Author: IM

Pak kohë pasi Botimet ALSAR nxorën nga shtypi librin “Mësime rreth predikimit të Islamit – Strategjia e re e predikimit”, autori turk, Garip Sağlık, ka ardhur në vendin tonë për të mbajtur disa takime të dedikuara veprës së tij. Javën e kaluar, më 20 dhe 21 shkurt, takimet u mbajtën në Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Teologë, intelektualë dhe besimtarë dëgjuan nga autori pikëpamjet e shtjelluara në libër mbi predikimin. Garip Sağlık u tha të pranishmëve se e trajton librin si një hyrje në disiplinën e predikimit, duke u nisur nga këndvështrimi se t’ua bësh të njohur të tjerëve jetesën dhe…

Lexo më Shumë

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti është edhe një dëshmi tjetër se sa pak i duhet LSDM-së për të treguar fytyrën e saj të vërtetë, një parti e mbetur në të kaluarën, e cila nuk mund të çlirohet nga trashëgimia e përçarjeve, manipulimeve dhe drejtësisë selektive”, – thuhet në reagimin e LD-së, ndaj akuzave të LSDM-së për skandalin korruptiv në Qeveri ku, sipas tyre, implikohet Zv/Kryeministri Mexhiti dhe Kabineti i tij. Reagimi i LD-së: LD-ja nuk do të lejojë të heshtet! Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN kanë thënë se “është koha për vetting për Musa Xhaferin – Hija e Ali Ahmetit, shoku më i mirë i Sasho Mijalkovit!” Më poshtë reagimin e plotë i VLEN: BDI edhe një herë pretendon se po “pastrohet” nga krimi, por e vërteta është krejtësisht ndryshe – ata që duhet të “pastrohen” kanë 20 vite në krye të politikës dhe biznesit! Dhe ata pretendojnë se do të pastrojnë diçka në mënyrë që ata vetë të mund të qëndrojnë në krye. Është koha për një vetting të vërtetë – është koha për të hapur temën e Musa Xhaferit, një…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare LSDM kanë reaguar nëpërmjet një pres – konference duke thënë mes tjerash se “a po shfaqet një skandal korruptiv në Qeveri, a ka kërkuar Mexhiti ryshfet?” Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të LSDM-së: “Ne kërkojmë që kryeministri Kristian Mickoski të dalë dhe të përgjigjet: A është e vërtetë që Inspektorati i Administratës Shtetërore ka konstatuar “abuzim me detyrën zyrtare” nga ana e ministrit dhe zv.kryeministrit Izet Mexhiti dhe kabinetit të tij? Nuk është çështja nëse Mexhiti është privuar nga kompetencat e tij, çështja është nëse në Vendimin e Inspektoratit të datës 17.01.2025 është konstatuar abuzimi…

Lexo më Shumë

Pas ankesës publike nga banorët e Sarajit në zonën e Lubinit për Almakos dhe Ora24 se pranë shtëpive të tyre ka një pllac për hekura që ndot rrethinën dhe se ndërtohet një restoran për dasma, kanë reaguar nga Komuna e Sarajit – nga ku thonë se lejen për hekurishten e ka dhënë Ministria e Ekologjisë. Më poshtë e gjeni reagimin e Komunës së Sarajit: “Dhe, ju informojmë se Hekurishtja për të cilën ju keni kërkuar të dini dhe të gjitha hekurishtet e tjera të cilat operojnë brenda territorit të Komunës sonë, janë në mbikqyrje të rregullt nga Inspektorati Komunal të…

Lexo më Shumë

Mefail Ismaili Kur çezma e Amerikës rrjedh, atëher e kemi mike, e kur çezma ndalet, presidenti i saj flet “budallallëqe, është reketues, i paedukuar mjaftueshëm”, etj etj etj… Të flasësh në këtë mënyrë, për presidentin e SHBA-së, person i cili është zgjedhur nga rreth 80 milion vota të popullit amerikan, demokracisë më të madhe në Botë, duhet vërtet të kesh një hallë të madh nën vete! Pse nuk kemi folur kështu për presidentin, kur SHBA gjuante qindra miliona euro për zhvillimin e demokracisë tek te institucionet dhe OJQ-të tona, POR EFEKTET ISHIN ZERO! Pse nuk folej kështu për presidentët e…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme nga BDI dega Çair kanë reaguar ndaj drejtoreshës së spitalit Gjinekologjik Çair, Pranvera Izairi duke thënë se i ka detyruar punonjësit duke i shantazhuar të marrin pjesë në tubimin e VLEN në këtë komunë. Këto akuza drejtoresha Izairi i ka kundërshtuar ashpër. “Në lidhje me shkrimet në Facebook dhe disa portale, me përgjegjësi të plotë përgënjeshtroj se nuk kam shantazhuar apo detyruar ndonjë punonjës që të marrë pjesë në tubime partiake. Dua të njoftoj opinionin e gjerë se zëra të tillë dashakeqëse përhapen çdo herë kur bëhen hapa pozitivë në spital; ushtarët e devotshëm të BDI-së bëjnë…

Lexo më Shumë

Sot më datën 20.02.2025 Muhafizi i madh i Shkupit Hfz. Isa Bekteshi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit në xhaminë qendrore të Hasanbegut promovoi Hafizin e ri Adis Gashi. Po ashtu u bë duaja përmbyllëse e hifzit ku pjesëmarrës ishte Reisi i BFI-së në RMV haxhi Hafiz Shaqir Ef. Fetahu, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan Ismaili dhe dhjetëra hoxhallarë, hafizlerë dhe qindra mysafirë dhe xhemat nga i gjithë Shkupi. Muhafizi Isa Bekteshi ka dhënë një kontribut të madh për jetën fetare në Shkup, ku me punën e tij të palodhëshme ka promovuar me dhjetra e dhjetra Hafizler në…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, i cili është edhe ministër i Politikës Soaciale, e ka quajtur si qesharake, përbuzëse dhe nënçmuese iniciativën e BDI-së për Veting brenda partiasë Sipas tij, populli nuk i beson BDI-së. “Është njejtë si të thuash bëjmë Veting, po ta bëjnë Vetingun të burgosurit të cilët janë në Idrizovë ose në Shutkë. Nuk shoh arsye këtu, të gjithë antarët e dikurshëm të kabinetit dhe të rrethit të ngushtë të cilët kanë qenë krahu i djathtë i atij dhe proklamonte se janë ndër njerëzit më të aftë të tij, sot janë nëpër lista të zeza dhe…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Jo nga sot, por qysh se ekziston ajo si e pavarur, Maqedoninë e kanë drejtuar sunduesit maqedonas të ndihmuar nga vasalët shqiptarë. Dhe ai vasalitet kurrë nuk ka qenë kaq i dukshëm sa sot, kur atë e përbëjnë ‘motrat’ e përdala politike të vëllazërisë së ‘VLEN-it’. Dhe jo nga sot, por qysh se kanë filluar të bëhen pjesë e qeverive maqedonase, pushtetarët shqiptarë kanë bërë çmos që të jenë sa më promaqedonas e sa më properëndimorë, duke harruar se votën e kanë marrë nga populli i vet për të qenë vetëm sa më proshqiptarë. Dhe mbase kurrë…

Lexo më Shumë

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut organizoi një pritje për shënimin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës. Pjesëmarrës në ngjarje ishin Presidentja Siljanovska-Davkova, Kryetari i Kuvendit Gashi, Zëvendës Kryeministrat Mexhiti dhe Fetai, Ministrat Taravari e Toshkovski, kryetarët e komunave, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lexo më Shumë

Në shënimin e 80 vjetorit të themelimit të Gazetës Zyrtare në Maqedoninë e Veriut, asnjë shkronjë në gjuhën shqipe. As në materialin e shtypur që iu shpërnda të pranishmëve. As në video materialin që u prezantua në sallë në asnjërin prej fjalimeve, nuk pati asnjë fjalë dhe asnjë shkronjë në gjuhën shqipe, edhe pse Gazeta Zyrtare që nga viti 2002, përveç në gjuhën maqedonase funksionon edhe në gjuhën shqipe. “Botimi ‘Gazeta Zyrtare e Maqedonisë së Veriut’ shtypet dhe publikohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhë tjetër zyrtare që e flasin së paku 20 % e qytetarëve e që i përkasin…

Lexo më Shumë