Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar se Nisma ka fituar më mbi 40% të votave në Malishevë në bazë të rezultateve fillestare. Kreu i Nismës ka falënderuar banorët e Malishevës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që votuan koalicionin ku bën pjesë partia e tij.
Author: IM
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për, siç raportohet, mënyrat për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Në një intervistë të publikuar më 8 shkurt nga gazeta The New York Post, Trump nuk tregoi se kur u zhvillua biseda, e as nuk dha detaje për përmbajtjen e saj. The Post tha se intervista u realizua më 7 shkurt derisa Trump po udhëtonte me avionin presidencial, Air Force One. “Ai dëshiron të mos shohë më njerëz duke vdekur”, citohet të ketë thënë Trump. “Çdo ditë njerëzit po…
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rënies së softuerit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, fakt ky që nuk mundëson publikimin e rezultateve nga KQZ. “Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë”, ka shkruar Osmani. “Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin…
Nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalur me një qëndrim lidhur me zgjedhjet e sotme dhe rezultatet e shpallura deri më tani. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti vlerësoi se zgjedhjet se kanë qenë të lira dhe demokratike dhe të ndershme. Ai faleminderoi votuesit e LVV që sipas tij konfirmoi fitoren e koalicionit LVV dhe Listës Guxo. Kurti tha se LVV me partnerët e koalicionit si fituese do ta formojnë Qeverinë e re Kurti 3 dhe do të vazhdojmë me projektet tona. “Populli fitoj, fitoj Vetevendosje dhe besoj se nga rezultatet e para preliminare ata qe dolën të dytët e…
Pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat e të gjitha vendvotimeve. Deri tani janë procesuar 73.04% përqind të numërimit të votave nga KQZ. Nga 5 përqind e numërimit të votave këto janë rezultatet si në vijim: LVV 41.99%, PDK 22.68%, LDK 17.90%, AAK 7.56%, Koalicioni për Familje 2.29%.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve e merr vetë, ndërsa llogari do t’i japë vetëm LDK-së dhe votuesve të saj. Në konferencë për media të dielën vonë, Abdixhiku i ka bërë të ditura edhe rezultate preliminare dhe i ka uruar të gjitha partitë për procesin zgjedhor, përcjell Koha.net. “Sipas numërimit që janë marrë nga komisionarët dhe vëzhguesit e LDK-së, LDK-ja ka marrë 158.954 vota apo 18.1 për qind, LVV-ja ka marrë 347.543 vota ose 39.8 për qind, PDK-ja ka marrë 190.363 vota apo 21.8 për qind, AAK-Nisma ka marrë 66.635…
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka vlerësuar lartë votuesit e këtij subjekti për siç tha besimin në fushatën dhe kauzën e tyre. Por, siç ai u shpreh megjith rezultatin e Exit Polle-ve, sipas komisionerëve e vëzhguesve të tyre, PDK do të ketë rritje edhe më të madhe nga ajo e projektuar deri tani. ”Mbetemi të kujdesshëm që çdo votë të mbrohet me korrektësi dhe transparencë”. ”Ju informojmë se gjatë mbrëmjes, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë një konferencë tjetër, për të ndarë bashkë me ju reflektimet dhe hapat e gjithë mëtejshëm”. ”Ky është…
Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, ka thënë se ai pret rezultat dyshifror. Në një konferencë para gazetarëve, ai tha se “opozita i ka fituar zgjedhjet”. “Opozita i ka fitu zgjedhjet edhe pres me padurim të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës”, tha Haradinaj. “Na vjen mirë që mundi ynë ka rezultu me fitoren e opozitës. Opozita krijon shumicë solide dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme. Besoj se kjo do të ndodh”, tha ai.
Glauk Konjufca i Vetëvendosjes nuk ka dashur të komentojë rezultatet e para të exit poll-eve. Ai i ka thënë shkurt për Tëvë1, se kjo parti do të deklarohet pas orës 23:00. “Shumë faleminderit. Ma vonë pas orës 11”, tha Konjufca.
Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organizoi një aktivitet të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Leopardit Arab, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Kopshtin Zoologjik të kryeqytetit, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e këtij lloji të rrallë dhe për të promovuar edukimin mjedisor në komunitet. Paradë ekologjike dhe festë kulturore Aktiviteti nisi me një ecje simbolike nga Liqeni i Tiranës deri te Kopshti Zoologjik, për të inkurajuar lidhjen me natyrën dhe për të forcuar kulturën e mbrojtjes së mjedisit. Pas arritjes në Kopshtin Zoologjik, filluan fjalimet zyrtare. Drejtoresha e Kopshtit Zoologjik hapi…
Deputeti Salih Murat është takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas këtij takimi Murat ka deklaruar: “Sot zhvilluam një takim në Stamboll me Presidentin e Republikës së Türqisë, Shkëlqesinë e Tij Z. Recep Tayyip ERDOĞAN. I shpreh mirënjohjen time të thellë për pritjen e tij të sjellshme dhe kohën e çmuar. Shkëlqesia e Tij përcjell përshëndetje të përzemërta për vendin tonë dhe bashkëkombësit tanë.”
Sipas anketës së fundit të portalit të internetit “Llokallno.mk”, të realizuar nga data 25 deri më 29 janar 2025, banorët e Shkupit shprehin pakënaqësi të theksuar me punën e kryetares aktuale, Danella Arsovska. Hulumtimi, i cili përfshiu 1150 të anketuar përmes anketës telefonike, tregoi se 77% e qytetarëve e vlerësojnë punën e saj si “të dobët” ose “shumë të dobët”, ndërsa 68% nuk kanë “fare besim” se ajo do të zgjidhë problemet kryesore të qytetit. Sa i përket kandidatëve të mundshëm për kryetar komune, 18% e të anketuarve mbështesin ministrin aktual të Vetqeverisjes Lokale, Zllatko Perinskin, pasuar nga Koce Trajanovski…

