Më datë 08.01.2026, në orën 09:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar M.H. (31) nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit. Sipas informacioneve të Tetovasot, arrestimi është bërë pas një denoncimi paraprak se ajo kishte kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt shitjeje në Gostivar. E dyshuara po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim penal.
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 08.01.2026, në orën 13:10, në SPB Tetovë, E.H. (27) nga fshati Zhelinë, pronar i një kompanie “rent-a-car”, ka denoncuar një rast mashtrimi. Sipas Tetovasot, më 10.12.2025, personi D.N. kishte marrë me qira një automjet “Audi” pa dokumentacionin e duhur, fillimisht në emër të një shoku, e më pas kontrata ishte vazhduar në emër të bashkëshortes së tij. Pas skadimit të afatit, automjeti nuk është kthyer dhe personi nuk është përgjigjur në thirrje. Vetura është gjetur në zonën e Shkupit dhe i është kthyer pronarit, ndërsa ndaj D.N. do të vijojë kallëzim penal.
NJPB Vallandovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.A. (67) nga fshati Bashibos, rrethina e Vallandovës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 15.08.2025, gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të denoncuarit, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar fishekë.TS
Kreu i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit (AKI), Arben Taravari, ka paralajmëruar se pas 11 janarit kjo parti do të dalë me një platformë të re politike për Shqiptarët. Deklarata u bë në tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e përsëritura lokale në Gostivar dhe Vrapçisht. Siç raporton Tetovasot, Taravari u shpreh i bindur se kandidatët e AKI-së do të jenë fitues absolut, ashtu si në zgjedhjet e rregullta lokale të mbajtura në muajin tetor. Ai theksoi se rezultati i kandidatëve të AKI-së për Gostivarin dhe Vrapçishtin kishte qenë i thellë në raport me kandidatët e…
I kishte thënë se vajza e kishte thyer këmbën dhe se nevojitet ndërhyrje kirurgjike. Një mjek i rremë (mashtrues) e kishte mashtruar 77-vjeçarin nga Vinica, tilit ia kishte marrë më shumë se mbi 430,000 denarë, ka njoftuar policia. Rastin e këtillë, “viktima” e kishte paraqitur në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) dje pasdite. Sipas raportit policor, gjatë ditës se djeshme personi (mashtruesi) e kishte telefonuar 77-vjecarin, duke iu prezantuar si mjek, si dhe duke e ‘informuar’ se vajza e tij ishte në spital, për shkak të thyerjes së këmbës dhe se nevojitej ndërhyrje kirurgjike me vendosjen e shufrave. Pasi…
Kryetari i Komunës së Strugës dhe pronar i kompanisë ndërtimore “Trim & Lum”, Mendi Qyra, sipas të dhënave nga fleta e tij e deklarimit të pasurisë e publikuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, është kryetari i komunës më i pasur në Maqedoni. Në pasurinë e deklaruar përmenden disa banesa në Shkup dhe Strugë, me vlerë totale prej disa qindra mijëra eurosh, si dhe gjashtë prona të paluajtshme të përfituara përmes kontratave të ndërtimit në Strugë. Më e vlefshmja prej tyre është një objekt me sipërfaqe 291 metra katrorë, i vlerësuar në 500 mijë euro. Qyra ka…
Sllaveskit, do të sigurojë potencial shtesë të këmbimit valutor dhe një nivel të përshtatshëm të rezervave valutore, të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të monedhës vendase. Guvernatori thekson se ende ekzistojnë paqëndrueshmëri dhe pasiguri të larta globale, por se Banka Popullore do të monitorojë me kujdes performancën ekonomike me qëllim ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atë financiar, në mënyrë që të ofrojë mbështetje për rritje të qëndrueshme ekonomike në periudhën e ardhshme. Sipas raportit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) të publikuar dje, indeksi i kostos së jetesës në dhjetor të vitit të kaluar shënoi…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë kundër dy shtetaseve të Republikës së Bullgarisë, për të cilat ekziston dyshimi se kanë kryer disa vjedhje, përcjell TV21. Për shtetaset bullgare Prokuroria ka propozuar masën e paraburgimit. “E dyshuara e parë, në pesë raste, prej të cilave herën e fundit së bashku me të dyshuarën e dytë, nga persona të ndryshëm ka vjedhur portofolë që përmbanin para të gatshme dhe kartela bankare, nga të cilat më pas janë përpjekur të tërheqin shuma shtesë parash. Kështu, më 04.04.2025, në autobusin nr. 7 të NQP-Shkup, në linjën nga Poliklinika “Bukuresht” deri te…
Swiss International Air Lines ka anuluar 57 fluturime që nga fillimi i vitit për shkak të kushteve të motit. Kompania parashikon edhe anulime të tjera gjatë ditëve të ardhshme për shkak të situatës aktuale meteorologjike në Evropë. Një total prej rreth 7,430 pasagjerësh është prekur nga këto anulime deri të enjten, sipas një deklarate të filiales së Lufthansa. Fluturimet më të shpeshta të anulluara ishin ato për Amsterdamin – 42 fluturime janë anuluar që nga fillimi i vitit. Nga e enjtja deri të shtunën, SWISS ka njoftuar anulimin e 21 fluturimeve të tjera për Amsterdam, Berlin,…
Një rast i rrallë i dhunës në familje ka ndodhur të enjten, në Kaçanik. Sipas policisë, të përfshira kanë qenë dy gra. Njëra nga to ka raportuar se tjetra e ka sulmuar. Të parës, që organet e rendit e konsiderojnë si viktimë, i është ofruar ndihmë mjekësore. Interesant është fakti se edhe tjetrës, që sipas policisë është e dyshuar, i është dashur asistenca medicinale. Është bërë e ditur se kjo e fundit nuk u intervistua, për shkak të gjendjes shëndetësore. Prokurori, që është informuar për këtë rast, po vazhdon të hetojë rastin.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka thënë se beson se ekziston një “kërcënim real” i veprimeve ushtarake të SHBA-së kundër Kolumbisë. Petro për BBC tha se Shtetet e Bashkuara po i trajtojnë kombet e tjera si pjesë të një “perandorie” amerikane. Kjo vjen pasi Trump kërcënoi Kolumbinë me veprime ushtarake. Ai shtoi se SHBA-të rrezikojnë të transformohen nga “dominimi i botës” në “izolim nga bota”. Pas sulmeve në Venezuelë dhe kapjes së Nicolas Maduros, Trumpi ka thënë se një operacion ushtarak me cak Kolumbinë “duket mirë”, duke shtuar se Petro duhet të ketë kujdes. Trump dhe Petro…
Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt (CSU) dha këto ditë një vlerësim pozitiv për “kthesën në politikën e migrimit”. Sipas tij, numri i kërkesave për azil në Gjermani ka rënë në afërsisht 113,000 në vitin 2025 – një rënie prej 50 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Ministria e Brendshme ia atribuon këtë rënie kontrolleve të rrepta kufitare dhe kthimit të azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm të vendit. Këto masa janë futur në fuqi që kur ai mori detyrën në maj. Që nga maji, Policia Federale ka kryer kontrolle të rastësishme në të gjitha kufijtë tokësorë dhe ka shtuar dukshëm…

