Analisti i mirënjohur, Ramadan Ramadani, në RTMV2 – Televizionin Shtetëror, mes tjerash deklaroi që Bullgaria, si shteti fqinj i parë, ka ofruar ndihmën e saj në Maqedoni, duke kontribuar me donacione të shumta. “Me këtë rast, duhet të kuptojmë se, edhe pse kemi përjetuar ngjarje të vështira në Koçani, ka pasur edhe të mira që janë nxjerrë nga ato. Një nga ato është që Bullgaria, që dikur konsiderohej armik i betuar dhe që ka kërcënuar identitetin tonë, është shfaqur në një dritë pozitive. Bullgaria, si shteti fqinj i parë, ka ofruar ndihmën e saj në Maqedoni, duke kontribuar me donacione…
Author: IM
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar se qeveria është stabile dhe se ka një komunikim të shkëlqyer me partnerin e koalicionit, Arben Taravari. Në një përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve, Mickoski ka siguruar qytetarët se nuk ka asnjë problem në marrëdhëniet me Taravarin dhe se bashkëpunimi mes tyre është i fortë. Ai shtoi gjithashtu se më shumë se dy të tretat e deputetëve, përfshirë 80 deputetë zyrtarë dhe jozyrtarë, mbështesin fuqishëm këtë qeveri. Gjithashtu, Arben Taravari, partneri i koalicionit, ka deklaruar dje se nuk ka ndërmend të lëshojë qeverinë dhe se çdo problem brenda VLEN-it do të…
Pas deklaratave të Arben Taravarit se koalicioni VLEN ka vështirësi në qeveri dhe 70 % e qytetrëce mendojnë negativisht për VLEN-in, ka reaguar për së dyti herë ministri Fatmir Limani kuadër i BESËS. Ai Arben Taravarin e quanë “Kali i Trojës bashkëohore”. “TROJA BASHKËKOHORE Zhvillime të përsëritura në kohë të ndryshme historike, që i kushtuan shtrenjtë kombit tonë. Kemi çoroditur popullin me veprime të luhatshme të soj-llojit; bashkim, ndarje, ribashkim…, pajtim, ndërrim, këmbim.., hidhërim! .., prite, prite, Skënderbe-n! *Përpjekjet për të dëbuar.., mund të trajtohen si braktisje!?” ka shkruar Limani. Nga ana tjetër, edhe aktivist simpatizant të BESËS dhe Alternativës…
Aktivisti i njohur nga Gostivari, Dritan Ismaili, e ka përshendetur daljen në publik të Arben Taravarit duke guxuar të thotë se “Menduam kështu, por nuk e realizuam siç e kishim menduar, doli ndryshe.” Më poshtë shkrimi i Ismailit: E provuam, por nuk na doli mirë. Është për t’u përshëndetur dhe respektuar dalja në publik e Arben Taravarit. Në këta 30 vitet e fundit, nuk ka pasur një kryetar partie që të dalë në TV dhe të marrë guximin të thotë: “Menduam kështu, por nuk e realizuam siç e kishim menduar, doli ndryshe.” Një prej problemeve kryesore qëndron, sipas mendimit tim,…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shpërthyer ndaj BDI-së duke e quajtur atë “strumbullari i stërkeqjës që ka kapluar shtetin dhe shqiptarët”. Ai ka theksuar se kjo parti është një kufomë politike e së kaluarës dhe nuk mund të jetë e ardhmja e shqiptarëve. Sipas Fetait, koha e BDI-së ka kaluar dhe shqiptarët kërkojnë një politikë të pastër, që mbron interesat e popullatës dhe jo pasurinë e një grushti politikanësh të korruptuar dhe të kriminalizuar. Këto komente ai i ka bërë në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se është koha për një ndryshim të thellë në politikën shqiptare.
Në Daily Click në TV21, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi u pyet nëse kanë komunikim me Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët, që siç tha Ademi, BDI ka pasur bashkëpunim me të gjithë dhe ka kanale komunikimi, por sipas Ademit, kjo nuk do të thotë se ka diçka në drejtim të dinamikave të zhvillimit. “Me të gjithë aktorët në skenën politike BDI ka pasur bashkëpunim në forma të ndryshme. Ju e dini që disa nga partitë që sot janë në VLEN, janë derivate të BDI-së duke qenë pjesë integrale e BDI-së, duke pasur pozicione e funksione të rëndësishme jo për…
Gazetari Furkan Saliu ka komentuar intervistën e fundit të Arben Taravarit në emisionin “360Shkallë”, duke e cilësuar pakënaqësine e tij si plotësisht të argumentuar dhe të pamohueshme nga shqiptarët. Sipas Saliut, kritikat e Taravarit ndaj funksionimit të VLEN-it dhe pengesave brenda qeverisjes janë çështje që duhen trajtuar me seriozitet. Taravari ka ngritur disa shqetësime kryesore, duke theksuar: Zëvendësministrat, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët nuk e kryejnë punën siç duhet. Fokusimi i tepruar në çështje banale për javë të tëra, siç është heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në autostrada. Dobësia e pozicionit të VLEN-it në qeveri për shkak të nevojës që katër…
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Blerant Ramadani, ka reaguar pas deklaratave të fundit të Arben Taravarit, duke i cilësuar ato si pjesë normale të debatit politik brenda koalicionit qeverisës VLEN. Ramadani theksoi deklaratat e Arben Taravarit nuk duhet të interpretohen si sulm ndaj VLEN-it, por si një reflektim i një qasjeje të sinqertë dhe konstruktive në politikë. Ai shtoi se në çdo koalicion qeverisës është e natyrshme të ketë debat mbi vendime të rëndësishme, siç janë listat e këshilltarëve për zgjedhjet komunale. “Në çdo koalicion qeverisës, është normale që të ketë debate dhe diskutime të hapura mes…
Lëvizja Demokratike (LD) hedh poshtë çdo spekulim se ka komunikim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. “LD nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me një parti të zhytur në korrupsion, ku figura kryesore të saj janë të vendosura në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit për kapjen e gjyqësorit dhe abuzimin me pushtetin. Lëvizja Demokratike distancohet qartë dhe pa ekuivoke nga çdo strukturë politike që e ka shndërruar korrupsionin në mënyrë qeverisjeje dhe shtetin në mjet për pasurim personal. LD mbetet e palëkundur në vizionin e saj për një politikë të pastër, të pakorruptuar…
Vazhdon të mbetet enigmë epilogu nga darka e fundit në Prishtinë mes liderëve të koalicionit VLEN me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Asnjë fotografi, asnjë informacion aq më tepër asnjë përfundim mbi fatin e VLEN dhe të Arben Taravarit si pjesë e koalicionit. – Advertisements – Në rrethana jo zyrtare flitet se në darkë është biseduar ajo që ka qenë temë diskutimi edhe më herët brenda VLEN, por nuk ka pasur ndonjë përparim ose përshkallëzim të situatën të cilën paraprakisht Taravari e cilësoi si “relativisht stabile” ndërsa një dit më pas si “relaksuse”. Taravari dha sinjalet e para se pas…
Shkëlqesia e tij, Dr. Abdulkarim Isa, fal Bajramin në Shqipëri – një akt me domethënie më të madhe se sa duket Nga Dr. Arben Ramkaj Në mëngjesin e qetë të Bajramit, sheshi përballë një prej xhamive qendrore në Tiranë u mbush nga një përjetim i veçantë: falja e festës u drejtua nga Dr. Abdulkarim Isa, një ndër personalitetet më të rëndësishme të botës islame sot, dhe një zë gjithnjë e më i dëgjuar në skenën globale për një Islam të përgjegjshëm, reflektues dhe në shërbim të njeriut. Ky nuk ishte vetëm një akt fetar. Ishte një akt simbolik, diplomatik, njerëzor.…
Në kuadër të organizimit për hir të muajit të shenjtë të Ramazanit 2025, shoqata humanitare “Ensar”, ka shpërndarë gjithsej 1,112 paketa ushqimore/kuponë ushqimore, 912 sosh në rajonet e Maqedonisë Lindore dhe Jugore (Jugperëndimore) dhe 200 sosh në Shkup dhe rrethinë, ndërkaq me këtë rast mbi 1000 familje arritën që të solidarizohen me pakot ushqimore. Gjatë muajit të Ramazanit, shoqata humanitare “Ensar”, ka arritur që në 9 qytetet e Maqedonisë Lindore dhe Jugperëndimore: Veles, Shtip, Radovish, Strumicë, Valandova, Dojran, Prilep, Negotinë dhe Manastir, dhe 17 fshatra të këtij rajoni: Gradashor, Jyksek Mahalle, Prnalë, Kalugerica, Staro Baldovci, Ernekуk, Kanatlar, Koreshnik, Pepelishte, Tremnik,…

