Author: IM

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha se nëse prishet NATO, Europa ka vetëm një mundësi mbrojtje, Turqinë. Nëse kjo ndodh, Kulla thotë se Erdogan do të dalë si shpëtimtar dhe do vendosë kushte për anëtarësimin në BE, dhe jo vetëm. Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Kulla tha: “Vetëm Erdogan mund ta mbrojë Europën sot. Nëse prishet NATO, Europa ka vetëm një mundësi mbrojtje, Turqinë. Janë të vetmit që kanë qenë gjithmonë të përgatitur për të bërë luftë. Sot ka vetëm një forcë që mund të mobilizojë forca në 24 orë, është Turqia. Por këta e kanë mbajtur Turqinë,…

Lexo më Shumë

Keni pyetur ndonjëherë se cila është përvoja më emocionuese për një dirigjent? Si e përjeton një grua fuqinë e artit dhe ndikimin e saj në muzikën klasike? Dhe sa të rinjtë janë të lidhur me këtë botë të mrekullueshme? Pjesëmarrësja speciale, Agona Çupin, do të ndajë eksperiencat e saj të paharrueshme si #dirigjente dhe do të diskutojë rolin e gruas në një fushë ku ende ka shumë për të arritur! 👉 Na ndiqni sonte përej orës 20.00 në Almakos.com dhe Ora24.tv për të zbuluar si mund të ndryshoni botën me muzikën dhe artin!

Lexo më Shumë

Një histori e fuqishme që trajton betejën e një prindi për shkollimin e vajzës së tij vjen në ekranin e madh përmes tregimit filmik “Mohimi”, një projekt kinematografik që hedh dritë mbi sfidat dhe mentalitetet e së kaluarës. Nën regjinë e Musa Ishfit, me skenar të Shkëlqim Islamit dhe të prodhuar nga Driton Ramadani, ky film sjell një rrëfim emocional që prek një temë të ndjeshme – mohimin e shkollimit të vajzave si pasojë e stereotipeve dhe mentalitetit të kohës. Në rolet kryesore spikasin aktorët Sefedin Shabani dhe Dea Shabani, të cilët sjellin në jetë figurat e Demirit dhe Dritës,…

Lexo më Shumë

Krejt 2-sha! Zbulohet dëftesa e shkollës së mesme e kandidatit për rektor Blerim Saiti në Universitetin Nënë Tereza Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup duhet të zgjedh rektorin e ri. Rektorit aktual, Izet Zeqiri i skadon mandati, teksa nëpër media flitet për dy emra si kandidatët kryesorë: profesorët Bekim Fetaji dhe Blerim Saiti. Fetaji është inxhinieri i IT-së. Sipas CV-së së tij, studimet bachelor i ka kryer në “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, studimet master i ka kryer në Oxford të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është Doktor i shkencave teknologjike me studime të kryera në Grac të Austrisë. Saiti është…

Lexo më Shumë

Prof. Metin Izeti Në mes të errësirës së parakohshme, kur hëna e Ramazanit ngrihet si një vulë e shenjtë mbi qiellin shqiptar, agjërimi bëhet gjuhë e padukshme, një dialog midis tokës dhe te pakuptuarit. Kjo nuk është thjesht abstenim nga ushqimi; është një kërcim i kohës në kufirin e dukshmërisë, ku trupi kthehet në tempull dhe shpirti në pelegrin. Heshja: Kthimi i Kozmosit në Fshat Në çastet para te agimit, fshati ngrihet me shushurimën e këpucëve në shtigjet e gurta. Shtëpitë fryhen me aromën e “piteve me spinaq”dhe “ballokumeve” të ëmbëlsuara me kujtesën e gjeneratave. Çdo kokërr susami, çdo fletë…

Lexo më Shumë

Në një vikend shtëpizë moderne në Kodrën e Diellit relaksohet Faton Murseli, profesor nga Universiteti i Tetovës, bashkëshortja e të cilit është kryetare e Komisionit të Urbanizmit në Tetovë. Një rrjet gjeodezistësh, zyrtarësh komunalë dhe inspektorësh bënë gjithçka që mundën për të bërë të duket se vila ishte ndërtim pa leje që u legalizua para vitit 2011, edhe pse ishte ndërtuar në vitin 2024. Abuzimet përfshijnë raport të pasaktë gjeodezik dhe inspektim të falsifikuar. Kryetari i Komunës Bilall Kasami distancohet nga rasti, shkruan Investigative Reporting Lab, transmeton Portalb.mk. Ajo që filloi si një ëndërr idilike për një shtëpi malore për…

Lexo më Shumë

Ajo që ka ndodhur sot është një masakër dhe një deningrim total i shqiptarëve në ushtri. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, pas shkarkimit, konkretisht uljes në pozita të dy gjeneralëve shqiptarë, Besnik Eminit dhe Lulzim Nuredinit – njëri në administratë, e tjetri në Qendrën e Trajnimit. “Gjeneral Besnik Emini, nga pozita e Komandantit të Komandës së Operacioneve (nga kjo pozitë, drejtpërdrejt komandonte rreth 80% të ushtrisë), ndërrohet, degradohet dhe deningrohet, duke u vendosur në një pozitë administrative në Ministrinë e Mbrojtjes”, shkruan mes tjerash Lloga. Postimi i plotë i ish-ministrit Krenar Lloga:…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një darkë miqësore me Martin Vulaj, drejtorin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe një nga liderët më të spikatur të komunitetit shqiptar në Amerikë. Në takim morën pjesë gjithashtu miq si Ilir Rusi e Regjaj dhe përfaqësues të tjerë të diasporës shqiptare nga Shtetet e Bashkuara. Diskutimet u fokusuan në situatën aktuale ne rajon e më gjerë, rolin jetik të diasporës në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe në mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme. Ambasadori Meidani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani, ka takuar Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. “Sot mirëprita mikun tim, Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. 🇦🇱🇹🇷 Një bisedë e hapur dhe miqësore mbi bashkëpunimin mes vendeve tona, projektet e përbashkëta dhe zhvillimet e fundit. Shqipëria dhe Turqia – më shumë se partnerë, një miqësi që vijon të forcohet!! 🤝✨” – ka thënë Ambasadori Meidani pas këtij takimi.

Lexo më Shumë

Fjalimi i Ambasadorit Bullgar në RMV, Zheljasko Radukov, me rastin e Festës Kombëtare, Dita e Lirisë së Bullgarisë 🇧🇬 E nderuara zonja Presidente, Të dashur miq, Edhe këtë vit jemi bashkë për të festuar festën kombëtare të Republikës së Bullgarisë. Fakti që është festë, nuk do të thotë se do ju mërzis me një fjalim të gjatë, dhe për këtë miqtë nga APRA Balkans dhe video beam-i i tyre do të më ndihmojnë për këtë. Viti i kaluar ka qenë… i ndërlikuar, për të mos thënë më pak. Habitëse, por mund të ndaj me ju se Bullgaria ka vazhduar zhvillimin…

Lexo më Shumë

Një nga krerët e koalicionit VLEN, deputeti Bekim Qoku, e ka uruar Festën e Lirisë së Bullgarisë, duke thënë se kjo Ambasadë e ka respektuar edhe gjuhën shqipe. Më poshtë shkrimi i plotë i Qokut: Gëzuar Festën Kombëtare, Ditën e Lirisë, Bullgari 🇧🇬 Честит Ден на Освобождението, България!🇧🇬 …. Ambasada e Bullgarisë respekton dygjuhësinë në pritjen për festën kombëtare të saj. Kjo duhet të shërbejë si model edhe për përfaqësitë tjera dhe për organizatat e tjera ndërkombëtare. Bullgaria është faktor stabiliteti dhe baraspeshe e rëndësishme e rajonit.

Lexo më Shumë

Në kuadër të projekteve bamirëse të muajit të bekuar të Ramazanit, OKH Merhamet në bashkëpunim me Shoqatën Hayrat nga Turqia, shpërndanë 400 pako ushqimore në Shkup dhe Kumanovë. Kjo iniciativë ka për qëllim të mbështesë ata që kanë nevojë gjatë këtij muaji të shenjtë. Aktivitetet e Ramazanit do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji të bekuar. Faleminderit të gjithë atyre që kontribojnë për të bërë një ndryshim në jetën e të tjerëve!

Lexo më Shumë