Familjarët e foshnjës 14 muajshe që humbi jetën kërkojnë dorëheqjen e Ministrit Taravari dhe Drejtori të Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi. Hedhja e përgjegjësisë vazhdon mes institucioneve shëndetësore lidhur me këtë rast tragjik, transmeton Portalb.mk. Ministri Taravari ka theksuar se janë identifikuar lëshime nga ana e stafit mjekësor në Klinikën për Fëmijë në Kozle dhe ka kërkuar që Drejtori të ndërmarrë masa ndaj mjekëve. “Unë nuk jam gjykatës apo prokuror, kam punësuar një komision që ka dhënë një raport të detajuar për atë që ka ndodhur”. Raporti është dërguar në Klinika, presim të shohim si do të veprojnë drejtorët, ndërsa…
Author: Hamdi Kumanova
Gjendja e pesë personave të lënduar nga aksidenti i një ditë me parë në autostradën Shkup-Veles vazhdon të mbetet kritike dhe të njëjtit po kurohen në Spitalin e Qytetit në Shkup dhe Klinikën Universitare. Prokuroria Publike është duke hetuar shkaqet e aksidentit, por dyshimet e para janë humbja e kontrollit në drejtimin e furgonit si pasojë e shpejtësisë. Në seancën e sotme të 55-të, Këshilli i Komunës së Velesit solli vendim që 18 tetori të shpallet ditë zie për shkak të tre viktimave që u regjistruan nga ky aksident. /Alsat.mk
Minisstri i Drejtësisë, Igor Filkov, thotë se ish ministri Krenar Llloga ka reaguar me nervozizëm ndaj komenteve të tij të fundit. Fillkov tha se dje ka shpalosur gjithçka që kishte për të thënë mbi punën e paraardhësit të tij dhe se dialogu në vazhdim do të zhvillohet përmes organeve kompetente. “Gjithçka që kisha për të thënë e thashë dje për punën e paraardhësit tim dhe qëndroj pas saj. E kuptoj nervozizmin e tij, por dialogu i mëtutjeshëm do të bëhet përmes organeve kompetente” – tha Fillkov. Filkov akuzoi Llogën se ka marrë me vete një dokument të klasifikuar që përmban…
Profesori nga Maqedonia e Veriut, i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore, Veland Ramadani është renditur në mesin 2% të autorëve më të cituar në botë, shkruan Alsat. Ko listë është përgatitur nga Universiteti i Stenfordit, nën udhëheqësinë e professorit Xhon Joanidis dhe së bashku me një ekip studiuesish bëhet vlerësimi i stafit akademik komfor numrit të publikimeve, dhe cilësisë. Profesori Veland Ramadani ëstë autor I një sërë punimesh shkencore, me të cilat arriti të jetë pjesë e top 2% të autorëve më të cituar. Ai në emisionin Ditë e Re në Tv Alsat me moderatorët…
Kryeministri Hristijan Mickoski i ka dalë në mbrojtje drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovskit duke thënë se ai thuajse tërë karrierën e punës e ka kaluar në shërbimet e sigurisë. Mickoski njoftoi se në të kaluarën kur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim është shndërruar në Agjenci për Siguri Kombëtare, ka pasur keqpërdorime të shumta për interesa politike dhe partiake, dhe për të njëjtat do të informojë së shpejti. “Ka mjaft struktura të frikësuara. Kanë për çfarë të frikësohen, të cilët janë pjesë e pushtetit të kaluar. Edhe në Agjencinë për Zbulim edhe në Agjencinë për Siguri…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media theksoi se raporti për fëmijën e ndjerë 14 muajsh është përgatitur nga ekspertë dhe është dërguar në Spitalin Special Kozle, Klinikën Universitare për Pediatri dhe Odën e Mjekëve. Ministri thotë se deri më tani nuk është bërë asnjë ankesë. “Unë nuk jam gjykatës apo prokuror, kam punësuar një komision kompetent që ka dhënë një raport të detajuar për atë që ka ndodhur. Kallëzimi është dërguar në Klinika, presim të shohim si do të veprojnë drejtorët, në të ardhmen mund të veprojmë kundër drejtorëve, por nuk ka sesi…
Logo Të tjera lajme Lajmi i Ditës MEXHITI: USAID PARTNERE NË SHUMË PROJEKTE MJEDISORE QË PËRMIRËSOJNË STANDARDIN JETËSOR TË QYTETARËVE Javën e kaluar u mbajt seanca e parë konstituive e Këshillit Ekonomik-Social në të cilën, përveç sindikatave dhe punëdhënësve, përfaqësues nga Qeveria jemi unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës që do të kryesoj KES-in, ministrja e Financave, ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe ministrja e Arsimit.Për ne është me rëndësi thelbësore dialogu transparent social. Këshilli Ekonomik-Social është organ trepalësh në nivel kombëtar përmes të cilit do të zhvillojmë dialogun social në periudhën e ardhshme.…
Pëlqimi në parim për vazhdimin e përfundimit të projektit dhe ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8 është arritur, ndërsa ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski deklaroi se projekti do të duhet të ndryshohet sepse nuk ka marrëveshje nga pala maqedonase për projektin ekzistues dhe çmimin. “Dialogu filloi dje në Bruksel. Pas dy javësh në takimin e 31-të. Le të shohim. Ne këmbëngulim në qëndrimet tona që duhet të ketë një projekt të përbashkët dhe se projekti është i realizueshëm, normalisht duhet të merret parasysh çmimi, me këtë çmim sigurisht që nuk mundemi. Le të shohim se çfarë…
Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune delegacionin të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të kryeasuar nga zonja Jeri Dible, përfaqësuese për Maqedoninë e Veriut. Zonja Jeri Dible shprehu gatishmërinë e USAID-it për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit në vend, përmes programeve të ndryshme, dhe përcjelljen e përvojave pozitive nga vende të ndryshme në botë ku vepron Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Mexhiti falënderoi USAID-in për realizimin e shumë projekteve…
Dy djemë të mitur janë sulmuar nga shokët e tyre sa ishin në shkollë në Gostivar, shkruan Alsat. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, të cilat sipas raportit policor të SPB Gostivar, janë paraqitur nga prindërit e të miturve. Rasti i parë ka të bëjë me sulmin fizik nga dy shokët e klasës ndaj të miturit në shkollëv fillore në Gostivar. Raportimi është bërë në orën 12:00, ka treguar babai i tij. “Me datë 16.10.2024 në DPB Gostivar, personi B.S.(48) nga fshati Strajan i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 12.00 në shkollën fillore në Gostivar ku ka mësuar,…
Qeveria ka marrë vendim që komunës së Gostivarit t’i ndajë 162 milionë denarë, apo afërsisht 2.7 milionë euro, duke u bërë kështu komuna shqiptare me më shumë projekte që ka aplikuar dhe janë pranuar, apo gjithsejtë 13 projekte, thuhet në njoftimin e komunës së Gostivarit. “Këto projekte janë nga seanca e 26-të, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do…
Deputetët e PD kanë tentuar t’i vënë flakën banderolës së vendosur në gardhin metalik para Kuvendit, të cilën Flamur Noka e leu me benzinë. Në pamundësi që materiali i banderolës të ndizej nga zjarri, ka qenë deputeti i PD Dashnor Sula, ai që i vuri zjarrin xhaketës së tij. Më pas, banderola e vendosur në gardhin metalik është hequr nga Garda e Republikës. Bidonin e benzinës më pas Noka ua hodhi gardistëve. (BalkanWeb)

