Author: IM

Pr. Dr. METIN IZETI Në historinë e mendimit njerëzor, gnostikët paraqiten si figura mistike, të ndarë midis një bote materiale të kalbur dhe një realiteti shpirtëror të pashëmbshur. Ata nuk janë thjesht kërkues të diturisë, por arkitektë të një revolte të padëgjuar kundër çdo strukture që kufizon lirinë e shpirtit. Kërkesa e tyre për të vërtetën është një udhëtim kozmik—jo drejt një zgjidhjeje, por drejt një çlirimi të përhershëm nga maskat e botës. Gnosticizmi, si traditë e lashtë, e shikon botën materiale si një gabim, një burg i krijuar nga një demiurg i korruptuar—një “zot” i rremë që sundon me…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në “PikëPodcast” me gazetarin Mefail Ismaili ka treguar ekskluzivisht se Qeveria do të rrisë pagën minimale në muajin maj. “Më 20 deri më 25 mars diku është afati i fundit për tu mbajtur mbledhja ku do të vendoset paga minimale, që të respektojmë ligjin dhe marrëveshjen që është në fuqi, paga minimale për vitin 2025 gjegjësisht, pagën e prillin të cilën punëtorët do ta marrin në maj do të jetë 400 euro, ose 24.400 denarë”, tha ministri Besar Durmishi. Sipas tij, në bazë të Ligjit që është në fuqi, paga minimale përllogaritet 50%…

Lexo më Shumë

Dje, në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, u realizua një ngjarje prestigjioze kulturore dhe akademike, ku me ç’rast u prezantua ekspozita “Maqedonia në Albumet Jëlldëz të Sulltan Abdulhamidit të Dytë”, si dhe u organizua paneli akademik “Periudha Osmane në Maqedoni”. Ngjarja u realizua në bashkëpunim me Presidencën e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, ku morën pjesë akademikë, studentë dhe përfaqësues nga sektori civil në vend. Albumet “Jëlldëz” të Sulltan Abdulhamidit të Dytë: Një Dritare drejt Maqedonisë Osmane Ekspozita prezantoi fotografi historike nga Koleksioni Fotografik i Pallatit “Jëlldëz”, të…

Lexo më Shumë

Në 35 vjetorin e themelimit të Shtëpisë Botuese ‘’LOGOS A’’, u promovua vepra e Sami Frashërit. Kontributi i ideologut themelor të Rilindjes Kombëtare u vlerësua lart nga studiues e njohës të orientalistikës. Kjo pasi në sallën e këtij dekanati, u bë promovimi i veprës së Sami Frashërit. E të ftuarit i mirëpriti dekani i Fakultetit Filologjik, Abdullah Rexhepi. “Dua t’ju shpreh edhe njëherë mirënjohjen për ardhjen tuaj këtu”, ka deklaruar ai. Ndërsa ky promovim u bë në 35 vjetorin e themelimit të Shtëpisë Botuese LOGOS A. “Në këtë botim që e kemi dmth në 35 vjetorin tonë e në 120…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin “Farabi” të Universitetit Teknik Karadeniz (KTU) prof. dr. Merih Kutlu tha se agjërimi ka shumë përfitime për shëndetin e zemrës. Kutlu në deklaratën për Anadolu, duke theksuar se agjërimi është i dobishëm për shëndetin e zemrës, tha: “Studimet kanë treguar se kolesteroli i keq (LDL) zvogëlohet dhe kolesteroli i mirë (HDL) rritet gjatë Ramazanit dhe disa muaj në vijim. Agjërimi përmirëson inflamacionin dhe ka efekte pozitive në ndjeshmërinë ndaj insulinës”. Duke folur për përfitimet psikologjike të agjërimit, ajo tha: “Agjëruesi qëndron larg mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve negative. Nga ana shpirtërore, ai pastron dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, e ka pritur  në takim zv/drejtorin e Doganave Garip Kaba. “U nderuam me vizitën e Zv Drejtorit të Doganave z. Garip Kaba, një personalitet me kontribut të dëshmuar kombëtar. Në takim diskutuam lidhur me bashkëpunimin ekzistues ndër-shtetëror në sferën e doganave. Konstatuam se është i rëndësishëm qarkullimi i lirë i mallrave në funksion të tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit tregtar rajonal. Pjesë e takimit ishte edhe z. Bekim Afuzi, drejtues doganor”, – ka thënë pas takimit Ambasadori Qehaja.

Lexo më Shumë

“Luanin nuk e preokupon opinion i deleve”, kështu u përgjigj ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani për të gjithë ata që e komentojnë dhe e sulmojnë për punën e tij. Ai tha se nuk ka publicitet të keq dhe të gjithë i falënderoi për siç thotë, që më ndjekin dhe komentojnë me përkushtim “Në radhë të pare më vjen në mendje shprehja se nuk ka publicitet të keq dhe sa i përket individëve që ju thoni, do të doja të përfitoja nga platforma që më dhatë këtu sot, t’i falënderojë në radhë të parë që më ndjekin me përkushtim, në radhë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi – Zejd, ka reaguar në lidhje me orientimin e qeverisë aktuale, të cilën ai e ka cilësuar si “kundër BE-së dhe pro agjendës ruse!” Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Zejdit: Të kesh raporte të mira me administratën Trump është në rregull, por ta bësh këtë “korektësi” në kurriz të marrëdhënieve me BE-në është diletantizëm politik. Së pari, jam më se i sigurt që vetë presidenti Trump as që e di se ku ndodhet Maqedonia e Veriut, e lëre më të ketë dëgjuar për Mickoskin. Së dyti, administrata Trump mund t’i ndihmojë…

Lexo më Shumë

Me një traditë të konsoliduar ndër vite, aktivitetet humanitare të Fondacionit ALSAR në muajin e begatë të Ramazanit startojnë disa ditë përpara mbërritjes së tij. Shpërndarja e ndihmave në pako ushqimore ka filluar në këtë prag Ramazani me një aktivitet në Tiranë të mbështetur nga WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani. Fokus i kësaj ndihme prej 50 pakosh me artikuj ushqimorë kanë qenë pjesëtarë të shoqatës “Shpresë për jetën”. Ndihma është shpërndarë nga punonjës të Fondacionit ALSAR dhe përfaqësues të WEFA-s të ardhur enkas në vendin tonë. Sasia e shpërndarë është veç një pjesë e vogël e…

Lexo më Shumë

METIN IZETI Besimi, dashuria dhe përmbushja e detyrave morale janë themele të rëndësishme të jetës së njeriut. Nëpërmjet Kuranit, haditheve të Pejgamberit (paqja dhe bekimi qofshin mbi të), ne gjejmë udhëzime të çmuara për të jetuar një jetë të plotë dhe kuptimplotë. Kurani është fjala e All-llahut dhe burimi kryesor i udhëzimeve për njeriun. Ajetet e Kuranit na mësojnë rëndësinë e besimit të patundur dhe të drejtësisë. Për shembull, në Ajetin 2:177 thuhet: “E vërteta nuk qëndron në atë që ju e ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por e vërteta është besimi në All-llahun, në Ditën e Gjykimit,…

Lexo më Shumë

Ali ALIU Në shenjë të 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë letrare të Kim Mehmetit METAFORA E FSHATIT SI FRYMËZIM UNIVERSAL Kim Mehmeti u lind në Gërçec në vitin 1955, në një fshat në ballë të kodrinës perëndimore të Shkupit. Me shkollim dhe profesion të gjeometrit, bëri edhe punë krahu me ndërtimtarë, nëpër Ballkan dhe Lindjen e mesme. Është tregimtar, romancier, eseist, publicist, përkthyes, me rreth 10 vëllime tregimesh, me po aq romane dhe disa libra me ese dhe publicistikë. Ndërthurje e perspektivave të rrëfimit Krijimtarinë e vet e filloi si tregimtar, në fund të viteve shtatëdhjetë…

Lexo më Shumë