Author: IM

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë sot në Gostivar kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në një restorant piceri, pasi nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar kanë marrë informacion se dje janë raportuar 9 persona me simptoma të helmimit nga ushqimi. Sipas Udhëzimit për trajtimin e intoksikimeve ushqimore, janë marrë mostra për testim laboratorik nga ushqimi i inkriminuar (biftek pule, sallatë e freskët dhe majonezë) dhe tampone nga sipërfaqet e punës, pajisjet dhe enët si dhe nga punonjësit. Operatori i ushqimit është urdhëruar të marrë masa parandaluese për pastrimin e plotë mekanik dhe kimik të objektit, pajisjeve dhe…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen me strukturat në Gostivar me anëtarët e organeve drejtuese në këtë Mbledhje të Përgjithshme, miratuan këto tri rezoluta: Legjitimitet, Rezolutë për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mire, së bashku me ndryshimet kushtetuese dhe Rezoluta mbi organizatën politike. Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të BDI-së: Duke qenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë historike dhe politike të Marrëveshjes së Ohrit (MO) si një mekanizëm thelbësor për ndërtimin e paqes, stabilitetit dhe harmonisë ndëretnike në Maqedoninë e Veriut; Duke qenë të vetëdijshëm se MO solli demokracinë…

Lexo më Shumë

Metin Izeti Arendt (Hannah Arendt) që në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar e ka filluar debatin filozofik rreth natyrës së së keqes moderne. Teza e saj mbi banalitetin e së keqes prishi nocionet standarde të së keqes si diçka që shkatërron horizontet e pritshmërisë së njeriut dhe kapërcen rrjedhën e zakonshme të jetës së vetëdijshme. Në të kundërt, sipas Hannah Arendt, e keqja banon kryesisht në anën e zakonshme dhe të përditshme të jetës. Në mënyrë metaforike, diagnoza e Hannah Arendt shkaktoi një zhurmë sepse ajo zbriti të keqen nga djalli në tokë. E keqja nuk banon më…

Lexo më Shumë

Të mos harrojmë se një partner i jashtëzakonshëm për përballimin e krizës humanitare ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, që ndërtuan kampin më të madh dhe të standardeve më të larta në Kukës dhe dhanë një ndihmë të vyer vëllazërore për popullin e Kosovës. Kënaqësi të ndaj këtë foto me ju që fikson Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Madhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Kukës, pikërisht pasi ka ulur personalisht avionin e parë për inagurimin e aerodromit të Kukësit, që më pas falë investimit të tyre u shndërrua në një aeroport modern. Mirënjohje Emirateve të Bashkuara…

Lexo më Shumë

METIN IZETI Gjithçka rreth meje është vetë uji. Nuk ka tokë në horizont. Qielli dhe deti bashkohen, nuk dihet ku fillon e ku mbaron tjetri. Duart e mia po notojnë. Këmbët e mia po notojnë. Flokët më qarkullojnë rreth meje. Shpina ime po noton në sipërfaqe. Dielli ma djeg fytyrën, më verbon. Më duhet të shikoj sytë, kush tjetër mund të qëndrojë duke parë drejt diellit. Unë kam qenë duke u përpjekur, por lotët fillojnë të bien dhe ngjyrat e mia fillojnë të përzihen ndërsa shikoj atë top të ndezur në qiell. Unë jam i detyruar të mbyll sytë dhe…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic ka marrë pjesë në forumin rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, organizuar nga presidenti i Partisë së Lirisë, njëherësh dhe ish-president i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Përmes një postimi në X, dikur Twitter ai shkruan se ka pasur diskutim të hapur dhe konstruktiv. Gjithashtu, sipas ish-presidentit kthimi në politikat pro-evropiane është “i nevojshëm si një përgjigje ndaj ringjalljes së ideve të shkuara”. “Mirënjohje ish-Presidentit Ilir Meta për mundësinë dhe mikpritjen”, përmbyll ai. Në konferencë morën pjesë Ilir Meta, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kroacisë Stipe…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë i RMV-së, Arben Taravari ka marrë pjesë në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, organizuar nga presidenti i Partisë së Lirisë, njëherit dhe ish-president i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Së bashku me Taravarin në Forum kanë qenë pjesëmarrës disa nga ish -presidentët e rajonit, në mesin e tyre ish -presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ish- presidenti kroat Stjepan Mesiq, Milo Gjukanoviq, ish- presindet i Malit të Zi, ish -presidneti i Kosovës Fetmir Sejdiu, ish- kryeministri turk Ahmet Dautoglu si dhe Sergjan Kerim, ish -kryetari…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Nuk është më mes nesh shkrimtari i madh me të cilin përjetë do mburret shqiptaria – Ismail Kadare. Ai la pas vetes vepra që do jenë pjesë e bibliotekës botërore, me çka neve shqiptarëve na radhiti mes popujve të civilizuar të botës. Por sot u nda nga ne edhe njeriu që thuajse gjithmonë ishte me të pushtetshmit, që u ngut dhe bëri çmos ta shpërlajë vetveten nga ‘enverizmi’, por duke mos i ndihmuar shqiptarët të sqarojnë si u bënë pre e diktaturës më të egër në botë dhe se diktatorin e lindin elitat e një populli, e…

Lexo më Shumë

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka përfunduar me sukses projektin “Ndërtojmë besim”. Fenomeni i gjuhës së urrejtjes dhe mungesës së besimit tek komunitetet është ende prezent në shoqërinë tonë, andaj nga Qendra “Racio” ka vlerësuar që nëpërmjet këtij projekti të prezantohen rreziqet që i bartë në vete dhe të jepen zgjidhje adekuate se si të arrijmë deri tek një pikë ku do të kontrollohet ose të zhduket tërësisht kjo dukuri. Për këtë qëllim janë mbajtur disa punëtori ku nxënësit shprehën idetë e tyre rreth parandalimit të gjuhës së urrejtjes. Më pas atyre u është dhënë detyrë të shkruhet…

Lexo më Shumë

Emisioni më i ndjekur i mëngjesit në SHBA, ”Good Morning America”, solli një transmetim të veçantë live nga Shqipëria për miliona shikues. Videoja ka njohur një numër të konsiderueshëm shpërndarjesh. Më poshtë teksti i plotë i dokumentarit të realizuar nga Maggie Rulli, gazetare në “Good Morning America”. ”Ju mund të mendoni se ndodhemi në Greqi, apo në Itali, por në fakt gjendemi në Shqipëri, ku do të gjeni të gjithë luksin dhe qetësinë kundrejt një kostoje shumë më të ulët. Megi Rulli: Përshëndetje. Jeta është e bukur këtu. I kam këmbët në ujë, dielli shkëlqen dhe, vetëm shiko, dhe gjithçka…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar kreyeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski për postin e ri. Në një postim në “Facebook” Meta shkroi se beson se me programin e saj kjo qeveri do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut. Postimi: “Shumë suksese Qeverisë së Kryeministrit, Hristijan Mickoski, të votuar mbrëmë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut! Besimplotë se me programin e saj të shkëlqyer ekonomik do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e…

Lexo më Shumë

Piktorja Jehona Ajradini ka hapur eksozitën në Qendrën Informative Kulturore (QIK) në Shkup. Ekspozitën e saj e ka titulluar “PËRSIATJE”, që do të thotë angazhim mediativ me veprat e artit poashtu fton shikuesit të mendojnë thellësisht due shqyrtojnë shtresat e kuptimit përtej përvojës së drejtpërdrejt vizuale. Për ora24.tv piktorja Ajradini tha se në ekspozitë ka shpalosur 19 vepra. Ekspozita për vizitorët do të jetë e hapur gjatë gjithë javës në QIK. Ora24.tv dhe Almakos do të sjellin bisedën eksluzive me piktoren Jehona Ajradini dhe mysafirët që ishin në hapjen e ekspozitës./ora24-almakos

Lexo më Shumë