Pas incidentit ndërshtetëror me presidenten Vjosa Osmani, të hënën në Shkup pritet të vijë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë për gazetën KOHA se Kurti në Shkup do të takojë zyrtarët më të lartë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tema kryesore e takimit do të jetë incidenti ndërshtetëror në Aeroportin e Shkupit, konkretisht poshtërimi dhe keqtrajtimi i presidentes Vjosa Osmani, e cila megjithëse me notë verbale, u pengua të udhëtojë me kohë drejt Sllovenisë.
Protokolli shtetëror i dy vendeve po i koordinojnë takimet dhe besohet se të hënën paradite, Kurti arrin në Shkup. (koha.mk)
Data 28.07.2026
Aktuale
- Ligji për përfaqësim të drejtë mbetet i bllokuar në Kuvend, BDI dhe VLEN me akuza të ndërsjella
- Ilir Hasani: Shqiptarët mbetën jashtë prioriteteve të Qeverisë
- Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë dhe armë, arrestohen tre persona
- Në Gostivar 109 raste të reja, vendoset mbikëqyrje e përforcuar pas epidemisë
- VLEN: Ahmeti po vepron kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
- Kuzeska: Ende nuk ka raport zyrtar për analizat e ujit në Gostivar, qytetarët meritojnë përgjigje
- BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve
- Shkupjanët e Sarajit gjuajtën krapin më të madh në Mavrovë


