Author: Hamdi Kumanova

Paralajmërimet për një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike kanë rikthyer në fokus shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve, në një periudhë kur kostoja e jetesës po vazhdon të rritet. Rritja e mundshme e çmimit të rrymës vjen në një kohë kur qytetarët tashmë po përballen me shtrenjtim të produkteve bazë e  shërbimeve, çka pritet të rëndojë edhe më tej buxhetet familjare. Ekspertët paralajmërojnë se çdo rritje e energjisë elektrike mund të ketë efekt zinxhir edhe në çmime të tjera, duke ndikuar drejtpërdrejt në standardin e jetesës. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka sqaruar se procesi i shqyrtimit…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, lojtarët e Barcelonës mposhtën Real Madridin me rezultatin 3:2 në Arabinë Saudite, duke fituar kështu Superkupën e Spanjës. Megjithatë, fitimet financiare nga kjo garë nuk janë aq të mëdha sa mund të kenë pritur tifozët. Shumë tifozë mendonin se klubet spanjolle do të përfitonin shifra astronomike për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e kësaj gare në Arabinë Saudite, por realiteti është ndryshe. Me fitoren e Superkupës, Barcelona përfitoi gjithsej tetë milionë euro, ndërsa Real Madridi arkëtoi 7.5 milionë euro. Diferenca mes fituesit dhe humbësit në finale është vetëm gjysmë milioni euro, një shifër relativisht e vogël për standardet e futbollit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se po përcjell nga afër punimet për pastrimin e rrugëve në zonat malore të Shalës së Bajgorës, përkundër temperaturave shumë të ulëta. Sipas Pecit, në fshatin Kovaçicë temperaturat kanë zbritur deri në -14 gradë Celsius, ndërsa ekipet komunale po angazhohen për të siguruar qarkullim sa më normal në rrugë. Ai theksoi se Komuna po përballet njëkohësisht me sfida të ndryshme në territorin e saj, përfshirë vërshimet në zonat urbane dhe pastrimin e borës në viset malore. “Në Kovaçicë, ku temperatura në këto momente po shënon -14 gradë, nga afër…

Lexo më Shumë

Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Finlandën veriore pasi fluturimet në Aeroportin e Kittila u anuluan për shkak të të ftohtit të madh. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, temperaturat në aeroport ranë në -37C të dielën në mëngjes, pas disa ditësh me mot të ngjashëm arktik, duke e bërë të vështirë shkrirjen e akullit të aeroplanëve dhe operacione të tjera. Kittila ndodhet në Lapland finlandeze në veriun pak të populluar të vendit. Pavarësisht se janë mësuar me temperaturat e ftohta të dimrit, finlandezët janë prekur nga i ftohti i këtij viti, i cili është më i rëndë se…

Lexo më Shumë

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim. Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt Evropës. Venezuela ka ardhur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare si një shtet transit për trafikimin e kokainës pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar, Nicolas Maduro, nga forcat e Shteteve të Bashkuara në fillim të janarit. Maduro do të përballet me gjykim në SHBA…

Lexo më Shumë

Një 33-vjeçare është proceduar penalisht nga policia në Durrës. Procedimi i saj mësohet se ka ardhur për veprën “Keqtrajtimi i të miturve”. Policia bën me dije se 33-vjeçarja ka braktisur tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte. Rasti është zbuluar pasi gjyshja e fëmijëve është paraqitur në polici këtë të diele. Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve ka marrë në mbrojtje tre të miturit. Ata janë marrë në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës. “Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj…

Lexo më Shumë

Policia ekuadoriane tha të dielën se ka hapur një hetim për zbulimin e pesë kokave njerëzore të lëna të varura në sy të publikut, së bashku me një mesazh kërcënues, në një plazh turistik në pjesën jugperëndimore të vendit, i cili është goditur nga një valë dhune ditët e fundit. Zbulimi makabër u bë në Puerto Lopez, në provincën Manavi, një destinacion popullor për vëzhgimin e balenave, ku nëntë persona, përfshirë një foshnjë, u vranë në fund të dhjetorit në një seri incidentesh që autoritetet ia atribuojnë konflikteve të bandave. Dje, imazhet që qarkulluan në mediat sociale treguan pesë kokat…

Lexo më Shumë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë. Aktualisht qytetarët po presin deri në 5 minuta për të dalë nga Kosova, gjersa edhe sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, janë nga 1 deri në 5 minuta.

Lexo më Shumë

Të gjithë sytë ishin mbi të. Dhe për ndeshjen e tij të parë në Francë, braziliani Endrick nuk zhgënjeu. Nëse Lyon u kualifikua këtë të diel në mbrëmje kundër Lille për raundin e 16 të Kupës së Francës, klubi nga Rhône ia detyron këtë në një pjesë të madhe brazilianit të tij të ri (19 vjeç), i huazuar nga Real Madridi. Në debutimin e tij, talenti i mrekullueshëm, me gjashtë gjuajtje (përfshirë një që goditi shtyllën në minutën e 5-të) dhe driblime frymëzuese (3 të suksesshme nga 7), i lejoi Lyon të merrte një epërsi vendimtare pak para pjesës…

Lexo më Shumë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të dielën se planifikon të flasë me miliarderin Elon Musk në lidhje me rivendosjen e internetit në Iran, ku autoritetet kanë ndërprerë shërbimet për katër ditë për shkak të protestave të vazhdueshme antiqeveritare. “Ai është shumë i mirë në këtë lloj gjëje, ka një kompani shumë të mirë”, u tha Trump gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje nëse do të angazhohej me kompaninë SpaceX të Musk, e cila ofron një shërbim interneti satelitor të quajtur Starlink që është përdorur në Iran, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Musk dhe SpaceX nuk iu përgjigjën…

Lexo më Shumë

Më shumë se 10,000 persona janë arrestuar gjatë 15 ditëve të fundit gjatë demonstratave anti-regjim në Iran. Këto shifra i ka publikuar të dielën Skylar Thompson, zëvendësdrejtor i Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran, i njohur edhe si HRANA. “Të paktën 10,675 persona janë arrestuar, përfshirë 169 fëmijë,” tha Thompson për CNN. 490 protestues janë vrarë gjatë së njëjtës periudhë, sipas bilancit të fundit të grupit, të përditësuar të dielën. Protestat e dhunshme në rrugët e Iranit hyjnë në javën e tretë të cilat janë përhapur në të 31 provincat e vendit. Nga protestat është ndërprerë edhe interneti…

Lexo më Shumë

Disa nga prodhuesit e produkteve vendase parashikojnë se 2026 mund të sjellë rritje kostosh për ta, për shkak të rritjes së pagës minimale, rritjes të kostos për fuqinë punëtore, ndryshimet e mundshme të çmimeve të lëndëve të para, për sektorë që furnizohen nga tregjet e huaja. “Kostot do të rriten prej rritjes së pagave, kryesisht prej pagës minimale. Por do të bien prej rënies së çmimit të qumështit nga ferma. Kjo sepse për zonat ku ne grumbullojmë qumësht ka pasur rritje të sasisë së prodhuar apo të grumbulluar të qumështit ndërkohë që shitjet nuk janë rritur. Çmimet pritet…

Lexo më Shumë