingtonit. Putin falënderoi Kimin për mbështetjen dhe tha se dy shtetet do të nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e bashkëpunimit teksa dy vendet “luftojnë kundër politikave imperialiste hegjemonie të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të tij kundër Federatës Ruse”. Vizita e Putinit në…
Në organizimin e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë sot në Shkup do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temën “Leksionet mësuara nga projekti Greenovet, duke përdorur inteligjencën artificiale në krijimin e aftësive të gjelbra për të ardhmen”. Ngjarja është pjesë e projektit GREENOVET, projekt ndërkombëtar, në të cilën janë përfshirë 18 partnerë evropian dhe i njëjti është bashkëfinancuar nga Programi Erasmus + i Bashkimit Evropian.

