Me mbi 10 kamera dhe po aq media, presidenti serb Aleksandar Vuçiç vizitoi dje spitalin ku po trajtohen të plagosurit nga zjarri në Koçan. Kjo vizitë ka ngjallur reagime të ashpra dhe indinjatë në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Veçanërisht të diskutueshme ishin fotografitë e publikuara nga Vuçiç, ku pacientët shfaqeshin të shtrirë dhe të pafuqishëm në shtretërit e spitalit. Lidhur me këtë, mjeku Nenad Lazarov reagoi duke kritikuar organizimin e vizitës: “Ju lutem, mos mbani konferenca për shtyp mbi pacientët, veçanërisht mbi ata me djegie të rënda. Pa asnjë qëllim politik, por djegiet trajtohen si plagë…
Author: IM
Kryeministri Hristjan Mickoski në një deklaratë për media ndër të tjera ka komentuar edhe vizitën me kamera të presidentit serb Aleksanda Vuçiq, brenda spitalit ku janë duke marr trajtim disa nga të lënduarit e tragjedisë së Koçanit. Mickoski, tha se ai edhe sot edhe dje ka vizituar pacientë duke rrespektuar të gjitha protokollet që janëm kërkuar nga personeli mjekësor. “Edhe dje edhe sot nuk do të shihni asnjëherë fytyrë apo të dëgjoni e lexoni emër të pacientit që unë e kam vizituar. Unë as dje e as sot askund nuk kam hy me kamera, qëllimi im në këto vizita është…
Shkruan: Visar ADEMI Të gjithë kemi rënë në përfundim se shteti të paktën nuk është funksional. Ka shumë arsye për këtë por për mua 2 janë fundamentale. EGOJA e sëmurë e drejtueseve të partive, institucioneve dhe shtetit që janë futur ne parti pa dhe kanë dalë me profesion, janë futur si fukarenjë, ndërsa kanë dalë si multi – millionerë, janë futur si të paditur dhe tani marrin pjesë në emisone debative si eskperta për krejt çëshjet që po ata na kanë bërë ti vuajmë. KORRUPCIONI, që gërryen çdo pore të shoqërisë. Ne nga të gjithë Republikat e ish-Jugosllavisë duhet ta…
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti nëpërmjet rrjetit social Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministri Hristijan Mickoski ku ky i fundit thotë se përgjegjësi do të ketë për rastin tragjik në Koçan, transmeton TV21. Ahmeti thekson se e vërteta dhe drejtësia dalin në pah, pavarësisht përpjekjeve për manipulim. Tutje thekson se përgjegjësi duhet të ketë, por ata që me të vërtet janë përgjegjës. “Jepini kryetarit çelësat e qytetit dhe kompetencat, por jo edhe përgjegjësitë!” – Kështu e kupton dikush sot decentralizimin, ku gjithmonë ka një tjetër që mbetet “fajtor kujdestar”. E vërteta dhe drejtësia…
Gazetarja e njohur Katerina Sinadinovka, i ka komentuar daljet e fundit publike të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, pas tragjedisë së rëndë në Koçani. Ajo vlerëson se Taravari është shembull i komunikimit profesional me publikun. “Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari është sot një shembull se si duhet të duket komunikimi profesional me publikun gjatë fatkeqësive të tilla!” – thekson Sinadinovska.
Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, e udhëhequr prej Albana Koçiu, kanë thënë se janë në komunikim intenziv me autoritetet e RMV-së për rastin tragjik të Koçanit. Ata thonë se koordinohen me Arben Taravarin, por se një rol të rëndësishëm koordinues dhe lehtësues e ka luajtur edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, nëpërmjet angazhimit aktiv të Ambasadorit Denion Meidani. Deklaratë e plotë për Media nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me tragjedinë në Koçan: Fatkeqësia tragjike që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën shumë qytetarë, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, ka…
OKH Merhamet, në bashkëpunim me Ambasadën e Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka shpërndarë pako ushqimore si pjesë e një donacioni të dhuruar nga Qatar Fund for Development (Fondi i Katarit për Zhvillim). Kjo iniciativë bamirëse u realizua në kuadër të projekteve të muajit të shenjtë të Ramazanit, OKH Merhamet, me mbështetjen e Ambasadës së Katarit, ka arritur të ndihmojë shumë familje me pako ushqimore që përmbajnë produkte themelore për të përmbushur nevojat e tyre ditore. Ky projekt humanitar është një shprehje e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke pasqyruar vlerat e ndihmës së ndërsjellë dhe kujdesit për të…
Shkruan Dr. Xhunejd Ademi Sot, si mjek në ndihmën e shpejtë,u nisa me urgjencë drejt spitalit të Shtipit, pranë qytetit ku ra një tragjedi e rëndë–zjarri në Koçani. Pamjet që pashë atje janë nga ato që s’mund t’i shpjegosh me fjalë.Dhimbje e heshtur, britma e lot që të dridhnin shpirtin. Në mesin e asaj errësire,morëm dy të rinj–një djalë dhe një vajzë me djegie të thella, por me sytë plot jetë e shpresë.Teksa i mbaja zgjuar rrugës për në spital,më rrëfyen ëndrrat e tyre, dëshirat e thjeshta të rinisë… dhe aty ndjeva zemrën të më çahej. Kur mbërritëm në urgjencë,pashë…
Në këto momente të vështira, është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin mendor të të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave. Ministria e Shëndetësisë perveç mobilizimit të krejt kapaciteteve të saja ka hapur edhe numrin kujdestar për mbështetje të plotë psikologjike për të prekurit nga kjo tragjedi. Qendra për rini YCCC ka pregaditur një video të shkurtë në lidhje me rastin e tragjedisë në Koçani ku publikohet ky shërbim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe flet psikiatri kujdestar nga Klinika Universitare e Psikiatrisë – Shkup Prof. Dr. Kadri Haxhihamza, psikiatër i njohur, i cili sugjeron që të prekurit të kërkojnë ndihmë profesionale…
Nga Kim Mehmeti Po, ka raste kur fjalët e humbin kuptimin, kur dhembja shkon përtej asaj që mund ta thuash. Në Koçan humbën jetën të rinjtë që duhej të ishin parajsa e prindërve të vet dhe e këtij vendi. Dhe si gjithmonë, neve na bashkojnë vetëm tragjeditë dhe popullin që dënesë e ngushëllojnë ata që ndërtuan shtet ku të vetmet ngrehina të sigurta janë vilat e shtrenjta të burrështetasve dhe politikanëve tanë. Andaj mos pyetni si u ndez dikur spitali modular në Tetovë dhe tani diskoteka në Koçan, sepse ato i dogji mosguximi ynë qytetarë që t’i vërshojmë rrugët e…
Ndërsa në Serbi po zhvillohen protesta masive kundër qeverisë së Vuçiqit, një “top zanor” – një armë jo vdekjeprurëse – shpërtheu me një zhurmë të fuqishme, duke shkaktuar panik dhe kaos mes protestuesve të mbledhur për të nderuar viktimat e tragjedisë së fundit në Novi Sad. Sulmi, që ndërpreu minutat e heshtjes së për të vdekurit në Novi Sad, shkaktoi tronditje të madhe mes protestuesve. Çka është ‘topi zanor’? Topi zanor është një armë jo vdekjeprurëse që përdoret për të shkaktuar zhurma shumë të forta, me qëllim të çorientimit dhe frikësimit të turmave. Kjo armë përdor teknologjinë për të krijuar…
Njohësi i çështjeve politike, Asllan Koka ka reaguar ndaj skandalit të publikuar së fundmi për shitjen e tokës publike nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Koka kërkon hetim të rastit nga prokuroria publike, ambasada e SHBA-ve, institucionet përkatëse si dhe mediat që ta zbardhin këtë rast në detaje. Reagimi i plotë: Asllan KOKA Thirrje Publike për Prokurorinë Publike, Ambasadën Amerikane dhe Mediat! 🔴 Kërkojmë hetim të menjëhershëm për shitjen jotransparente të 7000m² tokë publike në qendër të Tetovës! 🔎 Faktet: Sipas informacioneve të publikuara nga një medium, 7000m² tokë publike në qendër të Tetovës (MONOPOLI) është shitur për…

