Author: Hamdi Kumanova

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar. Kjo për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Korishë të Prizrenit. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri pistoletë, si dhe gjashtë gëzhoja. “Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 18.05.2025, në ora 09:57, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë e privuan nga liria H.A. (56) nga fshati Golema Reçicë, Tetovë. Ai po drejtonte një veturë BMW me targa të Tetovës në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, me shpejtësi prej 111 kilometra në orë, në një zonë të banuar ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili ngarkohet për veprën penale – Kërcënim i sigurisë, sipas nenit 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal. Më 29 prill, në fshatin Vrutok, i akuzuari ka kërcënuar se do të sulmojë jetën ose trupin e një zyrtari publik – gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gostivar. Kërcënimet janë bërë në lidhje me detyrat profesionale që gjyqtari i ka ushtruar brenda kompetencave të tij. I akuzuari ka hyrë në oborrin e shtëpisë familjare të gjyqtarit, e ka pyetur nëse e njeh dhe menjëherë…

Lexo më Shumë

Diplomacia ndërkombëtare po hyn sërish në një fazë të nxehtë për çështjen e Ukrainës, pasi pasditen e sotme, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas njoftimit të vetë presidentit amerikan, pas telefonatës me homologun rus, ai do të bisedojë gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe më pas me disa liderë të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shprehu shpresën që dita e sotme të jetë “produktive” dhe të përfundojë me një marrëveshje për armëpushim,…

Lexo më Shumë

Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera. Këtë e tregon një analizë e re e Institutit të Ekonomisë, ifo mes punonjësve që kanë përfunduar universitetin në 40 vende. Sipas saj, njerëzit në Gjermani punojnë nga shtëpia mesatarisht 1.6 ditë në javë. Kurse mesatarja globale është 1.2 ditë në javë e punës me kohë të plotë të paktën gjashtë orë në ditë. “Pavarësisht shembujve të spikatur të kompanive që rikthejnë punonjësit e tyre në zyrë, rezultatet tona tregojnë se ruajtja e trenidt të punës…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë është zhdukur. Ai u zhduk në Lubizhdë të Prizrenit. Sipas raportit policor, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. “Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

Lexo më Shumë

Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit Në një kohë kur qytetarët prisnin rezultate, stabilitet dhe një perspektivë të denjë europiane, Qeveria e Mickoskit vazhdon të ngasë të njëjtën valë nacionalizmi me të cilin garoi në zgjedhje, dhe tashmë një vit të tërë ofron vetëm propagandë, përçarje, poshtërim dhe dështim. Kështu, thuajse një vit më vonë, shteti jo vetëm që nuk lëviz përpara, por bëhet gjithnjë e më i bllokuar dhe më i ndarë brenda vetes. Edhe pse integrimi në BE u shpall si…

Lexo më Shumë

Policia e Ohrit njoftoi se mbrëmë pas mesnatës arrestoi një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëmbyer anëtarët e familjes së një 36-vjeçari dhe ka kërkuar e marrë para në këmbim të lirimit të tyre. Më 18.05.2025 në orën 00.50 në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, policia nga SPB Ohër kanë ndaluar A.D. (33) nga Ohri, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “rrëmbim personi” i dënuar sipas nenit 141 i Kodit Penal. Prandaj, më parë është raportuar se gjatë një bisede telefonike me Xh.H.D. (36) nga Ohri, kërkoi dhe mori para për lirimin e gruas, vajzës së mitur…

Lexo më Shumë

Alexander Stubb thotë se kokëfortësia e Putinit mund të hapë rrugën për një paketë sanksionesh “shkatërruese”. Donald Trump po humbet durimin me Vladimir Putinin, tha presidenti i Finlandës pas një bisede të gjatë me homologun e tij amerikan. Alexander Stubb tha se Trump dhe Putin, të cilët janë planifikuar të flasin në telefon të hënën, nuk duhet të vendosin fatin e Ukrainës mbi kokën e presidentit të saj, Volodymyr Zelensky. Stubb tha gjithashtu se kishte një shans, varësisht nga mënyra se si shkon telefonata, që senatorët amerikanë Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal të paraqisnin në Kongres këtë…

Lexo më Shumë

Veprimi i Arben Taravarit nuk po gjykohet e dënohet vetëm nga subjekti VLEN, si ish partner koalicioni me të, por edhe nga njerëzit e tij më të afërt. Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i të dëshpëruarve për vendimin skandaloz të Taravarit që të shkojë në prehrin e Ahmetit. Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani është dëshmia më e mirë se shqiptarët nuk blihen e as nuk shiten për pozita. Ky është akti më i lartë moral që meriton çdo respekt. Sikurse deputeti Sulejmani janë të mendimit pjesa dërrmuese e strukturës së Aleancës për Shqiptarët dhe dorëheqjet kanë filluar…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 18 maj 2025. Nicusor Dan, ish Kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, siguroi një fitore ndaj kandidatit rival George Simion. Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj theksoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. “Urime @NicusorDanRO për zgjedhjen si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të…

Lexo më Shumë

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në fshatin Magjatë të Kuçovës. Menjëherë pas njoftimit, në ndihmë të zjarrfikëses së MZSH Kuçovë u nisën dy mjete zjarrfikëse dhe grupi i shërbimit, të cilët ndërhynë me shpejtësi për të neutralizuar zjarrin. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të mirë të shërbimeve të emergjencës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet përkatëse po punojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. (Balkanweb)

Lexo më Shumë