Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar kanë ndezur qirinj në nderim të policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në Banjskë të Zveçanit nga grupi terrorist. Në një postim në llogarinë e tij në platformën “X”, Kurti tha se sonte u ndezën qirinjtë e vogël për një shpirt të madh. “Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në orët e hershme të mëngjesit në krye të detyrës duke mbrojtur integritetin territorial dhe sundimin e ligjit të vendit tonë. Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh ndërsa zotohemi të mbrojmë ata…
Author: Emad
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencë për media, ka thënë se ata edhe më herët kanë folur se një situatë e tillë mund të ndodhë, për shkak se siç tha ai, “serbët e Kosovës nuk do të mund ta duronin terrorin e Kurtit”. Ai foli për vrasjen e policit Afrim Bunjakut nga terroristët serbë duke shtuar se “nuk mund ta arsyetojnë vrasjen”. ”Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është dicka që nuk iu desh askujt”. “Edhe pse kemi folur me herët e kem thënë në Bruksel edhe në Neë Yorik se kjo mund…
Shkruan: Fatmir Limani ● Kanalizimi në Zajaz kushton 300-400000 €, vetëm njëra veturë e familjes Ahmeti është mbi 200000 €. ● Një anëtar i familjes Ahmeti bleu “SORAVIA-N” 40.000.000 (milion) €, e barazvlefshme me një Fabrikë që do ndalonte mbi 1000 (një mijë) të rinjë në vendlindje dhe mos ikin në Gjermani… ● 120.000.000 (milion) € tenderimin e kapërdiu shoqëruesi i dhëndërrit të Ahmrtit… ● Saraji në Zajaz u paraqit si pronë e katragjygjit.., sipas gënjeshtrëarit dhe hajdutit të shekullit… ● Porsche përpara Range-Rover sa kushton…, pse gazetarët e TV 21 e kursenin… ? *Ps: Portalet, gazetat, televizionet…, janë po-aq…
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se status quo-ja e krijuar nga lufta e parë dhe e dytë botërore nuk i shërben më botës dhe nevojitet një epokë e re, duke shtuar se Türkiye synon të jetë ndër liderët e kësaj epoke, raporton Anadolu. Në ceremoninë e hapjes së Kongresit të 10-të të Këshillit Botëror të Biznesit Turk (DTIK), të mbajtur në Istanbul, presidenti Erdoğan u shpreh se Türkiye mund të arrijë rezultate të suksesshme në botë duke përfituar nga çdo zhvillim në shkallë globale. Duke folur për diasporën turke, ai tha se numri i shtetasve turq që jetojnë,…
Fronti opozitar shqiptar ka akuzuar BDI-në dhe zv kryeministrin Artan Grubi se po përvetësojnë projketin strategjik të ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10. Sipas opozitës shqiptare Artan Grubi keqpërdor prezencën Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, për të mbuluar skandalet me donatorë partiak të BDI-së, të cilët njëherit do të jenë edhe ndërtuesit e autosdradës së korridorit 8. “Sikur të mos mjaftojë fakti që Artan Grubi keqpërdor rolin e tij për të peronalizuar suksesin, sikur të mos mjaftojë fakti që në mes të projektit vlon konflikti i interesit, duke qenë se kompanitë EUROVIA dhe AK INVEST janë donatorët më të mëdhenjë…
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga dhe ai i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ishin të ftuar në jubileun (10 vjeçar) të Kongresit Botëror të Biznesit Turk, që mbledh në një vend personalitete të biznesit, akademikë, artistë dhe sportistë, me origjinë turke dhe nga vendet mike të Turqisë, nga e mbarë bota. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti Taip Rexhep Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, Ministri i Tregëtisë Prof.Dr.Omer Bolat, Kryetari i DTIK, Nail Olpak, si dhe ministra nga disapora dhe shtetet mike. “Ky Kongres afron biznesin me diasporën turke, rrit bashkëpunimin mes…
Siç mëson Almakos nga burime të konfirmuara brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, së fundmi janë shpallur non grata tre diplomatë rus, përkatësisht do të dëbohen nga vendi jonë për thyerje të kodeksit diplomatik në veprimtarinë e tyre të dyshimtë. Emrat e dëbuar rus i ka parë redaksia e Almakos dhe bëhet fjalë për këshilltarët politikë I. Hropjaçkov, A. Rozhdevsdvenski, si dhe S. Popov atashe, i cili sipas burimeve tona ka bërë veprime të pahijshme diplomatike. Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e…
Të nderuar përfaqësues të mediave, të dashur qytetarë, Sot jemi këtu për t’ju njoftuar se ne – një grup deputetësh – të partive AlternAtivA – Lëvizja BESA – Lëvizja Demokratike, sot kemi dorëzuar interpelancë për punën e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski. Ndonëse Lubomir Joveski meriton më shumë interpelanca dhe thirrje në përgjegjësi, sepse nuk është kurrfarë lajmi të themi se Prokuroria Publike është bërë njëra nga ministritë e kësaj qeverie, megjithatë arsyeja themelore e kësaj interpelance është kulminacioni i punës së tij jokonsistente, jontrasnparente, kontraverse dhe humbja besimit publik ndaj institucionit të Prokurorisë Publike…
“Мbrëmë kishim rastin të shohim një teatër nën regjinë e BDI-së për përvetësimin, privatizimin dhe familjarizimin e projektit strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Sikur mjetet për financimin e projektit t’i japin nga xhepat e tyre, Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe familjet e tyre, e jo të gjithë taksapaguesit. Ndërkohë, Artan Grubi u mundua ta mbulojë një skandal të ri korruptim me një pjesë të nënkontraktuesve të zgjedhur të gjigantit ndërtimor ‘’Bechtel dhe Enka’’. Për këtë arsye sot i parashtrojmë këto pyetje për të cilat presim përgjigje. A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se…
Siç mëson ekskluzivisht Almakos më 15 Shtator komisioni disciplinor do t’i vendos në shqyrtim propozimet për procedurat disciplinore të ngritura ndaj dy prokurorëve Fatime Fetai dhe Sasho Rajçev. Prokurorja Fetai dyshohet se ka bashkëpunuar me pronarin e dënuar me vendim gjykate të portalit Dokaz M, Marjan Stamenkovski. Ndërsa, Rajçev, sipas burimeve në Prokurori, do të shqyrtohet nga komisioni për sjellje joprofesionale. Për të dyja rastet janë dorëzuar prova që duhet të vlerësohen nga Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore. Ndërkohë, sipas informatave të Almakos Shefi i Prokuroris së Lartë të Shkupit Mustafa Hajrulahi, ka ngritur edhe një procedur për shpifje…
27 muaj rresht Agim Islami i rastit “Alfa” po pret në burg nëse do të ketë rigjykim të rastit të tij. Gjykata Penale nuk po mund të merr vendim për përsëritje të rastit për shkak të vendimit që po e pret nga Supremja lidhur me të akuzuarin tjetër në këtë lëndë Almir Dërplanin. Ish i akuzuari në “Alfa” Ramiz Dauti thotë se zvarritjet që po bëhen nëpër gjykata, po i kushtojnë Agim Islamit. “Neve na pengon për shkak se 16 muaj gjykata e Apelit, tash 3 muaj gjykata Supreme dhe po bëhen 20 muaj, plus ne kemi dërguar edhe një…
Është e pamundur që Nikolla Gruevski të kthehet i lirë në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas zv.kryeministrit Artan Grubi, ndikimi i neneve të ndryshuara në Kodin Penal në aktakuzat e Nikolla Gruevskit është shumë i vogël. “Nikolla Gruevski me këto ndryshime në Kodin Penal, as në ëndër nuk mund ta shohë kthimin në Maqedoninë e Veriut”, tha shkurt Artan Grubi në Klan Debat. https://www.youtube.com/watch?v=ASO_NatGJMw