Deputeti i Vetëvendosjes në Maqedoni të Veriut, Bekim Qoku në emisionin OnTime në TV-Koha tha se Vetëvendosje do të hap subjekt politik edhe në Maqedoni të Veriut atëherë kur do e sheh se është strukturar në të gjithë shtetin. Qoku tha se si Vetëvendosje nuk kanë marrë asnjë pozitë në ekzekutiv dhe as që mendojnë të garojnë në ndonjë komunë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen kah fundi i 2025. Kur u pyet se a do mund shqiptarët të kushtëzojnë VMRO-DPMNE-në për ndryshimet kushtetuese, ai tha se për këtë duhet një unitet i gjërë i të gjitha partive dhe…
Author: IM
Shkruan: Fejzi HAJDARI Protestat dhe solidarizimi me rastin e Frosinës, e cila e humbi jetën në një aksident trafiku, janë shembulli më i mirë ku shihet se si institucionet shtetërore i trajtojnë me dy kute, shqiptarët dhe maqedonasit. Pa dashur të merrem me këtë rast tragjik, për të cilin përfitojë nga moment për t’i shprehur familjes ngushëllime, dua të ndalem te sjellja johumane dhe jo e drejtë e institucioneve kur janë viktima shqiptarët. Edhe pse në shikim të parë tingëllon e duket si shtjellim i pavend, në fakt pikërisht ky rast i zhvesh institucionet shtetërore për mënyrën e kujdesit institucional…
Reisul Ulema i shprehi përkrahjen ambasadorit Mejdani për punën e madhe që bënë në sferën diplomatike, si dhe gjallërinë e tij në ngritjen e vetëdijes mbi marrëdhëniet e mira Resul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai sot më 05.02.2025 u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Shkup Denion Meidani. Meidani dhe Reisul Ulema kryesisht biseduan për rrjedhat fetare në RMV, si dhe më gjërë. Reisul Ulema theks të veçantë i kushtoi bashkpunimit dhe dialogut ndërfetar dhe se besimet duhet të ndihmojnë në kultivimin e mirëkuptimit, paqës, solidaritetit dhe bashkjetesës dhe mu për këtë BFI e RMV i jep rëndësi dialogut…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditë së sotme është pritur në takim nga Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Sipas informacioneve tona në këtë takim mes tjerash është biseduar për aktualitetin politik, ekonomik, aksionin opozitar, por dhe procesi integrues në familjen evropiane. Po ashtu është folur edhe për atë se shqiptarët konfirmohen si boshti progresiv pro europian i palëkundur ne rajon, për “Korridorin 8” si një realitet i pamohueshëm, dhe fqinjësinë e mirë dhe reciprociteti. Pas këtij bashkëbisedimi me kreun e BDI-së, Ahmeti – Ambasadori Meidani ka deklaruar: 🦅 “Më gëzon sa herë që Baca…
Ora24.tv dhe Almakos.com sapo kanë mësuar se Policia Financiare sot ka qëndruar në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup. Ky hap i Policisë Financiare vjen pas lajmeve të shumta të Ora24.tv dhe Almakos.com se drejtori Skënder Asani ka punësuar katër familjar të afërm të tij, por edhe për dyshime për keqpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, ku Asani njëkohësisht derisa ushtron postin e drejtorit ka hapur edhe Organizatë joqeveritare, përmes së cilës ka marr fonde nga institucionet e shtetit. Për dyshimet e punës së drejtorit Skender Asani ka ngritur lëndë edhe Komisioninpër Anti-Korrupsion./Ora24 – Almakos
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka nënshkruar vendimin me të cilin shkarkohet nga detyra drejtor i spitalit për fëmijë “Kozle”, Katerina Simonovska. Në vendin e saj është emëruar profesoresha Katerina Boshkovska. Ky vendim ka arritur në spital, shkruajnë mediat. Udhëheqja e Simonovskës u shoqërua me një sërë sfidash, ku më e rëndësishmja ishte shpërbërja e departamentit të bronkoskopisë, si dhe mosmarrëveshjet ndërpersonale brenda institucionit. Tensionet kulmuan me kërkesën e saj drejtuar mediave që të mos e përmendnin emrin e saj, edhe pse ajo mbante një funksion publik.
Vazhdojnë kritikat e forta ndaj agjencisë kombëtare të ndihmës së huaj në SHBA, USAID. Aktivistja Merissa Hansen shkruan se fondet e kësaj agjencie, që duhet të shkonin për Palestinën, në fakt shkuan për miliarderin majtist George Soros. Këto pata sipas Hansen Sorosi i përdori për operacionet e tij në Shqipëri dhe Maqedoni, shkruan Almakos. “USAID i dha afro 15 milionë dollarë Fondacionit Shoqëria e Hapur të George Soros vetëm gjatë katër viteve të fundit në detyrë të Obamës, i cili kryen një punë të gjerë në rajonin e Bregut Perëndimor/Palestinës – megjithatë financimi ishte kryesisht për operacionet e Soros në…
Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen e vitit 1999 në Jugosllavi. Morgan deklaroi: “NATO është një organizatë mbrojtëse dhe nuk ka vepruar kurrë në mënyrë agresive…” Në kundërpërgjigje, Carlson argumentoi: “Ata po bombardonin rëndë të krishterët në Jugosllavi… kjo ishte ofensive…” Pas intervistës, Morgan reagoi në rrjetet sociale: “Pavarësisht indinjatës së Tucker-it dhe të shumë personave të painformuar që komentojnë këtë klip, unë kisha të drejtë. Veprimi ushtarak i NATO-s në këtë rast ishte një ndërhyrje humanitare e dizajnuar për të ndalur…
Dr. Rijad Imeri Prej kur na qenka haram apo gjynah me ia hap derën ndokujt që ka shpreh dëshirën me të ardh në konak? A nuk ishte cilësi e Pejgamberëve mikpritja? Prej kur qenka haram me ia përmend njeriut të mirat që i ka ba? E me falenderu për to?! Muhamedi a.s. i lavdëronte prijësit e fiseve të ndryshme, nëse në ta shihte ndonjë virtyt apo diç pozitive, edhe nëse nuk ishin fare musliman! Prej kur qenka haram dhurata? Përderisa dhurata është prej vlerave islame! Prej kur njeriu po identifikojka me një parti apo ideologji, vetëm përmes një vizite! A…
Konteksti etik i një “dorështrëngimi” në sfond politik Fushata elektorale në Kosovë për zgjedhjet e pritshme parlamentare shënoi rastin e qasjes së Albin Kurtit në domenin fetar, posaçërisht atë islam, aty ku ndodhet një hambar jo i vogël e madje përcaktues votash për atë që mund të jetë fitues i zgjedhjeve. Vota muslimane është gati përcaktuese në Kosovë dhe llogaritet që ngjitja në pushtet e Kurtit ka qenë pikërisht prej saj. Që do të thotë se dhe rënia mund të jetë prej saj, nëse ndodh ditën e votimit. Kjo pasi për bashkësinë muslimane, sado arritje të ketë patur Kurti, sidomos…
Ambasadori shqiptar në Shkup, Shkëlqesia e tij, Denion Meidani, në vazhdimësi realizon takime me faktorin politik, ekonomik e kulturor në vend. Ndërkaq, duket se tashmë Meidani po bëhet një faktor unifikues i të gjithē shqiptarëve nē Ballkan. Vetëm sot ka takuar deputetin e zëshëm nga Presheva, Shaip Kamberin. “Kënaqësi të bashkëbisedoja në Shkup me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 në Maqedoninë e Veriut 🇲🇰, SH.T. Denion Meidani” – ka shkruar Kamberi. Kurse Meidani për këtë takim është shprehur: 🇦🇱🤝📌 Ishte kënaqësi të mirëprisja në ambasadë në një takim miqësor deputetin e Partisë për Veprim Demokratik, z. Shaip Kamberin, të…
Nga Kim Mehmeti Dikur moti, BDI-ja u lëvdua me arritjen e madhe që kufirin shqiptaro – shqiptarë, pra atë me Kosovën, qytetarët e Maqedonisë ta kalojnë vetëm me letërnjoftime. Naiv siç kemi qenë gjithmonë, besuam se nga Shkupi në Prishtinë do mund të shkonim pa pengesa e pa humbur kohë, por ndërkohë ndodhi e kundërta: u zgjatën kolonat e makinave që me orë të tëra pritnin që ta kalonin kufirin e Maqedonisë. Mëkot ankoheshim për pritjet abnormale, ngaqë gjatë pjesëmarrjes së tyre njëzetvjeçare në qeveri, për kryetrarin e BDI-së – njësoj si për VLEN’istët e sotëm – Maqedonia ishte shteti…

