Author: IM

Hysni Shaqiri Shqiptarët si viktime e hershme e agresionit sllavo-grek në Ballkan, që kishin për synim realizimin planeve politike hegjemoniste ndaj tokave shqiptare, na kanë detyruar që gjithnjë të jemi në gjendje lufte për tu mbrojtur nga sulmet e egra barbare, prej një aleance që synonin copëtimin e tokave shqiptare dhe pengimin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Reagimi i popullit ndaj kësaj barbarie të egër dhe pushtuese nuk ka kaluar pa një rezistencë gjithëkombëtare. Por me zhvillimin e ngjarjeve dhe rrethanave që u krijuan në momente të caktuar jo vetëm që e vështirësuan pozitën shqiptare në katër Vilajete…

Lexo më Shumë

Me rastin e 21 qershorit, “Ditës së Egjiptianëve të Ballkanit”, ministri i Kulturës realizoi takim pune me delegacionin e Egjiptit, në krye të cilit ishte arkeologu i njohur me famë botërore dhe ambasadori i kulturës në OKB, Zahi Havas, i cili ishte i shoqëruar nga Mr. Nureldin Muhamed Ahmed Mamud el-Tamimu, anëtar i Këshillit të Lartë të Kulturës në Egjipt dhe Muhamed el-Saidi, gazetar i punësuar në Daily New Egipt) në Kajro. Në kuadër të vizitës, mysafirët e Egjiptit u njoftuan edhe me punën e Muzeut të Maqedonisë, Muzeun Arkeologjik, si dhe me lokalitetin arkeologjik Stobi.

Lexo më Shumë

Ti zgjodhe rrugën e politikës, pse vazhdon të trazosh ndjenjat myslimane? Ti duhet të kritikosh partinë tënde që fatkeqësisht bën biznese dhe krim, të luftosh për t’u ndërtuar shteti i Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë të gëzojnë të drejtat e tyre të barabarta Gjyla Çeliku Do të përgjigjen shumica nga ndjekësit e mi, por do përgjigjem edhe unë. Të definosh Arbanën s’duhet shumë kohë për të menduar sepse përbëhet nga tre vyrtyte: Femër e paguar me para për të shpërndarë urrejtje. Vyrtyti femër dhe urrejtje janë të qarta, pagesa me para është e komplikuar sepse nuk mund ta kuptojmë nga…

Lexo më Shumë

Arbana Xharres i paska dal sërish punë me shqiptarët e Maqedonisë. Për ca dollarë, ajo paska paralajmëruar njollosjen e radhës të bashkëkombësve të saj. Brenga e saj e përhershme mbetet “rreziku nga Turqia”, respektivisht feja islame. Para se të na shes pallavara, ajo bën mirë të na tregojë se a mbrohet shqiptaria vetëm duke e ndryshuar fenë, siç veproi e motra e saj? Nëse po, atëherë e inkurajoj që edhe ajo ta ndërmerrë një hap të ngjashëm e mbase do të gjejë qetësinë shpirtërore! Dhe, fatkeqësisht, nuk janë të paktë ata që bien në propagandën e një pseudo-gazetareje që anti-islamizmin…

Lexo më Shumë

Shumë “suksese” paska numëruar Ali Ahmeti për 16 vjetorin e BDI-së. Pa, pa, pa. Nuk e paska harruar as Ndihmën e Shpejtë në Tetovë. Veç edhe infuzionet nuk i paska përmendë. Qenka treguar pak modest, ashtu siç e ka falë zoti. Nuk e paska përmendur projektin “Skopje 2014”. Ndoshta nga modestia, e ndoshta e ka harruar nga pleqëria, por ky është projekti më gjigant që është realizuar gjatë mandatit të tij. Pa realizimin e këtij projekti nuk do të realizohej as “selfija” e famshme e Artan Grubit me Sharllo Shatorollovin, alijas “Nexhat Agollin”. E deri sa Ahmeti me krekosje po…

Lexo më Shumë

Po është qesharake për ty me mendu se je më dikushi se turku. Qëndrimi fashist i disa gazetarëve ndaj kulturës turke s’do të ishte qesharak, por do të ishte rast klinik, në qoftëse shqiptarët do të ishin për mashallah, e të shquar për kulturë e për rend. Çka do me thënë kjo, një të dytën shkrime kundër Erdoganit, bëjnë ekskluzivisht ata që u shërbejnë verbërisht, u rrinë gatitu e ua hanë prapanicat kriminelëve dhe hajnave më të mëdhenj të këtij vendi. Qysh? Shqiptarët qenkan aq të ngritur e fragjil, sa o ku-ku po habiten me kulturën e ‘ultë’ të turqve.…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski tha se rikonstruimi i Qeverisë nuk ka asnjë përmbajtje politike por është vetëm Pazar për të marrë disa deputetë më tepër. Ai ka pyetur kryeministrin se çfarë do të bëjë me ministrat për të cilat Zaev tha se nuk kanë punuar sa duhet. “Në këtë propozim nuk na tregoni se cilat janë ato ministra. Cilët janë ministrat funksionarë për të cilët vetë thatë se janë hapur procedura para hetimore?”, pyeti deputeti Dimovski. Zaev u kundërpërgjigj duke thënë se fjalët e tij janë të nxjerra nga kontesti. “E kuptojë atë që e thoni, jeni opozitë dhe…

Lexo më Shumë

Kudo në shtete demokratike vet liderët e partive politike, zakonisht, i prijnë debatit në parlament. Vetëm disa “liderë” të partive politike shqiptare në Maqedoni, kudo dhe në çdo rast pa ndërprerë trumbetojnë, duke shitur patriotizëm dhe angazhim për integrime euroatlantike, dhe, si deputet në Kuvend, afër 20 vjet pa ndërprerë marrin rrogë, asnjëherë nuk e kanë marrë fjalën. Ali Ahmeti, brenda 16 viteve, sa, pa ndërprerë ka qenë në Kuvendin e Maqedonisë vetëm një herë e ka kërkuar dhe e ka marr fjalën, me ç’rast vetëm ka bërë replikë me një person i cili jo vetëm nuk ka qenë i…

Lexo më Shumë

Kjo është Njomza Selmani, tashmë maturante e shkollës së mesme private “ NOVA International Schools”, e cila ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje pozitive, për bursë të plotë, nga 12 universitete të ndryshme, katër në Angli, një në Holandë, në Gjermani, në Hungari, në SHBA dhe në Emiratet e Bashkuara, të gjithë të kategorizuar si ndër më të mirët në botë. Suksesit të Njomzës i gëzohet edhe shkolla “ NOVA International Schools”, e cila, sipas Njomzës, i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përgatitjes së një brezi dinjitoz dhe të suksseshëm të së ardhmes, duke i këshilluar dhe ndihmuar nxënësit cilën…

Lexo më Shumë

Për aktgjykimin e shqiptuar më 5 prill, afati përfundimtar kur Gjykata e Kumanovës duhet t’ua japë vendimin gjyqësor avokatëve dhe familjarëve skadon më 6 qershor. Avokati mbrojtës, Asmir Alispahiq, për TVM2 konfirmon se një gjë të tillë deri më tani gjykata nuk e ka bërë. Avokatët e familjes Aliu janë të mendimit se Gjykata e  Kumanovës e sterzgjat procedurën, sepse e ka shumë të vështirë të arsyetojë vendimin e shpallur më herët për këtë rast, andaj dhe janë këto vonesa. “Deri në këto momente as unë si avokat i familjes Aliu e as pjesëtarët e familjes së vogëlushit nuk e…

Lexo më Shumë