Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski, sonte theksoi se nuk do të ketë probleme në fushën e furnizimit me gaz në Maqedoni. Bislimovski në intervistën e sontme në “Vin-Vin” në TV Telma theksoi se problemi me mbylljen e gazsjellësit në Ukrainë mund të shkaktojë disa tronditje në bursat evropiane, por nuk pret ndonjë goditje serioze në aspektin e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike. “Në pjesën e furnizimit me gaz Maqedonia nuk do të ketë probleme. Gazi vjen nga “Rrjedha Turke”, është kryesisht gazi “Gazprom”, nga Turqia nëpërmjet Bullgarisë vjen tek ne. Vetëm problemi me mbylljen e…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të ministrisë dhe se krimi nuk ka asnjë përkatësi etnike, kombëtare apo përkatësi tjetër përveç kriminalitetit. Toshkovski për “TV Alfa” thotë se pardje kanë arrestuar një grup prej 15 doganierësh dhe një polic, për të cilët ka prova të forta për ryshfet dhe shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar në kuadër të një aksioni operacional të kryer në drejtim të Prokurorisë së Prokurorisë të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Ministri i MPB-së foli edhe për aksionin e…
Ne planifikojmë të kemi tetë qendra rajonale për arsim dhe aftësim profesional në Maqedoni. Tashmë janë tre, dy sapo kanë filluar të zhvillohen dhe do të hapim edhe tre në periudhën e ardhshme. Në çdo qark të vendit do të funksionojë një qendër dhe në të, sipas nevojave të tregut rajonal të punës, do të mësohen profesionet e duhura. Kështu ka theksuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska për “TV Klan” ku foli për aktivitetet aktuale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ndryshimet e planifikuara në periudhën e ardhshme. “Arsimi i mesëm profesional është cilësor dhe po zhvillohet…
Qyteti i Shkupit ka reaguar pas vendimit të Qeverisë, me të cilin kjo komunë përjashtohet nga mjetet e ndara për financim të projekteve komunale. Nga Shkupi thonë se ky vendim është një vërtetim i “gjendjes së mentaliteti sektar të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski”. “Ata që nuk mendojnë njëjtë, segregohen dhe përndiqen politikisht, duke dëshmuar se nuk ka kapacitet demokratik dhe lidership”, thuhet në njoftim. Më tej nga Qyteti i Shkupit, kanë treguar edhe projektet për të cilat kanë aplikuar dhe nuk janë përkrahur nga Qeveria. “Mbi 20 projektet të gjitha me fokus në përmirësimin e transportit publik, zhvillimit…
Ish-deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovskit thotë se Shqipëria që u nda nga Maqedonia e Veriut nuk është e rëndësishme, sepse ai beson se të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor do të hyjnë së bashku në BE. “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030 nuk do të ndodhë. Le të jemi të vërtetë. Besoj se anëtarësimi i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor do të ndodhë së bashku. Duhet të jemi të sinqertë se nuk ka disponim për zgjerim në BE”, tha Dimovski në “ClickPlus”. Dimovski foli edhe për ndryshimet kushtetuese. “Propozimi për hapjen me vonesë të kushtetutës është i…
Tashmë 10 ditë janë pa mësim 451 nxënës të shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të komunës së Studeniçanit. Bojkoti i mësimit për mëvetësimin e shkollës vazhdon ndërkohë, nga institucionet përkatëse asnjë përgjigje konkrete si do të veprohet në këtë rast. Nga Ministria e Arsimit thanë se do ta shqyrtojnë kërkesën e re për mëvetësimin e shkollës por njëkohësisht kujtojnë se kërkesa e mëparshme nuk është miratuar nga udhëheqja e kaluar e Ministrisë së Financave. “Jemi njohur me kërkesën për ndarjen e shkollës periferike “Naim Frashëri” në fshatin Moranë, për të cilën është dhënë mendim negativ nga ministri i…
Nga Prokuroria njoftojnë se nga aksioni i sotëm policor në Tetovë dhe Ohër janë privuar nga liria 13 persona, për të cilët kërkohet paraburgim, ndërsa bastisje janë kryer në 17 lokacione, shkruan TV21. Nga Prokuroria thonë se dyshohet se grupi një kohë të gjatë është marrë me ndërmjetësim për kryerje të prostitucionit dhe tregti ilegale me drogë, ndërsa si grup kanë realizuar edhe pastrim parash. “Grupi i organizuar është krijuar nga një 35-vjeçar nga fshati Bogovinë, i cili ka organizuar dhe koordinuar aktivitetet kriminale të anëtarëve të tjerë të grupit edhe në objektet e hotelierisë në fshatin Zherovjan, fshatin…
Rënie e re e qarkullimit në industri ka shënuar Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut. Gjegjësisht, në gusht të këtij viti, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, qarkullimi është ulur për 8.9 për qind. Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në muajin gusht shënoi rënie në produktet e ndërmjetme, përveç energjisë me 5,6 për qind, produktet kapitale me 18,3 për qind dhe mallrat e qëndrueshme për konsum me 5,6 për qind, ndërsa rritje u shënua te produktet jo të qëndrueshme për mallrat e konsumit me 1.8 për qind. “Qarkullimi në industri,…
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria u pajtuan në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës, pjesë e Korridorit 8. Palët u pajtuan në prani të zyrtarëve të BE-së. Gert Jan Kopman nga Drejtoria për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit shkroi se Bullgaria dhe Maqedonia konfirmuan angazhimin e tyre për ndërtimin e Korridorit VIII hekurudhor në një takim të nivelit të lartë me Komisionin Evropian. E mbështetur nga grantet e BE-së, kjo hekurudhë e Korridorit VIII do të forcojë lidhjen në rajon. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se në takimin e mbrëmshëm është konstatuar se mungon gjysma e tunelit nga ana…
Cigaret e prodhuara nga Imperial Tobacco TKS AD Shkup, duke përfshirë markat Rodeo, West, Jade dhe Davidoff, nga dje janë në dispozicion me çmim të ri, i cili është 10 denarë më i lartë, përcjell INA. Pritet që në ditët në vijim të rriten edhe çmimet e cigareve nga prodhues të tjerë. Këto rritje rrjedhin nga Ligji i ri i Akcizës, i miratuar në tetor 2023, i cili parashikon rritje vjetore të çmimeve të cigareve më 1 janar. Qeveria planifikon të mbledhë 13 milionë euro shtesë në vit nga ky fond.(INA)
Sot gjate ditës kryetari i komunes së Tetovës Bilall Kasami ka marre mesazhe kercenuese me jetë nga një person. Pa Censurë nga burime të sigurta merr vesh se kërcenuesi është V.J(45) i cili është arrestuar ana e policisë dhe po merret në pyetje.Pa Censurë
Dita ndërkombëtare e varfërisë e gjen Maqedoninë e Veriut në kushte të mjerueshme. Për të nisur ditën, çdokujt prej nesh u duhet të paktën 100 denarë. Por, në mesin e familjeve mesatare e të varfra ka edhe nga ata që i kanë harruar shijen mishit. “Më duhet vetëm një gjevrek dhe një ajran. Çfarë gjevreku doni? Të thjeshtë. Sa duhet? 55 denarë. Sa është gjevreku? 25 denarë ndërsa ajrani 30 denarë”. Shumë të punësuar e fillojnë pikërisht kështu ditën, pa llogaritur këtu që shoqëria jonë ballkanase, nuk mund të bëjë edhe pa kafen e mëngjesit. Çmimi i nisjes së ditës…

