Një zyre ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës është hapur më 3 korrik në Hagë. Ky është hapi i parë drejt një tribunali të mundshëm kundër udhëheqjes në Moskë. Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC). Kjo zyrë do të hetojë dhe do të mbledhë dëshmi, në një lëvizje që po shihet si hap i përkohshëm para krijimit të një tribunali special, që mund të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë. Disa…
Author: Emad
Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e rekrutimit. Ky grup njoftoi përmes kanalit në Telegram se “përkohësisht nuk po marrim pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak dhe po zhvendosemi në Bjellorusi”. Wagner përdori shprehjen që Rusia përdor për t’iu referuar pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Grupi Wagner kreu një rebelimin të shkurtër dhe mercenarët u nisën drejt Moskës. Por, më pas lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ndërmjetësoi një marrëveshje dhe rebelimi u ndërpre. Sipas kësaj marrëveshjeje, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, u lejua që të shkonte në Bjellorusi. Luftëtarëve…
Dëmet nga protestat e zhvilluara në Francë pas vrasjes së një të riu nga policia, vlerësohen në mbi 1 miliard euro, transmeton Anadolu. Ndërhyrja e policisë ndaj protestuesve vazhdoi edhe në natën e gjashtë të protestave të cilat filluan në Francë pasi policia vrau një të ri. Sipas mediave franceze, deri më tani përreth Parisit janë arrestuar 17 persona në natën e gjashtë të protestave që filluan pasi i riu Nahel M., u vra nga policia në qytetin Nanterre më 27 qershor. – Mbi 1 miliard euro dëme nga protestat Kreu i Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve Francezë (MEDEF), Geoffroy…
A la të kuptohet të shtunën kryeministri shqiptar Edi Rama se nisma “Ballkani i Hapur” mund të marrë fund? Ai në një intervistë ka folur për “Ballkanin e Hapur” në kohën e shkuar, sikur misioni të kishte përfunduar tashmë, shkruajnë mediat shqiptare. “Procesi i Berlinit është boshti ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një nismë që lindi nga nevoja për të çuar përpara procesin e Berlinit dhe përmbushi misionin për të cilin lindi. Tani duhet të nxitojmë në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, ne kemi procesin e Berlinit në Tiranë”, tha kryeministri shqiptar. Presidenti serb njoftoi dhe…
Televizioni SHENJA dhe Tëvë1 nga Kosova kanë arritur marrëveshje për transmetimin e serialit Bashkallajk. Seriali Bashkallajk ka shumë pak kohë që ka filluar me transmetim në kanalin Tëvë1 në Kosovë, ndërsa ka arritur të thyej rekordet e shikueshmërisë. Televizioni SHENJA dhe TV ERA do t’i kenë të drejtat ekskluzive për transmetim të serialit në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një serial komik, ku një djalë i ri nga Tetova, dashurohet në një vajzë nga Prishtina dhe vendosin të jetojnë atje në një bashkësi mes dy familjeve.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia prej sot zbatojnë sistem të përbashkët për pagesë të taksave rrugore me një “tag”. Në vend se të ndalen ose të blejnë pajisje shtesë ose kartelë, shoferët e të dyja vendeve do të munden me një pajisje të paguajnë taksat për rrugë. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetëroee për MIA-n informuan se sistemi i ka kaluar me sukses të gjitha testimet, është i gatshëm për përdorim dhe është funskional. TAG-u (transponder me mikrovalë) duhet të regjistrohet (rikonfigurohet) në ueb portalin openbalkan-etc.com Gjatë periudhës së kaluar bëhej përgatitja e integrimit të sistemeve për pagesë të taksës…
Shkruan NENAD JOVANOVIÇ Nëse i analizojmë mirë gjërat dhe paraqitjet, autoriteti i Putinit tronditet seriozisht. Oligarku i panjohur dhe komandanti paraushtarak Jevgeny Prigozhin, me formacionin e tij të quajtur “Wagner”, është bërë frika më e madhe e Moskës në më shumë se dy dekada të pushtetit të pakufizuar të Putinit. Në të njëjtën kohë, na tregon qartë për dobësinë e regjimit të Kremlinit. Historia është, të paktën në kontekstin e sotëm, një ironi e madhe për ato vende që janë “kuajt e Trojës” të Rusisë. Ne falë Zotit nuk jemi pjesë e kuajve të tillë, të paktën për sa i…
Qeveria e Xhorxh Melonit ofron mbështetje të parezervë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kështu pohon në një intervistë për CIVIL Media ambasadori i Republikës së Italisë në RMV, Andrea Silvestri. Ai tregon se tani jemi në fazën e skriningut, i cili duhet të përfundojë rreth muajit nëntor. “Por në atë moment, nëse Maqedonia e Veriut ka miratuar amendamentet kushtetuese, do të pasojë një thirrje automatike, d.m.th. pa asnjë kusht shtesë nga asnjë vend tjetër, në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe hapjen e klasterit të parë negociator”, thotë Silvestri. Me Silvestrin po flasim në prag të 30-vjetorit…
Një pilot egjiptian ka surprizuar nënën e tij duke e dërguar në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin. Piloti, Abdalla Muhammad Bahey që ka punuar si bashkë-pilot në EgyptAir donte të befasonte nënën e tij pasi ishte bërë vetë pilot. Fluturimin e tij të parë si një pilot i licensuar ai e ka kryer në tokën e shenjtë të myslimanëve. Abdulla ka thënë se surprizën e ka organizuar me kolegët pa ia thënë mamasë. Ai u vesh me uniformën zyrtare të punës dhe doli nga shtëpia me nënën e tij, duke i thënë se do ta linte në aeroport dhe…
Një 39-vjeçare, e cila sapo kishte lindur, është hedhur nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji në Shkup, njofton për “Fokus” drejtoresha Viktorija Jovanovska. “Pacientja na është sjellë në javën e 36-të. Shtatzënia e saj nuk u monitorua në Gjinekologji. Ajo lindi për 12 minuta dhe ajo dhe fëmija shpëtuan. Një ditë para se të largohej, ajo firmosi se nuk donte ta ushqej me gji foshnjën dhe nuk dim se çfarë dhe si ndodhi. Nuk e dimë as arsyen e vendimit të saj. Të gjithë janë të shokuar, kurse nëna është në gjendje kritike”, thotë mjekja Jovanovska. Sipas informacioneve…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka dërguar disa kritika në llogari të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai ka thënë se Ahmeti do ta përfundojë karrierën si kriminel i thjesht. Mickoski tha se Ahmeti në krim e ka futur edhe familjen, ndërsa e përmendi rastin e blerjes së “Soravijës” nga ana e Drin Ahmeti, i cili është nipi i tij. “Ai njeri, i cili vetveten e përfaqësonte si luftëtar për të drejtat e njeriut para 20 viteve, po duket se i udhëhequr nga disa rreth tij, do të përfundojë si një njeri thellë i zhytur në krim, por për fat…
Kandidati për kryetar dege i BDI-së në Çair, Bekim Neziri, pas votimit ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për TV21. Ai tha se këto zgjedhje për BDI-në tregojnë një unifikim të përgjithshëm, pasi sipas tij, të gjithë anëtarët e këtij subjekti kanë mundur të regjistrohen në formë të shkruar ose elektronike dhe të garojnë për kryetarë dege apo anëtarë të këtij subjekti politik. Neziri tha se ky është një shembull që duhet të merret shembull edhe nga forcat e tjera politike në vend. “Këto zgjedhje për BDI-në tregojnë një unifikim të përgjithshëm, pasi para se të votoheshe ditën e…