Presidentja dhe komandantja supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë së Veriut(ARM), gjeneral-major Sashko Lafçiski, tradicionalisht në ditën e parë të Vitit të Ri do të vizitojë pjesëtarët e Armatës. Siljanovska-Davkova dhe Lafçiski do të vizitojnë kazermën “Aleksë Demnievski Bauman” në Veles. Në kuadër të vizitës, siç është paralajmëruar, presidentja Siljanovska do të inspektojë një pjesë të kapaciteteve të Komandës për Trajnim dhe Doktrina (KTD) të vendosura në kazermë dhe do të vizitojë ushtarët profesionistë të sapopranuar, të cilët po realizojnë stërvitjen bazë ushtarake në këtë komandë, pas…
Author: Hamdi Kumanova
Qarkullimi në rrugët e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në kushte të thata të rrugëve, njoftoi Auto Moto Shoqata e Maqedonisë (AMSM). Sipas AMSM-së, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përcjell INA. Autoritetet rikujtojnë se nga data 15 nëntor 2025 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike. Ky obligim do të jetë në fuqi deri më 15 mars 2026. Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë–Veles,…
Maqedonia e Veriut është përfshirë nga mot i ftohtë në ditën e parë të Vitit të Ri 2026, me temperatura minimale që kanë zbritur deri në minus 13 gradë Celsius, njoftojnë autoritetet meteorologjike. Sipas parashikimit, mëngjesi ka qenë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, përcjell INA. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -13 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -1 deri në 6 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, me erë mesatare nga…
Ali Maksuti Ekonomia botërore në dekadat e fundit po kalon një fazë transformimi të thellë, e karakterizuar nga riorganizime strukturore, ndryshime gjeopolitike dhe rritje të pasigurive financiare. Globalizimi, i cili për një kohë të gjatë u konsiderua si motor i rritjes ekonomike dhe i integrimit ndërkombëtar, sot po riformësohet nën ndikimin e krizave financiare, pandemive, konflikteve gjeopolitike, ndryshimeve klimatike dhe avancimeve teknologjike. Këto zhvillime kanë krijuar një mjedis të ri ekonomik, ku vendet, institucionet financiare dhe bizneset duhet të përshtaten ndaj realiteteve të reja, duke balancuar mundësitë e riorganizimit me rreziqet financiare në rritje. Riorganizimi i ekonomisë botërore lidhet ngushtë…
“Përsëritja është mëma e dijes”: Yuri Ushakov, këshilltari i presidencës ruse për politikën e jashtme, edhe një herë ritheksoi qëndrimin e Moskës për fundin e luftës në Ukrainë. Ushakov, që në muajin gusht ishte në krah të Putinit në samitin me Donald Trump në Anchorage të Alaskës, bëri një deklaratë pothuajse identike me atë të ministrit të jashtëm rus Sergeo Lavrov në 15 nentor: “Do të refuzojmë çdo propozim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, nëse ai ndryshon nga kushtet e rëna dakord në Alaskë me Trump”, kishte thënë ministri i Jashtëm rus. Ushakov, i cili në fakt…
Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se autostrada “Ibrahim Rugova” duhet të bëhet me pagesë dhe të ketë një kontratë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi. Sipas Maliqit, degradimi i cilësisë së rrugës është i dukshëm dhe problemet në këtë rrugë do të shkojnë vetëm duke u rritur. “ Autostrada “Ibrahim Rugova” ka nevojë për taksë/toll dhe për kontratë mirëmbajtjeje dhe menaxhimi. Çkado që është duke u bërë sot qartazi nuk po funksionon. Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur edhe më herët, por degradimi i cilësisë së rrugës është i dukshëm dhe ka për të qenë gjithnjë e më shumë problem”, ka…
Ka skaduar afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për kryetarë komunash nga përfaqësuesit e autorizuar për zgjedhjet e përsëritura lokale të caktuara më 11 janar 2026. Siç na informoi zëdhënësi i KShZ-së, Admir Shabani, në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, ku në zgjedhjet e kaluara nuk u arrit minimumi ligjor i daljes prej një të tretës së numrit të përgjithshëm të votuesve, janë dorëzuar gjithsej shtatë kandidatura. Në Gostivar në garën zgjedhore do të konkurrojnë kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe të koalicionit VLEN. Në Vrapçisht do të garojnë kandidati i AKI-së dhe një…
Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hazgan Haklaj tha se UÇK nuk mund të njolloset dhe askush nuk mund ta perëndojë diellin e saj, pasi siç tha, është epoka më e ndritur e cila me gjak shkroi lavdinë më të madhe të shqiptarëve, përcjell TV21. Haklaj tha se soz zë gjitha rrugët të dërgonin në Shkup. “Askush nuk mund ta njollosë UÇK-në e lavdishme. Ajo me gjakun e saj nënshkroi lavdinë më të madhe të historisë sonë, pas epokës së Skenderbeut, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është epoka më e ndritur epoka e UÇK-së. Në këtë betejë…
Profesoresha e së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Renata Deskoska, e cila më parë ka shërbyer si ministre e Arsimit dhe Shkencës, si dhe ministre e Drejtësisë në qeveritë e LSDM-së, është zgjedhur nënkryetare e Komisionit të Venedikut, transmeton Portalb.mk. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehu kënaqësinë që është nënkryetarja e parë e këtij Komisioni që vjen nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian apo nga ndonjë prej shteteve të dala nga ish-Jugosllavia. Sipas saj, zgjedhja përbën një vlerësim për angazhimin dhe kontributin e deritanishëm në…
Nuk ka shqiptar, pavarësisht kampit politik, që ka dyshime mbi legjitimitetin e luftës për çlirim dhe liri të Kosovës. Ky legjitimitet u dëshmua nga koalicioni i UÇK-së me Perëndimin, asokohe, i vijuar me themelimin e shtetit të Kosovës, i përforcuar sot me dëshminë e figurave të NATO-s.., etj, etj, në procesin e Hagës. E flamuri kombëtar që do valëvitet në atë protestë të ligjshme, nuk përjashton askënd të etnisë shqiptare dhe as do të jetë kërcënim për etninë tjetër me të cilën bashkëjetojmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë kusht të bashkëjetesës në barazi mes dy etnive kryesore…
“Ky është një moment me emocione të veçanta, sepse bëhet fjalë për ata që dhanë më të shenjtën për lirinë e Kosovës. Porosia përfundimtare është e qartë: duhet të vendoset drejtësia dhe të lirohen ata që sot po mbahen padrejtësisht informon Tetovasot. Viktima dhe xhelati nuk mund të barazohen në asnjë mënyrë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë. Drejtësia duhet të vihet në vend dhe ata duhet të jenë të lirë.”tha Talat Xhaferi.Tetovasot
Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KHAAIS) ka nisur hetim pasi një avion i vogël sportiv u rrëzua dje në Liqenin e Mavrovës. Kryetari i Komitetit, Marjan Prposki, në një deklaratë për MIA tha se ekuipazhi i avionit nuk ndodhet në rrezik për jetën. Ai shtoi se Komiteti ka marrë njoftim për rrëzimin e avionit sportiv të tipit Piper 28 rreth dje rreth orës 12:30, pas së cilës ekipet kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë filluar hetimet, transmeton Portalb.mk. “Avioni është në pronësi private dhe ka targa regjistrimi amerikane. Ekuipazhi nuk është në rrezik për…

